Videopodcast

The socialist who felt alien to the socialist government! Erion Braçe's story on Mira Kazhani podcast: Whatsapp-run state!

The socialist who felt alien to the socialist government! Erion

By Mira Kazhani / With a calm tone, as is rarely the case, sitting in a theater chair, the one who looks angry and explodes in statuses, is in fact an interview of a leftist who no longer feels at home at the party. Socialist Erion Brace has spoken about his entire political curve, from the first interview with Edi Rama with the famous title in "Zeri i Popullit", to the last conversation in the prime minister's office about leaving the government.

"I told him (Rama) that I no longer want to be a problem for you," says Erion Brace, who emphasizes that the conversation is not at least not what he heard on TV Klan.

-State run by Whatsapp, personalization of power!

-Parasit administration, which starts on Monday at the club.

-Youngers' dreams!

-People who save pennies in front of the latest BMW that benefits and stands as the great stonata of the left in Albania.

-The turbulent future of the Socialist Party.

These are some of the concerns of Erion Brace, who seems ready to return to the media. Where he started! He feels so alien where he is, even though he will not run away, not for now at least, in the hope that as he says: pulling the SP tightly to the left or dragging, maybe…

Transcribed interview with Erion Braçen

Mira Kazhani: Unë bëj pjesë tek njerëzit që e vë re edhe shenjën e horoskopit tek tjetri. Për shembull, jetën time e rrethojnë shumë deshë. Treçereku i familjes, kam miq të rrethit të afërm, por edhe nga larg di të them se e dalloj mirë një dash. Një i tillë është personazhi që do të intervistoj sot. Shenjë zjarri! Bashkë edhe jemi grindur për tema të ditës, por askush s`e merr vesh, sepse ai, edhe kur s`flasim, lexon Tiranapost dhe bën hera-herës bën ndonjë postim në Instagramin e tij. Kur shihemi, takohemi sikur asgjë s`ka ndodhur. Gjatë kësaj jave ai ka qenë shpesh edhe në qendër të sulmeve, edhe gati fizike, sepse flet, flet shumë Erion Braçe.

Është e vërtetë?

Erion Braçe: Cila nga këto?

Mira Kazhani: Që je Dashi, që flet shumë, që je shenjë zjarri.

Erion Braçe: Horoskopi, dashi, java, vëmendje edhe sulmet fizike, cila nga këto? Këtë të fundit hiqe fare. Nga burra që nuk kanë fytyrë, por kanë botoks është e tepërt të ndihesh i kërcënuar në çfarëdo lloj forme dhe fizikisht, hiqe fare.

Mira Kazhani: Në ç`kuptim e the këtë të botoksit? Botoks metaforik apo botoks i vërtetë?

Erion Braçe: Në dallim nga një profesor i madh që ka hyrë së fundmi në parlamentin e Shqipërisë, unë sendet nuk i ngatërroj me terma politikë.

Mira Kazhani: Qartë, e kuptoj.

Do të flasim për javën, por kjo është një intervistë në fakt që do doja të përqendroheshim tek parlamentarizmi yt, i gjatë në jetën politike. Do ta nis me një moment që më ka bërë përshtypje jo vetëm mua, por shumë të tjerëve besoj. Kur ju u zgjodhët zv.kryeministër, kamerat kapën lotin tënd edhe një lloj mallëngjimi. Kur ikët nga zv.kryeministër, mallëngjimi u zëvendësua me një lloj zhgënjimi që u kujdesët ta tregonit vetë këtë herë, me një video nga zyra juaj me karrigen e rrëzuar, me një gazetë të “Zërit të Popullit” (që do doja të ma shpjegosh pak atë titullin), por fillimisht tek këto dy momente që nuk përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Nga mallëngjimi tek zhgënjimi, pse Erion?

Erion Braçe: E dyta nuk ishte kaq e bukur sa e para, ose kaq e bukur sa e bëni edhe juve. Natyrisht, ka pasur komente të ndryshme mbi të, por duhet ta shpjegoj sot për herë të parë. Kurse e para po ishte, ishte sepse kam qenë shumë i ngarkuar ato dy muaj deri ditën që u formula qeveria, apo Edi Rama deklaroi qeverinë e re. Shumë i ngarkuar sepse kam qenë nën një trysni të vazhdueshme për të pranuar për të hyrë në qeveri. Dhe prej meje ishte insistimi i vazhdueshëm për të mos hyrë në qeveri. Pra ishte një moment që gjithë ajo ngarkesë dy-mujore, presion shumë i madh, edhe emocional bashkuar me një duartrokitje që të them të drejtën as e merrja me mend dhe as e prisja, në sallën e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, natyrisht kolegë me të cilët kam ndarë ditët e mia shumë gjatë, shumë gjatë në atë sallë, por përsëri nuk e mendoja që për ta vleja aq. Ishte vërtet surprizë. Kështu që ishte një ndjesi emocionale që u krijua aty për aty nuk është se unë nuk e dija që do të isha në qeveri. Nuk e bëj dot atë që bëjnë të tjerët që thonë “aty e mora vesh”.

Mira Kazhani: Pse nuk e marrin vesh në çastin e fundit?

Erion Braçe: S`e di për të tjerët. Unë nuk e kam marrë vesh aty. Unë e mora vesh një natë përpara, ashtu siç disa net të shkuara janë konsumuar deri diku afër mëngjesit duke thënë “unë jo, jo, jo”.

Mira Kazhani: Pastaj the ‘Po’?

Erion Braçe: Domethënë ‘Po, Jo, Pjo’, si është ajo ‘Pjo’. Mbase dikush e dallon, e di, e njeh dobësinë time në disa momente kur vihem përballë nevojës për t`u shërbyer njerëzve të mi (nuk po flas për familjen), por njerëzve të mi në Partinë Socialiste, atyre që më kanë votuar. Atyre që më besojnë dhe që janë edhe më shumë se ata që më kanë votuar në kohë të ndryshme, edhe vendit tim. Kështu që ajo ‘Pjo-ja’ më shumë anoi nga ‘Po-ja’.

Mira Kazhani: Arrite t`u shërbeje gjatë kohës që ishe në qeveri si zv.kryeministër?

Erion Braçe: Jo, jo, jo.

Mira Kazhani: Për këtë u zhgënjeve apo që u largove?

Erion Braçe: Jo, nuk ka lidhje fare me largimin. Largimin do ta them pse nuk ka lidhje me asnjë lloj zhgënjimi, me asnjë lloj pritshmërie. Se kam dëgjuar edhe disa nga këta udhëheqësit sefte të Partisë Socialiste që flasin në emrin tim. E marrin kurajën të flasin edhe në emrin tim. Por nuk arrita t`u shërbeja dot. Në një vit u përpoqa jashtë mase, në vitin e parë të bëja maksimimin e mundshëm, sidomos në atë aspekt që edhe mua më pëlqente të vija në punë, lëvizja administratën. Dikush sot është i zhgënjyer, kështu më thanë para 2-3 ditësh, disa miq të mi, ishte i zhgënjyer se pavarësisht kompetencave shumë të mëdha, ndërkohë unë kompetencat e mia i kam marrë me një mesazh në Whatsapp, e ruaj atë mesazhin akoma, por i mora vetëm aty, nuk i mora në asnjë letër. Nuk i shkruajta në asnjë akt qeverie, sepse kur hyn në një punë të përbashkët, gjëja themelore është besimi. Besimi reciprok midis njerëzve. Midis ekipit, midis skuadrës (ta quajmë kështu), besimi të shtyn përpara. Dhe unë natyrisht kisha disa kompetenca që i mora me Whatsapp.

Mira Kazhani: Që ishin? Apo nuk ia vlen të thuhen?

Erion Braçe: I ndoqa këto kompetenca deri në fund, deri në momentin që pashë, që të tjerë njerëz hynë aty. Jo se unë s`i bëja dot, por se nuk ndaheshin dot nga ato kompetenca që më ishin deleguar mua. Pra zhgënjimi ishte që unë isha marrë thjesht dhe vetëm me orarin e punës së ministrave, drejtorëve, të tjerëve me radhë, ndërkohë që ka qenë shumë më shumë sesa kaq. Natyrisht që ai orari i mëngjesit, i punës, që unë e kisha mësuar nga puna në gazetë, që po mos të bëje një mbledhje mëngjesi, po të mos ishe ti në radhë të parë korrekt, po të mos bëje një mbledhje dreke, për gjithë çfarë kishte ndodhur gjatë ditës, të ndaje punën, të ndaje faqet, të ndaje problematikën, të ndaje ngjarjen dhe disa fragmente për ta bërë sa më të plotë, për t`ua sjellë njerëzve.

Mira Kazhani: Pse nuk ka mbledhje qeveria? Nuk ka mbledhje mëngjesi? Nuk ka ndarje detyrash, nuk ka komunikim? Si është qeveria? Si është të jesh në qeveri? Çfarë ndodh aty?

Erion Braçe: Nuk është kështu Mira. Natyrisht që detyrat jepen në një mbledhje qeverie që mbahet në mesjavë. Gjithkush i ndjek pastaj sipas atyre detyrimeve që ka dhe me thënë të drejtën, nuk nxjerr edhe ndonjë sekret, se e thashë edhe në Komisionin e Ekonomisë, u detyruam që të vendosnim tabela në muret e sallës së mbledhjes të Këshillit të Ministrave për të treguar nivelin e përmbushjes së detyrave të gjithsecilit. Pra, ishte një punë përtej kontrollit të orarit, pavarësisht se për mua ishte shumë e rëndësishme. Se me thënë të drejtën nëpunës administrate që vijnë nga Weekend-i dhe ditën e hënë e nisin në klubin e ministrisë, në klubin e drejtorisë, në klubin e agjencisë, kanë klube këto. Nuk e di, keni shkuar ndonjëherë me kamera t`i shikoni? Kanë klube brenda akoma. Unë s`i zhbëra dot. Nuk i hoqa dot klubet nga ministritë, por po them e nisin ditën e punës aty. Pa shkuar të hapin kompjuterin. Pa parë postën, pa parë detyrën që mund të jetë dhënë gjatë fundjavës. Janë njerëz Mira, për të cilët ne do paguajmë vitin e ardhshëm 900 milionë. 900 milionë dollarë dhe që unë e thashë edhe në Kuvend, gjatë diskutimit për buxhetin, unë nuk jam i bindur për efektivitetin e këtyre parave kur 40, 45% e adimistratës nuk e ndjen punën as këtu, as këtu (vendos dorën në kokë dhe në zemër).

Mira Kazhani: Erion, shumë të majtë juve ju duan, ju pëlqejnë për vlerat që përcillni tek ta.

Erion Braçe: Lamë atë ikjen, se s`dua t`ii ki ikjes, se çfarë nuk kanë thënë.

Mira Kazhani: Jo nuk kemi ikur. Jemi në qeveri ende. Shumë të majtë ju kanë parë si një simbol të së majtës, atë socialistin rebel që i kërkon të drejtat e tij…

Erion Braçe: Jam i nderuar, jashtë mase!

Mira Kazhani: Por pati nga ata që unë i kam lexuar, përtej ndonjë mistreci, kishte edhe nga ata që ju shohin me simpati për të majtën që ju përfaqësoni, dhe shkruanin: Përse nuk i thatë këto gjëra kur ishit zv.kryeministër? Çfarë është kjo puna me qeverinë, se nuk jeni i pari as i fundit? Pse është kështu? Çfarë është qeveria? Është sekt? Nuk flitet?

Erion Braçe: Jo, jo qeveria nuk është sekt. Por ama edhe qeveria ka rregullat e veta. Ditën që unë kam hyrë në zyrë kam pasur në mur një dhuratë, ishte flamuri bardhezi i një ekipi që e ndajmë me shumë njerëz në këtë qytet.

Mira Kazhani: Edhe me kryeministrin Rama.

Erion Braçe: Po edhe me të. Në mur ishte ajo, ndërkohë që sipër tavolinës ishte Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Kodi i Etikës së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Sa kohë që isha atje padiskutim që Kodi i Etikës është një mur në raport me çfarë duhet të dijë publiku nga ato që unë ndaj atje. Nuk e kam lexuar këtë komentin, por kam marrë përshtypjen e përgjithshme e ndjej dhe unë këtë që thonë njerëzit.

Mira Kazhani: Jua them unë. Ka një perceptim të tillë për të gjithë ata që flasin pasi ikin nga qeveria.

Erion Braçe: Pse flet tani për TVSH-në? Pse flet tani për tatimin mbi të ardhurat? Pse flet tani për akcizat? Pse flet tani për taksat kombëtare? Pse flet tani për inefiçencën, për përdorimin e parasë publike? Pse flet tani për tenderat? Pse flet tani për këtë gjë? Po kurrkush nuk e di që një pjesë shumë të madhe të këtyre gjërave unë i kam ndarë në qeveri. I kam ndarë me kryeministrin. Ka pasur një pakt midis nesh. Që në fillim fare unë gjërat duhet t`ia thosha kryeministrit. Gjërat për të cilat nuk bija dakord, gjëra të cilat i mendoja ndryshe apo gjërat që në gjykimin tim, nuk ishin. Unë i kam qëndruar atij pakti, nga fillimi deri në fund. Ju thashë është një marrëdhënie besimi e gjitha. I kam qëndruar nga fillimi deri në fund. Dhe mbi të gjitha një pjesë e madhe e gjërave veçanërisht për platformën 20-30 për një 10-vjeçar i kam bërë me dije. Më vinte një draft vazhdimisht, vazhdimisht, vazhdimisht dhe nuk e kuptoja se unë nuk isha pjesë e atij grupi pune për atë platformë dhe nuk arrija ta kuptoja pse donin të më bënin pjesë më zor. Nuk e kisha as tek ato kompetencat. Dhe pjesën më të madhe të tyre, më të rëndësishme të tyre, ia kam ngritur, janë shqetësime apo një pjesë është vizion. Ajo që kam thënë (e mbaj mend shumë mirë tani), që një plan 10-vjeçar, 20, 30 duhet të jetë një ëndërr e madhe që shqiptarët duhet ta ndjekin pas. Jo thjesht ne. Jo thjesht socialistët. Jo thjesht mosha ime. As të moshuarit. Por një gjeneratë komplet tjetër. Duhet t`i japim një ëndërr asaj gjenerate. Një ëndërr që ata e zhvillojnë. Ata bëhen pjesë e asaj ëndrre. Padiskutim për mua e majtë, për mua e gjelbër, për mua e pastër nga pikëpamja klimatike, pra e ndryshimeve klimatike, për mua e drejtë, e barabartë, e ndershme, pra t`ia japin kësaj gjeneratë këtë ëndërr dhe detyra jonë është të gjejmë burimet e domosdoshme njerëzore dhe financiare për ta çuar ëndrrën deri në fund. Pra i kam thënë Mira, që ta përmbyllim.

Mira Kazhani: I keni thënë personalisht. Ky pakti kur ikën nga qeveria ndryshon? Mund t`i thuash publikisht? Ai është ende kryeministri juaj (do të thoshte dikush që na dëgjon).

Erion Braçe: Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim që Edi Rama është dhe kryeministri im, por nuk vë në dyshim as faktin tjetër që unë jam deputet i Partisë Socialiste. Jam një njeri i lirë. Mbi të gjitha, nuk e këmbej të drejtën time për të thënë atë që mendoj, referuar në fakte dhë në prova për të bërë kritikë, me asgjë tjetër.

Mira Kazhani: Me çfarë u zhgënjyet në fund, ta themi pak më troç edhe më saktë për të gjithë? Pa shumë filozofi. U zhgënjyet me Edi Ramën? U zhgënjyet me paktin që nuk funksionuan kritikat dhe sugjerimet tuaja? Se PS dhe qeveria po shkon drejt një rruge që ju s`jeni dakord? Dua ta qartësojmë pak pse u zhgënjyet ju. Do flasim për PS-në, por rrimë tek qeveria më mirë.

Erion Braçe: Dalja nga ajo zyrë nuk ka lidhje as me zhgënjimin as me pritshmëritë që dëgjova një udhëheqës që fliste në emrin tim dhe ishte shumë i bindur për këtë pjesën.

Mira Kazhani: Kush është ky udhëheqësi?

Erion Braçe: Po ç`rëndësi ka. Ka plot. Tani janë bërë të gjithë udhëheqësa.

Mira Kazhani: Po thuaje? Keni ndonjë pakt?

Erion Braçe: I keni nëpër media. Nuk i adresohej kurrkujt. Kishte lidhje vetëm me mua. Për të dalë nga qeveria ka qenë zgjedhja ime. Nuk e di kush e ka bërë në 30 vjet, por unë e bëra. I vajta në zyrë kryeministrit tim dhe i thashë që unë nuk jam problem për qeverinë e shtatorit. S`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste.

Mira Kazhani: Çfarë tha ai?

Erion Braçe: I thashë, s`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste.

Mira Kazhani: Po pse ishe bërë problem?

Erion Braçe: Jo pra, nuk i bëhem barrë kurrkujt. Nuk ishte në atë kuptim që ju me të drejtë e merrni, por qeveritë edhe në Partinë Socialiste kanë problematikën e tyre. Secili ka ambicien e vet për të qenë në qeveri. Secili ka ambicien e vet për të qenë më lart sesa pozicioni i ministrit në qeveri. Unë isha midis ministrit dhe kryeministrit në qeveri. Kështu që i kam thënë shqip kryeministrit tim që zgjidh problemet dhe hallet me të tjerët. Unë nuk kam asnjë lloj ambicie. Unë jam në parlament. Jam në habitatin tim me thënë të drejtën.

Mira Kazhani: Po jeni rikthyer tek vetja.

Erion Braçe: Dhe, në rast se të vlej atje, ok. Në rast se nuk të vlej edhe atje, nuk ka asnjë lloj problemi për mua. Unë nuk e kam parë asnjëherë pushtetin si qëllim. Të qenit në qeveri nuk e kam parë asnjëherë si domosdoshmëri të karrierës sime. Fare! Mua më ka mjaftuar vota e shqiptarëve dhe kthimi pas i investimit që ata kanë bërë tek unë. Socialistët kanë bërë tek unë, të majtët kanë bërë tek unë, me shërbim publik e natyrisht me punë, për ta shpjeguar njëherë e përfundimisht.

Gazeta “Zëri i Popullit” është një gjë që na bashkon. Ajo gazetë, “Zëri i Popullit”, jo vetëm që është krenaria e punës sime…

Mira Kazhani: Por është edhe hyrja në Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Erion Braçe: Është numri më i shitur i gazetarës Zëri i Popullit, që nga dita që Fatos Nano hyri në burg. Është krenaria ime ajo punë, sepse e kërkova me ngulm atë intervistë dhe besoj që kam bërë mirë jo thjesht për veten time, që bëra një intervistë me një njeri që me thënë të drejtën është një nga personat më të rëndësishëm sot në Shqipëri, por në krahun tjetër kam bërë mirë sepse i dhashë mundësinë socialistëve të njihnin atë që do t`i drejtonte.

Mira Kazhani: Cili ka qenë titulli?

Erion Braçe: Ndryshojmë për të fituar!

Mira Kazhani: Dhe ndodhi?

Erion Braçe: Nuk e di sesa titulli ka qenë një gjë që e ndjekur Edi Ramën pas, apo Edi Rama e kishte filozofi të vetën.

Mira Kazhani: Fitues është bërë, po a ka ndryshuar Edi Rama që nga ajo intervistë që i keni bërë ju? Njerëzit sigurisht zhvillohen dhe ndryshojnë, por a ka ndryshuar katërcipërisht?

Erion Braçe: Pa e mohuar evoluimin e gjërave qoftë për mirë, qoftë edhe për keq, po Edi Rama ka ndryshuar shumë po ta lexosh atë intervistë.

Mira Kazhani: A është Edi Rama i majtë? A është Edi Rama socialist?

Erion Braçe: Duhet të pyesni Edi Ramën për këtë.

Mira Kazhani: Jo, po ju pyes ju dhe dua mendimin tuaj, komentin tuaj. Nisur nga gjithçka që ka bërë, parimet që ka ndjekur në politikë edhe në parti.

Erion Braçe: Njeriu është ashtu siç ndihet dhe unë s`mund të jem në ndjesinë e askujt tjetër.

Mira Kazhani: Po si e shikoni, si e lexoni, ju jeni edhe gazetar edhe politikan. Është apo jo?

Erion Braçe: Qeverisja apo Edi Rama?

Mira Kazhani: Qeverisja e Edi Ramës tregon parimet e tij.

Erion Braçe: Po, Mira unë jam kundërshtar i personalizimit të gjithçkaje. Unë s`e kam parë shfaqjen e Mustafa Nanos po personalizimit të komunikimit publik, personalizimit të një marrdhënie, personalizimit të një skuadre, personalizimit të një ekipi, edhe futbolli. Pavarësisht se e dua pafund Messin, po mua më pëlqente Del Piero i Juventusit, ‘Del Piero i zonjës’. Jo Barcelona e Messit. Unë anoj më tepër nga pjesa që bashkon, nga pjesa që bën komunitet, dhe bën komunitete të forta. Kur roli i individit është pjesë e të tërës, jo thjesht dhe vetëm si udhëheqës, por pjesë e të tërës. Është një pjesëz që bashkohet dhe bën një gjë shumë më të madhe sesa vetja. Kjo më intereson. Thënë këtë, natyrisht që unë nuk gjykoj absolutisht në aspektin që çfarë është Edi Rama, por në aspektin e qeverisjes, natyrisht që qeverisja është më në qendër sesa e majta. Madje në gjykimin tim është krijuar një ‘gap’ (hendek) shumë i madh midis qeverisjes dhe të majtës. Të majtës që duan njerëzit, që kërkojnë njerëzit. Natyrisht që është edhe strategji kjo, por ky boshllëku tentohet nga lloj lloj individi, politikani, edhe përtej politikës, populisti, sovranisti që kërkon të shfrytëzojë boshllëqet që krijohen këtu në të majtë, për të marrë vëmendjen e një populli që në Shqipëri me thënë të drejtën i përket një shtrese që realisht është e majtë.

Mira Kazhani: Një socialist krejt anonim, le të themi burrë i moshuar, e kishte një lloj moshe, më shkruante në një nga shkrimet që nuk e kujtoj se çfarë shkrimi ishte, por mesazhi i tij bënte një koment për kryeministrin Rama ku thoshte: Jam një socialist si ka mundësi që ne kemi një kryeministër që i mbron publikisht biznesmenët (do ketë qenë një shkrim i kësaj natyre) dhe ndërkohë votat i ka nga ne të varfërit?

Erion Braçe: Edi Rama nuk i adresohet nuk asociohet drejtpërdrejt me ata që i quajnë oligarkë, me biznesmenë të mëdhenj. I shikon si punëdhënës dhe i shikon si kontributor në zhvillimin e këtij vendi dhe normalisht këtë meritë duhet t`ua njohim, një pjese. Një pjese! Një pjese ndër ta.

Ka njerëz që kanë ndërtuar sipërmarrje pa asnjë favor nga qeveria. Pa asnjë favor nga politika. Madje të distancuar nga politika, duke parë punën e tyre.

Se kam dëgjuar nga kategoria tjetër e atyre që kanë marrë 30 vjet favore, 30 vjet ndihma nga politika e që sot mund të jenë biznesmenë ndër më të mëdhenjtë në të vend, favore fiskale, favore të tjera që vijnë nga procedura administrative, favore që vijnë nga korrupsioni, favore që vijnë nga procedura të tjera, favore që vijnë nga kapja e vendimmarrjes, të cilët jo vetëm që janë të mbushur me suksesin e tyre, por që nuk iu vjen asnjëherë të përmendin thelbin e suksesit të tyre. Atë punëtorin që rri punon jo 8 orë, por edhe mbi 8 orë. Atë punëtorin që vuan atje në vendin e punës pa i thënë njeri një fjalë të mirë. Ata të parët meritojnë një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë. Meritojnë një vëmendje, përkushtim. Meritojnë të mos vonohen asnjë sekond nga ajo administrata për të cilën ju thashë që s`e ka as këtu shërbimin dhe as këtu (vendos dorën në kokë dhe zemër).

Mira Kazhani: Nuk të shkoi asnjëherë në mendje për ta lënë mandatin, se dhe për këtë pati një keqkuptim nga një status? S`do ta bëje këtë, kurrsesi?

Erion Braçe: Kë të lija?

Mira Kazhani: Mandatin e deputetit. Nga mërzia që gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Erion Braçe: Do ta diskutoja me ata që më votuan, por në këmbim të një gjëje që di ta bëj.

Mira Kazhani: Për shembull do ishit gati ta linit, për çfarë?

Erion Braçe: Për median, patjetër për median.

Mira Kazhani: Do shkoje të punoje në ndonjë televizion apo do bëje diçka tënden?

Erion Braçe: Media bën komunitet, edhe media frymëzon.

Mira Kazhani: Të ka marrë malli për median mesa kuptoj.

Erion Braçe: Patjetër, pafund.

Mira Kazhani: Kaq keq është bërë politika Erion Braçe?

Erion Braçe: Po a e patë parlamentin? Sa herë që më pyesin kur dal nga parlamenti: Hë mo ku ishe? U them, në haur. A e kupton që çohesh në mëngjes, pas një jave siç thatë ju kontakti shumë intensiv. Unë edhe një ditë parpara isha në Lushnje, isha në Divjakë. Jo për të minimizuar shqetësimin që kanë bujqit atje. Është ekonomia më e madhe bujqësore e vendit. Jam i shqetësuar për bujqësinë jo thjesht të atyre njerëzve, që është puna e përditshme, është buka gojës së atyre njerëzve, por jam i shqetësuar sepse ushqimi nuk është një çështje e stomakut. Ushqimi është një çështje e sigurisë kombëtare. Natyrisht që nuk dua të minimizoj shqetësimin e atyre njerëzve. Nuk dua.

Mira Kazhani: Po pse s`po flitet për njerëzit në parlament dhe flitet për njëri-tjetrit? Ti je kështu, ti je ashtu.

Erion Braçe: Mbase tani që po e them, dikush mendon që ja ky është. Se ka njerëz me paranoja Mira. Jetojnë mes paranojës së tyre dhe thonë: Ja ky i nxit ata. Ky i nxit ata. Jam i bindur që e thonë këtë gjë. Por unë nuk kam turp të them që kur njerëzit kanë të drejtë, kanë të drejtë. Kur njerëzit janë të pakënaqur me deputetin, me mua, edhe me mua, jam unë që duhet të rishikoj pozicionin tim, jo njerëzit. Njerëzit kanë të drejtë. Kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Është njerëzore. Qëkur fëmija lind dhe i japin në dorë një arush, një top, një biberon. Është e imja thotë, e imja. Ta merr nga dora. Bën çmos të ta marrë. Pra është njerëzore që njerëzit të kërkojnë më shumë. I marrin bujqit si njerëz që merren me punë të rëndomta, që s`kanë ide. O kanë ide ata, o të bëjnë llogari bujqit, veçanërisht në Myzeqe, veçanërisht në Berat, në Fier, në Lushnje dhe në Divjakë, o nuk të bëjnë llogari kurrkund. Gjejeni ekonomistin (ua thashë në Komisionin e Ekonomisë), kush është më i miri nga ju? Edhe nga ata që i kishte sjellë ministrja e Financave atje, kush është më i miri nga ju le të vijë dhe të ulet në tavolinë nesër në një klub fshati atje. S`ka asnjë problem, nuk ka as Covid atje, mund të ulemi në një klub fshati dhe ta bëjmë këtë llogarinë e TVSH-së. Po askush nuk e merr përsipër të vijë dhe të ulet. Ata e bëjnë llogarinë shumë mirë. Pse? Sepse ata llogarisin çdo qindarkë. Nuk janë si ne që e shpërdorojmë ushqimin sipër tavolinës, që e shpërdorojmë paranë edhe kur e kemi me shumicë. Ata numërojnë edhe qindarkën më të fundit, sepse secili prej tyre mendon që ta çojë vajzën në shkollë. (përlotet). Secili prej tyre mendon që ta mbajë fëmijën e vet aty. Po çfarë t`i them unë një djali të ri që ka parë prindin e vet sesi vuan, çfarë t`i them? Që nuk e do jetën e prindit të vet, nuk e do punën e prindit të vet, nuk e do. E çmon, e respekton sepse ai i ka dhënë mundësinë të shkojë në shkollë, të vishet, të ushqehet, të dalë, të argëtohet, me ato mundësi që të ofron edhe provinca, po çfarë t`i them? Nuk do të vuajë siç ka vuajtur gjyshi, siç ka vuajtur babai, nëna?

Mira Kazhani: Çfarë iu thua kur i takon se e shoh që je shumë i përfshirë emocionalisht?

Erion Braçe: Mbetem pa gojë Mira. A e kupton që në 2018-ën, ky debati që bëhet sot është bërë në parlament. A e mbani mend që unë dhe Edi Rama këmbenim shenja, mesazhe, për këtë periudhë po ju flas, që ishte shumë e ngarkuar emocionalisht, deri në ditën e mbajtjes apo të shpalljes së qeverisë në Asamblenë Kombëtare. Për atë periudhë po ju them. A e dini se ajo skemë TVSH-je ka qenë tekë, ka qenë politikë personale fiskale, ka qenë personalizim i politikës fiskale mu në mes të parlamentit? A e dini që ai dëm që i është bërë bujqësisë nga 2018-ta e këtej rëndon mbi atë gjeneratë që sot nuk e do punën e prindit?

Mira Kazhani: A ka një emër kjo personalja?

Erion Braçe: Nuk ka gjë më të rëndë. E di sa e vuaj unë në shtëpi punën që bëj? E vuaj pa fund. A e di sa e vuaj? Nuk ka gjë më të rëndë sesa fëmija të mos dojë të bëjë punën e prindit të tij. Se nuk do jetën që ka bërë prindi i tij. Nuk do vuajtjet e prindit të tij. Do të jetojë. E kam kuptuar më në fund pse këta djem e këto vajza ikin nga Shqipëria. Ikin pikërisht për këtë arsye.

Mira Kazhani: Vajza jote do ikë?

Erion Braçe: Nuk e di, s`e di.

Mira Kazhani: Është e mërzitur me profesionin tënd? Është e mërzitur me zhgënjimin e babit? Është e mërzitur nga politika?

Erion Braçe: As e ndjek fare. Nuk e ndjek fare profesionin tim. Madje as nuk e do, më thënë të drejtën. Nuk e do profesionin tim. Do bëjë një gjë tjetër. Është zgjedhja e saj. E thashë edhe sot në parlament. Do shpenzojmë vetëm për arsimin parauniversitar, për vitin e ardhshëm diku tek 510-516 milionë dollarë. Kemi 30 vjet që bëjmë të njëjtën gjë. Financojmë një sistem arsimor parauniversitar që nuk njihet ndërkombëtarisht. Ka shkolla private këtu që kanë adaptuar sisteme të arsimit parauniversitar që njihen ndërkombëtarisht. Krijojnë komunitetet e tyre, edhe sistemet. Po ne çfarë sistemi financojmë? T`jua them unë? Ne financojmë një sistem arsimor parauniversitar që prodhon një fëmijë që duam ne, jo fëmijën që fëmija do të jetë, që i riu do të jetë. Ka dy arsye shumë të rëndësishme në këtë aspekt, që për mua janë dëmprurëse: E para mbi të gjitha sepse disiplina e politikës tonë kurrikulare nuk e ushqen ëndrrën. Nuk e lë ëndrrën të zhvillohet brenda fëmijës. Nuk flet për ëndrrën. Shko nëpër shkolla sot. Unë hyj shpesh në Divjakë, që nga kopshtet (sepse më pëlqejnë, janë bërë të reja këto 8 vite, falë punës së qeverisë, falë edhe mbështetjes së qeverisë), hyj dhe dëgjoj flas me ata njerëzit që janë atje, me mësuesit, por nuk e ushqejnë ëndrrën, madje aty s`lejohet të flasësh për ëndrrën. Nuk i pyet askush për ëndrrat e tyre. Nuk ia ushqen kurrkush. Ne nuk e financojmë ëndrrën në sistemin tonë arsimor.

Mira Kazhani: Kë financojmë ne?

Erion Braçe: Ja, t`jua them unë. Ne na ka vënë përpara tregu. Ne financojmë fëmijën dhe të riun që do tregu. E kam kapur veten gafil që shpeshherë edhe kur u flasim njerëzve për teknologjinë, iu flasim të rinjve për teknologjinë, e keni vënë re çfarë iu themi: Erioni punon me Dubain tani, drejtpërdrejt, nga kompjuteri i vet, po bën lekë atje. Ëndrrat me para mua ma shpifin Mira, kaq.

Mira Kazhani: E kuptoj që je dhe shenja e Dashit dhe jeni pak shenjë zjarri, ndonjëherë edhe të paduruar, mos ndoshta duhet marrë pak më me qetësi dhe gjakftohtësi kjo histori?

Erion Braçe: Po më qetë Mira? Ti e di që unë tonin e zërit e kam disa oktava më lart sesa kaq.

Mira Kazhani: I reflektuar dukesh, por je i lënduar, kush të ka lënduar kaq shumë? Pak a shumë i the gjërat, po a ka një emër?

Erion Braçe: Ata që nuk dëgjojnë.

Mira Kazhani: Po tani mua më duket sikur po nënkupton kryeministrin në këtë rast apo partinë tënde apo udhëheqësit e rinj

Erion Braçe: Merreni si të doni, s`ka asnjë lloj problemi, por dua të them një gjë. Nuk është turp të thuash që e bëra gabim. E pranoj.

Mira Kazhani: Ke bërë diçka gabim gjatë jetës tënde politike? Diçka që je penduar.

Erion Braçe: Po patjetër. Patjetër që kam bërë gabime. As nuk e diskutoj.

Mira Kazhani: Çfarë gabimi po bën në këto momente Partia Socialiste, e majta në Shqipëri?

Erion Braçe: Që nuk dëgjon njerëzit. Jo nuk e dëgjojnë njerëzit, por nuk dëgjon njerëzit.

Mira Kazhani: Po kë dëgjon?

Erion Braçe: Varet edhe sesi i dëgjon njerëzit. Se mund të jesh atje, ulesh i lë një orë, një orë e gjysmë të flasin, pastaj flet, jo për të reflektuar mbi atë, por për të udhëhequr.

Mira Kazhani: Në fakt po ta vësh re, le të themi që kryeministri është shumë dëgjues dhe komunikues në Facebook, ka dhe një tur që po e bën me të rinjtë në shkolla të ndryshme.

Erion Braçe: Mira, të lutem lëre mënjanë Facebook-un, të keqen. Të lutem! Nuk ka mendim në Facebook.

Mira Kazhani: Po njerëz janë edhe ata, komente, shqetësime janë.

Erion Braçe: Jo, jo, jo unë preferoj t`i dëgjoj njerëzit sy më sy.

Mira Kazhani: Po edhe në sy e shohin. Gjuha angleze e ka të shpjeguar mirë. Të ‘listen’ dikë, apo ta ‘hear’. Pra ta dëgjosh vërtet apo…

Erion Braçe: Mira, nuk dëgjohet me vesh.

Mira Kazhani: Je i bindur për këtë?

Erion Braçe: Dëgjohet me mendje, dëgjohet me zemër. Po nuk dëgjove me zemër, më mirë mos u ul përballë tyre.

Mira Kazhani: Sa ka si ti që mendojnë kështu në PS sot për sot?

Erion Braçe: Mund të jenë shumë, mund të jenë pak. Ç`rëndësi ka?

Mira Kazhani: Fakti që po flet sot, kaq hapur a mendon se kjo mund të të kthehet kundër? Dikush do të të mërzitet?

Erion Braçe: Kundër mua? Po unë nuk kam lindur që të jem deputet gjithë jetën, më vjen keq! Nuk përbën problem për mua fare. Fare, fare, fare. Siç nuk përbën problem për mua të jem në qeveri, nuk përbën problem për mua fare të jem në parlament. Më vjen keq! Fare, zero.

Mira Kazhani: Reagimi i Odës së Kosovës për atë çështjen që keni ngritur vazhdimisht

Erion Braçe: Ah, më vjen keq, nuk kuptojnë asgjë. Nuk kuptojnë as shqetësimin e bujqve të Lushnjes, nuk kuptojnë as shqetësimin tim. Shiko, gjithkush që niset nga paratë nuk arrin të kuptojë hallin e punëtorit. Është shumë e thjeshtë kjo gjë. Kush niset nga paraja, nuk e kupton punëtorin atje në arrë apo në serë.

Mira Kazhani: Pse folën për shantazhe? Dhe pse i kishin kërkuar kryeministrit që të marrë masa ndaj teje?

Erion Braçe: Shantazh?

Disa ditë me radhë kam marrë dëshmi nga bujqit dhe një nga dëshmitë që më shqetësoi pafund gjatë gjithë kësaj jave (jo se nuk ka ekzistuar fenomeni më herët) është mospagesa e bujqve për mallin e shitur. Vonesa që shkojnë deri në një vit. Po e imagjinon atë bujkun që merr vetëm një cikël prodhimi në vit? Dhe që me ato 5, 6, ja 10 milionë lekë, shtyn gjithë vitin. E imagjinon t`ia vonosh atij paratë? Kush rri në BMW seria 7, natyrisht që s`e kupton atë gjë. Po kush rri në BMW seria 7 (është e fundit kjo seria, makinë e madhe, e bukur) kush rri në atë BMW ka detyrim deri më një, paguajë deri në qindarkën e fundit atë bujkun atje, në Lushnje apo në Divjakë, në Berat apo në Fier. E ka detyrim deri në një. Nëse ai s`e ndjen si detyrim dhe ndërton një skemë të tërë sesi t`i mbajë bujqit të varur, ndërton një skemë të tërë jo piramidale, po më keq sesa piramidale, duhet të jetë shteti që duhet të hyjë në mes dhe të detyrojë dhënien e parave për bujqit deri në fund. Unë kam bërë vetëm një pyetje, nuk kam bërë shantazh. Kam kërkuar të di ka apo nuk ka para ai biznesmeni ku qeveria ka investuar para publike. Qeveria ka investuar para publike të miat dhe të atyre njerëzve atje. Madje më shumë të atyre njerëzve atje, sesa të miat. I kam bërë vetëm një pyetje: Ka para pa paguar përkundrejt bujqve apo jo? Nëse ka, cila është vlera? Nëse ka, sa është afati? Kaq kam bërë unë. Ku është shantazhi këtu? Kush mendon që vjen në Shqipëri për të bërë biznes me lekët e shtetit, me lekët e qeverisë, subvencion i drejtpërdrejt apo taksa të papaguara, me lekët e fermerëve, mbi të gjitha, kush mendon që vjen në Shqipëri si mbret, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e popullsisë, e ka gabim.

Mira Kazhani: Po Rezart Taçi, ju thatë Salianji gënjen, por pse duhet të gënjejë për emrin tuaj? Pse u përmend emri juaj?

Erion Braçe: Nuk di. Nuk e di mbase ishte e momentit aty, më pa me dikë që ka vuajtur mbi kurriz shpifjet e këtij tipit. Në sallën e parlamentit ka dy njerëz, edhe për çudi janë njëri nga gjinia femërore, tjetri nga gjinia mashkullore, ka dy njerëz që janë të dënuar. Nuk ka të tjerë në sallën e parlamentit që të jenë të dënuar me vendim gjykate. Nuk ka. Dhe që të dy janë dënuar edhe për mashtrim. Politikanëve u thonë gjithmonë mashtruesa, gënjeshtarë, po aty në sallë të parlamentit ka një individ të dënuar për mashtrim. Është me vendim gjykate. Dhe ka edhe një tjetër, jo të dënuar për mashtrim, jo për shpifje, por për komplot me kriminelë ordinerë. Të dënuar nga gjykata, në kurriz të Fatmir Xhafës me të cilin isha unë sot kur ndodhi gjëja dhe po dilja nga parlamenti. Jam kthyer sepse dëgjova që po flitej për mua. Nuk e kuptova. Cila ishte nevoja? Sepse dokumentet e anti-mafies italiane janë shumë të qarta. Bëhet fjalë për një bisedë të përgjuar në datën 18 tetor, kur unë nuk kam qenë zv.kryeministër. Po i lë të gjitha të tjerat, por unë nuk kam qenë zv.kryeministër në 18 tetor. Kam qenë thjesht një deputet. Ta gjejnë zv.kryeministrin që u ka humbur. Ndërkohë që në krahun tjetër e dinë të gjithë marrëdhënien time me Rezart Taçin. E dinë të gjithë. Jam i vetmi që e kam denoncuar privatizimin e ARMO-së. Privatizimin korruptiv të ARMO-së, i vetmi.

Jam i vetmi që kam kallëzuar në Prokurori, tek ky prokurori që s`është më që mori kallëzimin tim dhe fshiu gojën.

Mira Kazhani: Lau gojën?

Erion Braçe: Jo, jo, fshiu gojën ai.

Jam i vetmi që denoncova bashkë me një mik që na u gjend, me Geri Kokalarin, privatizimin e Albpetrolit. A e dini çfarë vareje do kishte ngrënë Shqipëria nga privatizimi i Albpetrolit apo jo? Veç asaj 100 milionshit garanci e papaguar dhe që është akoma detyrim në regjistrat e shtetit, që s`ia kërkon njeri këtij tipit që ka dalë tani prapë në publik. S`ia kërkon njeri akoma atij. Pra jam i vetmi që kam qenë përballë këtij njeriu. Cila është nevoja për të turbulluar gjënë?

Kam kuptuar që në parlamentin e Shqipërisë ka njerëz që paguhen në ‘cash’ (kesh) për të shpërndarë akuza sa tek njëri, tek tjetri.

Mira Kazhani: Është e vërtetë që nga një seli partie shkojë tek selia e partisë tjetër? Se dhe kjo thuhet.

Erion Braçe: Cilat? Dokumentet apo akuzat? Ka një diferencë shumë të madhe.

Mira Kazhani: Jo, paguhet kesh nga një seli në tjetrën. Që të tutë të luftojnë me partinë përballë.

Erion Braçe: Nga njëri individ në tjetrin, po patjetër, paguhet në ‘kesh’.

Mira Kazhani: Si e mendon të ardhmen e Partisë Socialiste, Erion Braçe?

Erion Braçe: Po unë besoj që s`jam njeriu i duhur për t`u pyetur për këtë gjënë. Ajo që unë mendoj për Partinë Socialiste është një tërheqje e fortë majtas. A është strategjike kjo? S`e di.

Mira Kazhani: Do duhet të ndodhë apo ka ndodhur?

Erion Braçe: Më pyete si e mendon ti Partinë Socialiste dhe unë të thashë që mund të mos jem unë njeriu i duhur për këtë gjë. Pse? Sepse unë do ta tërhiqja majtas Partinë Socialiste. Do ia tërhiqja nga një çështje që është themelore jo vetëm për të majtët, por është themelore për të ardhmen e këtij vendi, për të ardhmen edhe të shoqërisë, edhe të burimeve natyrore. Dhe do e tërhiqja majtas, shumë fort, tek ndryshimet klimatike dhe tek mjedisi. Më vjen keq, 12 milionë dollarë në buxhet për mjedisin vitin e ardhshëm, është një tmerr. Kur ne po e vuajmë tani. E vuajtëm me grurin. E kemi bërë këtë bisedë bashkë, në telefon gjithmonë. Jemi zënë?

Mira Kazhani: Jo nuk u zumë.

Erion Braçe: Nuk jemi zënë, ok. Jemi të impaktuar drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike që kanë ndikuar në rënien e prodhimit të grurit në të gjithë botën. Ne ekspozohemi me 50% të konsumit tonë përkundrejt importit të grurit, prej ndryshimeve klimatike. Pjesën tjetër e prodhojmë në vend. Po a nuk duhet që ne të fillojmë të përballemi me këtë efekt të ndryshimeve klimatike? Ishin të tmerrshme, të frikshme pamjet e atyre përrenjve apo shtretërve të lumenjve të thara diku në Gramsh. Do përsëritet akoma dhe më gjerë ajo shfaqje. Do përsëritet akoma më gjerë ajo shfaqje. Do përsëritet ai fenomen natyror. Pse? Do ta vuajmë mungesën. Sot jemi në nëntor, a e kuptoni që s`ka rënë asnjë milimetër shi? A e kuptoni që ne në Myzeqe jemi nën regjim vaditës. Nuk ka ndodhur kurrë në 10 vitet e fundit që ne në nëntor të vadisim. Nuk ka ndodhur. Toka është e thatë. Pra është një problem shumë i madh që do na impaktojë burimet ujore. Jetohet pa ujë? Ka familje në Shqipëri që jetojnë pa ujë. Po unë dhe ju, shumica nuk e imagjinojmë dot këtë gjë. Do impaktohemi në ushqim dhe jua thashë, ushqimi nuk është çështje stomaku, është çështje e sigurisë kombëtare. Po bën gjeopolitikë Rusia me ushqimin, me grurin. Po bën gjeopolitikë. Si do të pozicionohemi ne? Ku do t`i gjejmë burimet hidrike që na kthehen në burime të energjisë elektrike? Ku? Si? Do shkojmë, do vrapojmë drejt energjisë diellore? Po. Unë mezi po e pres parkun fotovoltaik në Karavasta. Mezi po e pres sepse e gjithë industria bujqësore e Divjakës ka nevojë për energji elektrike. Pra janë një seri fenomenesh që ne po na impaktojnë dhe që janë probleme që i zgjidh vetëm e majta. Shikoni Trumpin, çfarë bëri ai dhe çfarë efektesh dha politika e tij vetëm 4 vjet. Vetëm katër vjet dhe të bëjnë gjëmën. Katër, por ne jemi në mandatin e tretë Mira. Janë 12 vjet. Si t`ia shpjegoj unë fëmijëve, të rinjve, Shqipërinë që do t`iu lëmë me mungesa të theksuara për shkak të papërgjegjshmërisë dhe për shkak të moskuptimit dhe për shkak të rendjes, të rendjes, rendjes, rendjes pas parasë dhe jo pas çështjeve që janë jetike për të ardhmen e këtij vendi.

Mira Kazhani: Të njëjtën gjë thonë të gjithë politikanët. Këtë thanë në Glasgow, si do t`ua shpjegojmë fëmijëve, këtë tha edhe mbretëresha. Këtë tha edhe kryeministri Rama si do t`ua shpjegojmë fëmijëve, pra të gjithë bëjnë pyetjen, por nuk e kuptoj pastaj kush e ka përgjegjësinë?

Erion Braçe: Të gjithë këta që përmende kanë detyrën të mos flasin por të bëjnë vepra. Unë mund ta them një herë, mund ta them dy herë, mund t`jua tregoj që në 2017-ën, pasi isha në krye të një grupi që hartoi programin elektoral të Partisë Socialiste më detyruan të isha edhe pjesë e një grupi që do të hartonte programin e qeverisjes të Partisë Socialiste.

Mira Kazhani: Më fal se më vjen për të qeshur pak, por kur thua, më ‘detyruan të isha’, pse të detyruan?

Erion Braçe: Po tani çfarë të them, kur ta caktojnë detyrën ta caktojnë. Sepse mua më pëlqen t`i them ato që mendoj. Dhe dua ambientin e duhur. Ambientin që dëgjon, jo me vesh, edhe njëherë me mendje dhe me zemër.

Mira Kazhani: Je vërtet problem ndonjëherë, edhe vetë e kupton.

Erion Braçe: Prandaj i thashë: Jam problemi yt i fundit në shtator. Nuk jam fare në fakt problemi.

Mira Kazhani: Dhe ai çfarë të tha, nuk ma the?

Erion Braçe: Për këtë pyeteni. Ajo që dëgjova unë në Tv Klan, nuk është fjalia që unë dëgjova në zyrë. Megjithatë s`ka rëndësi kjo pjesë. Por po jua them: U detyrova të isha pjesë e një grupi që do hartonte programin qeverisës. Kam ikur që pas mbledhjes së parë. Pse? Se kur fola, thashë: Mandati i dytë konsumohet për gjëra të mëdha. Nuk konsumohet për gjëra banale, pavarësisht se ne u gjendën përballë fenonemeve natyrore të tmerrshme në mandatin e dytë, por ishim në nisje. Nuk e dija fare që do ndodhte tërmeti, nuk e dija fare që do vinte pandemia. Edhe pse po të dëgjosh Barack Obama-n, e gjitha ishte e pritur. Ne si Shqipëri, po e po, por e gjithë bota ishte e papërgatitur edhe pse ishte folur, ishte folur, ishte folur ishte folur. Por udhëheqësit nuk janë për të folur, udhëheqësit janë për të bërë. Dhe u largova sepse më panë si një gjë që ‘Ej, çfarë thotë ky’.

Mira Kazhani: Po rikthehet bota tek e majta? Për shembull Amerika ka lëvizje të forta të majta. Italia shumë.

Erion Braçe: Duhet plotësuar ‘gap’-i Mira.

Mira Kazhani: Pse është kjo nevoja për të majtën? E ka theksuar kapitalizmi, hendeku, pavarësia?

Erion Braçe: Nevojën tek e majta e ka sjellë kapitalizmi që keni ndërtuar. Kapitalizmi që nuk kujdeset për shumicën. Është një kapitalizëm që konsolidon gjithnjë e më shumë pasuri, para, mirqenie tek një pakicë. Kapitalizmi që mendon se zhvillon ekonominë, duke taksuar më pak pakicën dhe duke shpërndarë gjithnjë e më pak tek shumica. Ky është kapitalizmi që ne sot kemi në Shqipëri. Është një kapitalizëm që ka thelluar pabarazinë. Nevoja për të majtën është për të adresuar pabarazinë. Pandemia, (dhe të gjithë po e thonë, habitem pse nuk dëgjojnë në këtë vend), janë nja pesë zonja, pesë gra që po ndryshojnë ekonominë botërore. Po t`i lexosh, të frymëzojnë me çdo germë. Është, fjalabie, një italiane që rri në Londër, Mariana Mazzucato pedagoge universitare që të frymëzon në çdo gjë. Prej saj e mësova idenë që prokurimet publike mund të jenë një instrument shumë i mirë që luftojnë edhe pabarazinë, por në krahun tjetër që zhvillojnë vendin. Zgjedhin punën më inovative. Zgjedhin investimet më inovative, zgjedhin çmimet më të mira. Zgjedhin shërbimin më të mirë. Pse nuk dëgjohet në këtë vend kjo? Pse ne vazhdojmë ende bëjmë një betejë si me mullinjtë e erës? Me korrupsionin që është agresiv përkundrejt çdo tenderi publik dhe kundrejt çdo funksionari publik që menaxhon atë tender. Prej saj e mësova. Ju e dini qëndrimin tim për konçesionet edhe për partneritetin publik-privat. Po prej saj e mësova që ky instrument ekonomik, po u pa i tillë, jo si objekt sharje midis meje dhe Lulzim Bashës, midis meje dhe Sali Berishës, etj, por po u pa si një instrument publik i mirërregulluar, transparent, konkurrues, e mbi të gjitha si një instrument që i shërben shumicës, jo thjesht kontraktorit, por shumicës, është i vlefshëm për ekonominë. Pse jemi kaq mosdëgjues përkundrejt asaj që është e mirë dhe jemi kaq të hapur përkundrejt çdo lloj fenomeni negativ që na vjen. Ne e mësuam prej andej edhe drogën, edhe trafikun, edhe korrupsionin, edhe pastrimin e parave. Regjistrimin nëpër offshore, edhe dërgimin e parave nëpër offshore, edhe skemat sesi me paratë publike shkon deri në offshore. I mësuam të gjitha këto, por përse s`mësojmë këtë gjënë tjetër?

Mira Kazhani: Po përpjekja dhe mundimi nuk është e lehtë për t`u mësuar Erion dhe këtë e dimë. Njerëzit duan pasurim të shpejtë, njerëzit gjithmonë duan ‘shortcut’ mënyra të thjeshta.

Erion Braçe: Edhe sa kohë?

Mira Kazhani: Edhe sa kohë nuk e di. Si e ke parashikimin për Shqipërinë edhe në përgjithësi?

Erion Braçe: Tani po më pyet për horoskopin?

Mira Kazhani: Eee jo si Nostradamus dhe jo si horoskop, po si e ke parashikimin? Je njeri që ke shpresë? Je optimist apo je pesimist? Se që je i mërzitur tani dukesh, po a ke një shpresë që gjërat të ndryshojnë?

Erion Braçe: Më shumë sesa i mërzitur, jam i shqetësuar. Nuk janë gjërat mirë në këtë vend. Nuk janë.

Mira Kazhani: Të ikim apo të rrimë?

Erion Braçe: Të rrimë! Të rrimë për të bërë betejë, për të marrë gjërat e duhura. Unë ju thashë ka një ‘gap’ shumë të madh midis qeverisjes dhe të majtës. Atë pjesën tjetër nuk e shoh fare. Po midis qeverisjes dhe të majtës. Nuk mund ta lëmë në dorë të populizmit këtë gjë. Do ta plotësojmë me një të majtë që evokon , me një komunitet që e gje forcën tek kushtetuta dhe e gjen fuqinë për të shkuar përpara tek vlerat, tek vlerat . E dini që siç e ka pësuar bujku në 2018-ën me atë skemën e pabarabartë të TVSH-së e ka pësuar edhe libri? E dini që edhe libri u bë në të njëjtën formë duke personalizuar politikën fiskale? Madje unë kisha konflikt interesi, konflikt interesi. E pse? Apo se lexoj libra. Për këtë jam në konflikt interesi? A e kupton se sa i madh është ‘gap’-i që ka krijuar personalizimi i politikës, personalizimi i qeverisjes, personalizimi i politikave e të tjera me radhë? Duhet ta thyejmë këtë barrierën që ka krijuar personalizimi dhe të krijojmë komunitete. Është shumë e rëndësishme për të krijuar komunitete të forta. Komunitete që kanë zë, komunitete që kanë vlera, komunitete që përcjellin vlera dhe komunitete që frymëzojnë. Eshtë shumë e rëndësishme. Mua më ndodh që të më frymëzojë edhe një pemë, të më frymëzojë edhe një njeri që flet që ndan vlera e të tjera me radhë. Më frymëzon një libër padiskutim. A të frymëzon një gol? Po të frymëzon edhe një gol. Të frymëzon një fitore? Padiskutim që të frymëzon një fitore, por ama frymëzimi që të bën ose frymëzimi që të vjen nga fakti që nuk je vetëm, po është një komunitet i tërë brenda së cilit je i barazvlefshëm si gjithë të tjerët dhe që ka vlera mes vetes, ndan vlera me veten, ndan vlera me njëri-tjetrin e të tjera me radhë është një frymëzim komplet tjetër.

Mira Kazhani: Cila është ëndrra jote tani? Të kthehesh në media apo të vazhdosh politikën?

Apo është diçka, një ëndërr me ullirin se desh e harrova? Ke shumë postime me ullirin. Ke ndonjë projekt me ullirin apo flet me kode nëpërmjet ullirit?

Erion Braçe: Ulliri është një pemë që bën komunitet. Ulliri është një pemë që është e fortë. Ulliri është një pemë që rri në dritë edhe në dritë të diellit madje. Ulliri është një ekonomi shumë interesante, është ekonomi shkalle, i ka të gjitha brenda.

Mira Kazhani: Ke ndonjë projek ekonomik për ullirin që do ta prezantosh apo e ke ullinin metaforë dhe filozofi të jetës në këtë faze?

Erion Braçe: Unë kam menduar që më mjafton ajo që kam, nuk ka projekt ekonomik që të bëjë të pasur. Histori koti, nuk e ndjek këtë fare.

Mira Kazhani: Nuk do të jesh i pasur ndoshta. Dukesh sikur s`do të jesh i pasur.

Erion Braçe: Unë dua të jem mirë. Unë dhe familja ime duam të jemi mirë. Të kemi shëndet në radhë të parë. Të kemi prindërit pranë. Të kemi fëmijët pranë. Natyrisht të bëjmë gjënë e duhur. Kurse ulliri është platformë Mira. Ulliri do jetë platformë.

Mira Kazhani: Kur do ta mësojmë?

Erion Braçe: Po përpiqemi.

Mira Kazhani: Faleminderit Erion Braçe! Të gjithë duam të jetojmë mirë. Edhe Toni me Arditin që nuk duken pas kamerave, të gjithë duam të jetojmë mirë dhe të gjithë duam të jetojmë në Shqipëri.

Erion Braçe: Kemi ulur tatimet edhe për Tonin, edhe për Saimirin the?

Mira Kazhani: Arditin.

Erion Braçe: Po, Arditin. Saimiri është një fermer që kam gjithë ditën që flas në telefon sot. Më ka ngelur mendja.

Mira Kazhani: Ti sheh ëndrra me fermerë dhe bujq kam përshtypjen. Shumë mirë që i do kaq shumë.

Erion Braçe: Jo, por nuk jam mësuar t`i lë njerëzit në baltë.

Mira Kazhani: Tiranapost e ke në dispozicion për çdo bujk, për të bërë artikuj dhe për t`i promovuar ata, dhe për të përcjellë edhe protestat e tyre. Faleminderit për këtë rrëfim!

Erion Braçe: Faleminderit që ma dhe mundësinë! Diku tjetër s`do ishte dëgjuar asgjë tani. Do ishte njëri këtu, tjetri aty.. Ka studio televizive ku rri një orë e gjysmë dhe në fund fare, s`po e them atë fjalën.

Mira Kazhani: Dhe unë gjatë rrugës kam mësuar të dëgjoj. Jo gjithmonë kam dëgjuar mirë.

Erion Braçe: Këtu isha shumë komod.

Mira Kazhani: Faleminderit që hoqe maskën, sepse e pashë që kishe një raport strikt me të.

Erion Brace: We have closed it four times so far, to finally close it: Keep the mask! To all those who listen to us, I want to say that apart from the fact that they should be vaccinated and not listen to idiots in the media or even idiots in parliament. If they go and get vaccinated, because in the end they save their lives and the lives of their relatives, but it is not enough. They have to wear the mask, they have to keep their distance, they have to wash their hands. A coffee in the fresh air is much healthier than a coffee inside the club.

Mira Kazhani: Ok, let's go to the cafe!

* It is forbidden to republish this interview without the permission of the editor. Contact us by email [email protected]