By Mira Kazhani/ In December, a friend and colleague sent me an Instagram address where he wrote the following: Mira, I think you should get it on the podcast. He is a fantastic rapper, a poet of his generation, far from vulgar, he is the hip-hop that this generation needs. It was actually all I wanted, after watching two of your songs, you weren't very famous. Fixed the guest I'm looking for, but you were talented. Full of talent! Aris, thanks for being here!
Transcribed interview
Aris Demaj: Thank you for calling me!
Mira Kazhani: And let me tell you that without an audience and without fame, this age of ours sooner or later takes us out.
Aris Demaj: True.
Mira Kazhani: Si do ia bëjmë?
Aris Demaj: Është shumë e vërtetë. Varet çfarë konsiderojmë famë. Të jesh i famshëm, të jesh atje, të dukesh, të të njohin, të kesh vëmendje dhe pastaj pikëpyetja më e madhe që ne i ngrejmë çdo personazhi të famshëm është për çfarë është njohur.
Mira Kazhani: Koha që jetojmë në fakt e ngatërron disi suksesin me famën, talentin me shfaqjen dhe është kohë e famës më shumë. Ajo sjell ndjekës më shumë, më shumë njerëz në club-e, më shumë klikime në YouTube, më shumë para.
Aris Demaj: Po diskutoja me ca miqtë e mi. Ti e di që unë jam nga Puka, se kemi folur bashkë kështu që ndonjë fjalë gegnisht do ‘m`pshtojë’.
Mira Kazhani: Aman të të ‘pshtojë’ ndonjë fjalë gegnisht se është shumë e bukur.
Aris Demaj: Do t`më pshtojë. Mundohem zakonisht t`i jap edhe tendencën e gjuhës sonë standarde letrare që më shumë njerëz të arrijnë të perceptojnë atë për të cilën unë po flas. Po diskutoja me disa shokë të mitë dhe ata po më pyesnin se çfarë është suksesi për mua dhe është një pyetje shumë e vështirë sepse nëse suksesi është vetëm para, atëherë unë nuk jam i suksesshëm. Nëse suksesi është punë e mirë, talent dhe arritje me forcën tënde dhe pa kompromise, atëherë e mendoj veten shumë të suksesshëm.
Mira Kazhani: A ka mundësi të kemi sukses pa ndonjë kompromis gjatë rrugës, e mendon vërtet këtë, e beson?
Aris Demaj: Të them të drejtën deri tani unë pa kompromise e kam bërë. Ne ia kemi nisur 4-5 vetë në studion tonë. Kemi arritur të japim koncerte dhe të bëjmë këngë që kanë arritur ndër 25 këngët më të famshme në botë si kënga “Te molla” dhe kemi dhënë koncert para 100 mijë vetave në Rusi. Kemi dhënë koncert në Bjellorusi. Do bënim një tur në Europën Lindore, por erdhi pandemia që i prishi punë të gjithëve. Këngët e mia kanë një audiencë prej 200 mijë vetash. Nuk janë shumë në tregun tonë për shkak të klikimeve të blera, për shkak të pompozitetit që i japim këngëve, por për shkak të kontentit, pra cilësisë së këngës dhe vështirësisë që ka ajo për t`u gëlltitur nga publiku nëse mua ma kanë klikuar 200 mijë veta, për mua është shumë arritje dhe i falënderoj!
Mira Kazhani: Si e shpjegon suksesin e këngës “Te molla” në pjesën Lindore të Europës, se nuk e kuptoj?
Aris Demaj: Në fakt ajo ka ardhur shumë çuditshëm. Ne kemi publikuar një këngë dhe na kanë kontaktuar që kënga po pëlqehet në vendet e Europës Lindore, pra njerëzit po bënin video me këtë këngë. Ndoshta sepse vija melodike e këngës është: “Ku ke ti moj Ajshe moj te molla, te molla aman te molla” është diçka me influencë pak turke nëse mund ta them edhe ju ka ardhur paksa familjare vendeve.
Mira Kazhani: Si është kjo punë ëë, njerëzit e duan të singjashmin.
Aris Demaj: Po e vërtetë!
Mira Kazhani: Nuk e duan shumë atë të ndryshmen, të renë fare. Si e shpjegon?
Aris Demaj: Sepse nuk iu jep komfort. E reja të nxjerr nga komforti, është e thjeshtë.
Mira Kazhani: Ty të pëlqen e reja?
Aris Demaj: Mua më pëlqen e reja.
Mira Kazhani: Dukesh tipikisht njeri që…
Aris Demaj: Dua të dal nga komforti, e vërtëtë.
Mira Kazhani: Ta jep mundësinë Shqipëria të dalësh nga komforti, Tirana?
Aris Demaj: Besoj se Shqipëria ta jep shumë mundësinë të dalësh nga komforti, sepse Shqipëria është në komfort edhe pse duket si një vend kaotik, ka komfort në kaosin e vet. Pra njerëzit funksionojnë me të njëjtat mekanizma veprimi në këtë kaos. Po dilja dje për vrap dhe gjithë ajo që po dëgjoja ishte: “djali im ka ik në Gjermani”, “djali im ka ik andej”, “unë e martova vajzën time me atë që jetonte jashtë”. Pra ne kemi disa steriotipe, disa gjëra që janë shumë konfromiste për ne dhe ne duam të ikim, ne duam lekun e shpejtë, në çdo kafe që ulesh me bashkëmoshatrët e mi secili do lekun e shpejtë. Për të bërë lek sigurisht që duhet të dalësh nga komforti, por thjesht ideja se vetëm kjo është zgjidhja, të jep një lloj sigurie, leku i shpejtë. Ndërsa të eksperimetosh me artin, me rryma të ndryshme muzikore, me pasione siç bëjnë edhe djemtë…
Mira Kazhani: Ti kur ke punuar për herë të parë? Sa vjeç ke qenë?
Aris Demaj: 18!
Mira Kazhani: Cila ka qenë puna jote e parë?
Aris Demaj: Kam punuar në Call Center për herë të parë. Sapo ishin krijuar asokohe, Call Center-at e parë.
Mira Kazhani: Çfarë shisje në Call Center? Cila ishte puna jote, pozicioni?
Aris Demaj: Promovonim energji elektrike të rinovueshme.
Mira Kazhani: Si e promovoje ti këtë? Mund ta ribësh?
Aris Demaj: S`e mbaj mend të them të drejtën, se kanë kaluar disa vite që të mbaj mend kompaninë. Po zakonisht, ne thoshim që në kompaninë tonë ka çmime më të ulta, pra kjo është pjesa e shitjes. Asokohe ishte e vështirë të gjeje punë dhe unë kisha që atë kohë dëshirë të merresha me muzikë dhe më duhej një mënyrë që të siguroja të ardhurat.
Mira Kazhani: Shisje? Ishe i zoti në shitje?
Aris Demaj: Po!
Mira Kazhani: Për çfarë shquheshe?
Aris Demaj: Për empati!
Mira Kazhani: Sa e bukur! Më pëlqejnë shumë njerëzit që kanë empati. Sa e rëndësishme është empatia në jetë! Apo jo Aris?
Aris Demaj: Është shumë e rëndësishme sepse…
Mira Kazhani: Nuk e vlerësojmë sa duhet…
Aris Demaj: Është e vërtetë, sepse ne i kemi dhënë shumë rëndësi mendimit dhe jo empatisë dhe emocioneve tona. Për mendimin tim bota po ecën shumë shpejt me mendim dhe ka mbetur shumë e prapambetur në zhvillimin e emocioneve. Pra dita-ditës në rrethin tim shoqëror, unë shoh meshkuj dhe vajza që nuk dinë t`i artikulojnë emocionet e tyre. Thonë jam me nerva, por mund të mos jenë me nerva. Janë të mërzitur, ose janë të acaruar. Por çdo lloj emocioni duhet të emërtohet si duhet që ne të fillojmë të bëjmë paqe me emocionet dhe t`i njohim. Kultura jonë, pra ky kaosi konformist i yni që ne e duam shumë - dhe miqtë e mi thonë më pëlqen Shqipëria se është kaotike, nuk rri dot në një vend me rregulla. Ky kaos nuk të jep mundësinë të të dalë koha, të njohësh veten tënde, të merresh me emocionet e tua, t`i shprehësh për shkak të mentalitetit dhe kulturës.
Mira Kazhani: Mendon që të rinjtë e sotëm e kanë problem këtë raportin me emocionet e tyre?
Aris Demaj: Po, po!
Mira Kazhan: E kupton jo vetëm nga miqtë e tu, por e kupton edhe nga ndjekësit e tu?
Aris Demaj: E kuptoj edhe nga ndjekësit e mi. Zakonisht kur marr guximin ta them me ndonjë këngë, diçka që nuk është thënë më përpara, ose mendoj unë që nuk është thënë, pasi nuk mund t`i dëgjoj të gjitha këngët që dalin. Ka njerëz që shkruajnë: “Kështu e ndjeva edhe unë, nuk munda ta flisja po kështu e ndjeva. Më ndihmove”, pra jep një farë lloj kthjellësie në momentin që ai e vë re që emocionin që ai po ndjen, unë arrita ta përkthej me fjalë dhe me tinguj muzikorë.
Mira Kazhani: Kur dëgjova këngët e tua… dy këngë në Youtube kam dëgjuar… Mund edhe ta them kolegun dhe mikun që më sugjeroi, është Turjan Hysko.
Aris Demaj: Po, e falenderoji!
Mira Kazhani: Ai më tha dhe bëri shumë mirë. Ajo që kuptova tek tekstet e tua dhe aty i vura pikën, thashë po do ta gjej “Letskillua” se kështu është pseudonimi yt muzikor, emri yt i artit. Edhe do të bisedoj me të për shkak të teksteve të tua, sepse ishin tekste që në këndvështrimin tim, në opinionin tim i flisnin brezit dhe ishin këngë që ti doje që njerëzit të reflektonin me këngët e tua. Jo të kërcenin, jo të argëtoheshin.
Aris Demaj: Po!
Mira Kazhani: Ti edhe mund të kërcesh dhe të argëtohesh, por ishin këngë që të bënin të futeshe brenda vetes dhe të mendoje pak. E ke të qëllimtë këtë? Është qëllimi yt?
Aris Demaj: Është e qëllimtë. Edhe në momentin që ne mundohemi ose na rrjedh natyrshëm të bëjmë një këngë që është e kërcyeshme, gjithmonë unë kam tendencën të ngre një pikëpyetje ose të lë një mesazh sado të vogël. Dhe kënga “Te molla” që ka qënë komercialisht shumë, shumë e suksesshme dhe është një këngë praktikisht e thjeshtë, sepse është përsëritëse “Ku ke ti moj Ajshe moj te molla” përsa i përket tekstit, unë aty në pjesën time kam bërë mitin e Adamit dhe Evës dhe i them: “Ajshe ama mollën si Eva Adamit, Mëkatin po ta shoh t'mshefun posht fustanit, Unë t'du shumë pasha kryt e mamit, Mos em shti me kcy tango me djallin”, pra me mëkatin. Pavarësisht se njerëzit mund të kenë kërcyer me këtë këngë, unë e kam kënduar. Disa njerëz kanë marrë për të zbërthyer kontekstin e fjalëve të mia, disa njerëz e kanë kërcyer dhe unë me të dyja rastet jam shumë i lumtur.
Mira Kazhani: Ti kë do doje më shumë?
Aris Demaj: Njeriu si qënie ka dëshirë të kuptohet. Pra këdo të vësh re në përditshmërinë tonë, njeriu do të kuptohet. Njeriu ka nevojë për njeriun dhe ndjesia më e bukur që unë marr është të kuptohem për atë që bëj. Po nuk mund të them se nuk e shijoj një koncert. Pasi edhe në koncert po vlerësohet muzika e djemve që janë kompozitorë dhe ata kanë dhënë një kontribut shumë të madh, po vlerësohet e gjithë puna totale dhe po kërcejnë. Përtej fjalëve të mia, sepse fjalët në këtë intervistë mund të jenë shumë të bukura po mënyra se si është bërë skena, djemtë që punojë këtu është fantastike dhe e kompleton.
Mira Kazhani: Cila është mosha që të ndjek ty më shumë?
Aris Demaj: Është shumë e çuditshme, sepse mua në koncerte më vijnë 16, 17, 18, 19, 20, 21, pastaj ka 40, 41, 42, 38, 37. Më ndjekin të gjitha moshat, është sikur për momentin të kem gjet një të mesme. Po në koncerte më vjen rinia.
Mira Kazhani: Këtë verë isha tek Sunny Hill. Unë e dëgjoj muzikën, e pëlqej, po nuk është se njoh shumë emra. Le të themi se kam ngecur tek Beyonce, Rihanna (qesh). Tani më pëlqen dhe Harry Styles. Kështu kam ndonje prurje të re në shijet e mia muzikore dhe ajo që më bëri përshtypje, e para njëherë të shoh ty shumë si personalitet në koncerte të tilla, ishte rinia. Unë në fakt kisha krijuar një përshtypje të gabuar, edhe unë si shumë të tjerë edhe nisur nga modelet që jep sot televizioni apo Instagrami që rinia jonë kishte një fytyrë. Në fakt nuk ishte e vërtetë. Pashë aq shumë njerëz cool, meqë e përmendim shumë si shprehje në Anglisht “cool”, shumë të veçantë, edhe çfarë bëja si gazetare, brenda se ata nuk e dinin as nuk më njihnin fare (qesh) i pyesja nga ishin, sepse mendoja që ndoshta nuk janë nga Tirana, ndoshte nuk janë nga Shqipëria, ishin të gjithë nga Shqipëria. Edhe ishin shumë të veçantë dhe ishte një brez që nuk e di ku është fshehur. Më lumturoi, bëra dhe një shkrim, po ku rrinë këta, pse nuk i shohim shumë?
Aris Demaj: Sepse nuk ka njerëz të guximshëm që t`i përfaqësojnë as nga politika, as nga arti.
Mira Kazhani: Po ja ti për shembull mund t`i përfaqësoje.
Aris Demaj: Jam vetëm. E vërteta është që jam vetëm. Vetëm me grupin tim kreativ që jemi 4-5 vetë dhe të çash gjithë këtë barrikadë të madhe që është vendosur për 18 vite nga artistët e vjetër, nga një mentalitet i caktuar është tej mase e vështirë.
Mira Kazhani: Po më thua që është e njëjta gjë edhe në muzikë, si me politikën? Si me gjithë fushat e tjera në Shqipëri?
Aris Demaj: Është e njëjta gjë. Unë flas me miqtë e mi dhe më thonë që jemi mërzitur tashmë dhe nuk duam që të shkojmë më në club-e, sepse janë të njëjtat fytyra, janë 5-6 veta. Nuk po u japin hapësirë të rinjve. Dhe unë kam frikë që gjithë ky mosinteres nga këto të rinj që janë super cool, këta të rinj mezi kanë pritur që t`u vijë dikush, Action Bronson, që është një legjendë hip-hopi në Amerikë, të vijë dhe ta marri Sunny Hill dhe ata të kenë mundësinë ta shohin dhe të kërcejnë, sepse janë të papërfaqësuar. Përfaqësohen nga unë, po përfaqësohen virtualisht dhe me disa koncerte që për momentin janë të pakta.
Mira Kazhani: Po nëse këta të rinj janë shumë, këta mund ta bëjnë diferencën?
Aris Demaj: Por nuk e bëjnë ata që kanë biznesin.
Mira Kazhani: Po biznesi është i varur besoj nga njerëzit që vijnë në club-e, nga të rinjtë.
Aris Demaj: Është një fakt interesant. Po të kesh vënë re tani muzika ‘techno’ ka filluar dhe lulëzon, muzika elekronike. Po bisedoja me një mikun tim që merret dhe është promovues i kësaj muzike. I thashë, si ka mundësi që nuk dalin artist të rinj, rap, R&B, çfarëdo qoftë, banda. Sepse një DJ për të luajtur muzikë elektronike që nuk e ka kompozuar vetë kërkon një shumë minimale, gjë të cilën nuk mund të ma japësh mua, pasi efort-i dhe mundimi që unë bëj për të krijuar një këngë me videoklip, me kompozim, me miksmaster, me promovim, me gjithë konceptin është shumë më i madh dhe unë kërkoj kushte të tjera. Këta vendosin të marrin këta DJ, sepse kanë një kosto ekstrem minimale dhe thonë: “Përderisa këtu nuk ka autoritet që të më mbrojë mua të drejtën e autorit, unë këngën e Killua e luaj me DJ. Përse ta thërras?”
Mira Kazhani: Dhe në këtë rast kanë të drejtë ta bëjnë?
Aris Demaj: Si rregull, jo.
Mira Kazhani: Po çfarë bën ti në këto raste?
Aris Demaj: Unë nuk kam ku drejtohem…
Mira Kazhani: As unë nuk kam ku drejtohem kur marrin lajme apo podcaste dhe mund edhe ta heqin emrin fare (qesh). Vërtet nuk kemi ku drejtohemi.
Aris Demaj: Është e trishtë. Sepse ne na u bë kënga “Molla” shumë e famshme. Këtu po e luanin club-et non stop dhe nuk na thërrisnin ne. Po nuk na bëjnë realisht dëm ne, aq shumë sa i bëjnë kulturës dhe biznesit të tyre në jetëgjatësi.
Mira Kazhani: E kuptoj!
Aris Demaj: Dhe realisht e mendoj këtë, sepse unë si mund të bëj këtë profesion, mund të zgjedh të bëj një tjetër dhe jeta ime do jetë shumë e paqtë dhe e qetë.
Mira Kazhani: A e ndoqe Sanremon?
Aris Demaj: Dy netë e ndoqa.
Mira Kazhani: Si t`u dukën të rinjtë?
Aris Demaj: Unë kam një problem… Show ishte fantastik. I organizuar mirë. Shikueshmëria u rrit masivisht, por nuk është se e ndjek shumë muzikën italiane për shkak të “sound”-it. Pra po të dëgjoj edhe Ultimo-n që është artisti që po konkuronte, më ngjate me Eros Ramazzoti-n, balada. Janë shumë tradicionalë dhe duan të jenë shumë autokton në atë që bëjnë ata. Dhe ata nuk mundohen të kopjojnë Amerikën…
Mira Kazhani: Ndoshta bëjnë mirë për këtë.
Aris Demaj: Shumë mirë bëjnë, thjesht mua s`më pëlqen.
Mira Kazhani: Fakti që kishte shumë të rinj në Sanremo?
Aris Demaj: Është fantastike. Atë e theu Mahmood, që erdhi një emigrant dhe fitoi dhe ishte fantastik, një super artist. Pastaj ndodhi me Måneskin, pastaj me Blanco-n dhe Mahmood, pra po e marrin vetëm të rinj.
Mira Kazhani: Blanco i theu pak ato vazot. (Qesh)
Aris Demaj: Po, po!
Mira Kazhani: Ka një debat tashmë në Itali për çështjen e diversitetit. Liria seksuale ishte ajo që i dominoi tekstet edhe mesazhet e Sanremos. Çfarë mendon ti për këtë?
Aris Demaj: Ne jemi vite-dritë larg. Duhet të kuptojmë se çfarë nevojash ka një popull. Të luftojmë ne për të drejtat seksuale, do të thotë që personi që po lufton për këto të drejta duhet të vijë nga një shtresë me të ardhura ekonomike dhe me një shkollim të mirë, sepse dikush nga Bathorja, aty ku jam rritur unë, nuk di të luftojë për të drejtat e veta seksuale. Madje nuk i ka folur askush për seksin në shtëpi, kështu që…
Mira Kazhani: Po nuk është se… seksin e njohin të gjithë, e bëjnë të gjithë.
Aris Demaj: E njohin, por është ndryshe ta flasësh, është ndryshe të edukohesh mbi të dhe është ndryshe ta bësh. Edhe kafshët kryejnë marrëdhënie seksuale, por ne kemi një perceptim se çfarë është një marrëdhënie seksuale. Pra ne ngrejmë pikëpyetjet dhe pastaj themi na pëlqen kjo marrëdhënie dhe s`na pëlqen ajo marrëdhënie. Kur në të vërtetë veprimi është i njëjtë dhe mendoj se ka dhe këtu lëvizje dhe ka rini që po e bën dhe është shumë e mirë. Rryma Hip-Hop për mua ka bërë një revolucion. Ke artiste si Tayna të cilat po flasin, po shprehin seksualitetin e tyre në masë dhe është femër. Që është hera e parë dhe meriton komplimente, por një populli duhet t`i shohësh nevojat që ka. Ne kemi nevoja sigurie akoma dhe kjo shihet kudo. “Sa lek ke bo, o vlla”, “A po të ecën puna”, dhe tjetri muhabet është “Ke kap ndonjë?”, se po e them në gjuhë rruge. Këto janë fjalët e rrugës, unë këtu mendoj se jam për të sjellë rrugën. Gjithë aspekti i karrierës sime muzikore është disi-disi elitar, por është edhe rruge. Unë do të doja që të kisha mundësi të hasja rrugën, se elita s`ka nevojë për mua, shpresoj. (qesh). Domethënë shpresoj, edhe s`besoj të them të drejtën por që…
Mira Kazhani: Unë shpresoj të ketë nevojë për njerëz si ti Aris, pse?
Aris Demaj: Unë besoj ka nevojë më shumë rruga, sepse elita ka mundësinë, ka kohën, ka librin në dorë.
Mira Kazhani: Elita vendos për rrugën ama.
Aris Demaj: Jo elita e mirë, se duhet të përcaktojmë se çfarë është elitë. Dikush nuk është elitar sepse ka lekë, sepse ka një edukim të caktuar. Se lekë kanë lloj-lloj politikanësh që dalin dhe shahen aty me farefisni po…
Mira Kazhani: Çfarë mendon ti për politikën në Shqipëri?
Aris Demaj: Të them të drejtën nuk mendoj.
Mira Kazhani: E ndjek apo ...?
Aris Demaj: Më update-ojnë shoqëria sepse janë më të interesuar se unë. Unë jam kritikues. Detyra ime si muzikant, si tekstshkrues është që unë të kritikoj. Pra muzika rap është një anarki, ose një kryengritje kundrejt kryeministrit, autoritetit që ka një shtet, çfarëdo lloj qoftë ajo, tirani, demokraci, mbretëri dhe këshTu ka nisur lëvizja e muzikës rap. Pra për të kritikuar dhe për të promovuar të drejtat e tua. Këngët e mia këtë kanë. Kënga “Qyteti” thotë:
“Qytetit tem ja kanë vra pemt po prap a xhungël
Supen s'mun e presim me u ftof e djegum buzën
Para semaforit n'garë me kohën e n'kafe ulem
Ne na vjedhin bukën na n'kafe ulem”.
Mira Kazhani: Tani do ma tregosh pak atë historinë që do të bëhej një koncert tek Muzeu i Gjetheve?
Aris Demaj: Ah, po. Kishim dëshirë të organizonim diçka tek Muzeu i Gjetheve dhe duam ta organizojmë. Në fakt, shpresoj nëse mundem, sepse tentativat tona të para dështuan.
Mira Kazhani: Po pse dështuan? Se kjo historia që më tregove ishte më interesantja e të gjithave.
Aris Demaj: Është interesante, po. Dhe kjo ka në gjenezë një problem që ne po e hasim si shoqëri. Albumi im quhet “Rrno për me tregu” dhe është me nickname-in tim tjetër Sir-A, njihem si Killua dhe Sir-A dhe është frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumbi, nga vepra e tij “Rrno vetëm për me tregu”. Unë kam dashur të sjell problematikat psikike që janë të njëjta mes dy sistemeve: komunizmit dhe kësaj pseudo demokracie, që ne e quajmë demokraci. Këngët flasin për problemet që has brezi im. Pra ky brez i pashëruar që ka lindur mbas mbarimit të komunizmit, që donte të kuptonte çfarë është demokracia dhe ngeli gjithmonë themi ne në gjuhë popullore: “As mish, as peshk”. Ne do organizonim një event me 8 hyrje të ndryshme, secila këngë do të jepte një emocion dhe unë po kërkoja se si të gjeja një zgjidhje dhe “Agjensia Kreative e Tiranës” që është në Bashki ishin shumë dakord ta bënim. Madje ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ngaqë më ka thënë që është fanse e muzikës time, gjë që unë nuk e kam pritur kurrë, më tha mua që duhet ta bëjmë për të shëruar që njerëzit duhet të vijnë, sepse Muzeu i Gjetheve, ishte shtëpia e spiunazhit, ishte ajo që ka dënuar të gjithë të burgosurit politikë në kohën e komunizmit, pra ishtë një proces shërimi. Dhe ministrja që tashmë është ministre e Turizmit, nga dëshira e madhe për të bërë këtë event, të cilën unë e falënderoj ishte shumë e saktë dhe më thoshte: “Aris, do të marr në orën 9:30” dhe në 9:30 më merrte për të bërë këtë event. Të gjithë ishim të angazhuar. I bëmë të gjitha gati dhe çaluam tek punëtorët e thjeshtë. Pra ne çaluam sepse nuk gjenim njerëz që të organizonin ku do vendoseshin karriget. Si do montoheshin dritat. Si do montoheshin kamerat. Si do montohej audio dhe jo tek mjeshtërit që dinë të ndriçojnë, se ata i gjejmë se ja ku janë djemtë këtu.
Mira Kazhani: Po, po!
Aris Demaj: Po ne na duheshin gjërat më bazike, pra forcë punëtore që do paguhej dhe do paguhej mirë për ta bërë të mundur këtë aktivitet.
Mira Kazhani: Ku i kërkuat dhe çfarë përgjigje morët?
Aris Demaj: Një herë thanë po dhe pastaj na lanë në baltë.
Mira Kazhani: Po pse nuk vinin? Thjesht nuk erdhën, nuk u shfaqën?
Aris Demaj: Unë nuk e kuptoj sepse këtu ka mungesë për forcë punëtore. Mua më thonë miqtë e mi që kanë një lokal, më thonë: “Më frikë kam se më ikën kamarieri, sesa më dështon biznesi”. Pra këtu ngaqë po ikën rinia shumë, shumë shpejt dhe ka ndodh dhe nje fenomen tjetër, se unë thashë kam punuar në Call Center. Call Center-i ka paralizuar dhe demoralizuar të gjithë të rinjtë, sepse është zgjidhja më e shpejtë, më e mirë për të marrë 700-800 dhe pastaj ajo s`ka tavan se njerëzit marrin shumë lekë nëpër Call Center dhe i ka bërë njerëzit pa pasione. Nuk do kush të bëhet kameraman, nuk do kush të editojë, nuk do kush të mësojë DMTD, After Effects ose të bëhet producent i mirë, ose të bëhet tekstshkrues i mirë, ose kantatutor i mirë. Ne çohemi sot, shkojmë në Call Center siç kam bërë dhe unë sepse kisha nevojë për lekë, por në një moment kur ti ke ruajtur disa lekë mënjanë duhet të mendosh kush jam unë dhe çfarë dua.
Mira Kazhani: Po thua që i ka hequr ëndrrat?
Aris Demaj: U ka hequr ëndrrat.
Mira Kazhani: Shokët e tu kanë ëndrra? Kështu si ti?
Aris Demaj: S`e di të them të drejtën nëse i kanë vrarë. Se kanë pasur.
Mira Kazhani: Flet me ta?
Aris Demaj: Flas. Është ndryshe të thotë dikush kam ëndrra dhe është ndryshe të luftojë dikush sadopak për ëndrra.
Mira Kazhani: Për këtë të dytën e kisha.
Aris Demaj: Pjesa më e madhe e shoqërisë time nuk luftojnë. Edhe kur ndjek unë ëndrrën time, atyre u duket luks.
Mira Kazhani: Në fakt është luks, Aris. Edhe do shumë kurajë dhe është nevojë, por do guxim të ndjekësh ëndrrën.
Aris Demaj: E vërtetë!
Mira Kazhani: Ndonjëherë në disa rrethana të duket sikur komformizmi është një zgjidhje. “Komforti” në thonjëza, sepse mund të jesh në paqe dhe rehat me jetën tënde, por nuk je i lumtur, nuk je duke bërë atë që do dhe është shumë e rëndësishme. Kështu që kanë dhe s`kanë faj them unë.
Aris Demaj: Unë dua thjesht të ngre pikëpyetje dhe nëse kanë të kursejnë, sepse leku i shpejtë dhe shpenzohet shpejt. Të kursejnë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, se kush ka faj…
Mira Kazhani: Cila është filozofia jote në jetë? Jo ëndrra me lekë
Aris Demaj: Unë kam lexuar shumë filozofi për shumë vite dhe pastaj më është dashur shumë vite për ta ç`bërë gjthë atë që kam lexuar dhe realisht po mundohem përditë të gjej dashurinë dhe bukurinë në gjërat më të thjeshta të mundshme.
Mira Kazhani: Sa më pëlqeu kjo, që ke ç`bërë gjithe filozofinë që ke lexuar. Në fakt nuk është tek librat e gjithë zgjidhja e jetës.
Aris Demaj: S`është fare tek librat.
Mira Kazhani: Se mund t`i kesh lexuar të gjithë librat dhe t`ia fusësh kot.
Aris Demaj: Unë ashtu mendoja. Mendoja se ishte tek librat, po s`është fare tek librat.
Mira Kazhani: Ku? Është tek jeta në fakt.
Aris Demaj: Është tek momenti, tek të qënit prezent në moment, sepse mendimet tona kanë tendencën gjithmonë të udhëtojnë në kohë. Unë u them miqve të mi për shaka dhe për humor ndonjëherë, e kemi provuar ndonjeherë në këtë kohë që jetojmë të rrimë në shtëpi 20 minuta kështu (pa bërë asgjë) ? Dhe ty e di ç`a të ndodh? Fillojnë e të vijnë idetë më të çmendura. Pra ti fillon dhe vë re mendimet e tua se si të gjejnë gjëra…
Mira Kazhani: Film!
Aris Demaj: Film! Domethënë ti thua s`kam larë enët, edhe nëse si ke larë ke një javë. Mua për shembull kur ulem 20 minuta dhe dua të pushoj, sepse ti po e vë re më mirë sesa unë, sepse ti ke hasur dhe një gjeneratë tjetër se sa e shpejtë është bërë jeta. Dhe sa shpesh po konsumojmë informacion dhe në mënyrë të shpejtë. Pra të rrish 20 minuta është bërë shumë e vështirë për brezin tim dhe për këta të rinj. Të rrinë pa telefon, pa asgjë, pa bërë asgjë fare dhe të ulen dhe të rrinë 20 minuta.
Mira Kazhani: Jo, nuk e bën askush. Nuk ka dëshirë ta bëjë njeri. As unë nuk e bëj. Kur nuk e kam celularin, diçka mungon.
Aris Demaj: Po pra, por e bukura është të eksperimentosh. Jo të thuash unë duhet ta bëj dhe ta ushtrosh një dhunë psikologjike ndaj vetes pse s`e bëra, ja jam i paaftë. Nuk është kjo. Eksperimento! Bëje 5,3,2,25 ç`rëndësi ka.
Mira Kazhani: What do you think Aris about love?
Aris Demaj: The truth, my truth is not radical. I think that man does not know man. If you say to someone "I love you" it is a big word, because it is always promoted as a big word, but we don't know it because love means not having an ego. So I will be equal to you and my life will have the same value as yours. This is the love of giving, of seeing life, people and everything around you very broadly and…
Mira Kazhani: Generous!
Aris Demaj: Generous...
Mira Kazhani: Love is letting the other one go, for example.
Aris Demaj: It is the greatest love.
The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank
*The right to repost is prohibited without the permission of the editor
Any misrepresentation of facts online will be prosecuted