Videopodcast

The second opportunity!

The second opportunity!

Transcribed interview with Mirza Alibegaj

Mira Kazhani: She is the most ardent follower of Tiranapost. For a "z" we would have the same name, but the reason why I invited her to speak on the TIP Podcast is a story of hers, worthy of a movie where you can cry and have a lot of fun. For me, Mirza Alibegaj, the loyal basketball player of Tirana, should write a book. I do not believe she will ever do that and I'm excited that she trusted me with her confession, no doubt.

Mirza thank you for saying "Yes" to my interview!

Mirza Alibegaj: Thank you!

Mira Kazhani: Historical basketball player, icon of Tirana. What does basketball cause a man? What do you do to a man?

Mirz Alibegaj: I think basketball is like life. What you experience during your sports career, starting this as a child, that usually basketball players, athletes start their careers very early, and continue their entire career until it ends, it is a part of life, but in more years short, that is, in 10, 15, 20 years as the career continues. This is for me and I continue to tell the younger generations I already have.

Mira Kazhani: Basketball has not only been your passion and profession at home, but also your sister?

Mirza Alibegaj: I started my passion from my sister in reality. She is 7 years older than me. From the moment I started playing basketball, or was selected by the coaches for the sports classes, Edera was a first team player and very followed and decisive in the first team. So when they selected me they said: Aaa you are Eder's sister? You will definitely come. That then there was a problem and with the children to choose sports classes, from lessons, even the parents had it a little difficult. But as soon as they selected me and saw the surname, they told me: You are Ederën's sister, you will come.

Mira Kazhani: Your parents did not like sports very much?

Mirza Alibegaj: No, my parents loved him very much.

Mira Kazhani: They did not want you to get involved in sports, so that you might learn more?

Mirza Alibegaj: No, fare. It was not my parents problem. It was the problem in general, the parents of the children. Not my parents. My only problem they had, with Eder, not with me, when he was selected, was the problem of not falling out of lessons. It was like, that if he gets a 9 we will remove him from the sport. But she was very good and for me it was easier to engage with the sport after breaking the ice with Eder.

Mira Kazhani: You grew up in the socialist period. At that time sport let's say had a kind of power and education.

Mirza Alibegaj: A kind of better organization than it is today. I come from the sports class of that time which was a very good organization. He belonged to the Tirana club. There were many sports classes, for different sports that belonged to the three clubs that Tirana, Partizani, Dinamo had, that they then produced elements for these clubs. In my year there were 15 boys and 15 girls. Out of our generation came two athletes, one of the girls, one of the boys. This is a very big achievement for a 4-year-old to bring out two athletes in a generation. Nowadays there is no such organization. Associations with community center schools, associations for various sports have started to be organized, but then it was the best organization.

Mira Kazhani: How is it possible? It is always said about sports, now we need money, we need funds. Now is the money, but it is no longer that elite sport, that success in sport meanwhile then I do not believe there was money. What was there?

Mirza Alibegaj: Ku e di unë. Sot prindërit i futin fëmijët në sport për t`u hequr pak nga kompjuteri. Kjo është gjë shumë e mirë. Për të rënë në peshë. Neve nuk jemi futur në sport që do jemi kalimtarë. Neve jemi futur në sport për t`u bërë dikushi. Kemi pasur shumë forcë, vullnet të brendshëm, vullnet familjar. Pastaj vetë shoqëria ka qenë e tillë. Neve s`kemi pasur shumë gjëra që të gëzonim në atë kohë. Sporti ishte një nga gjërat që na gëzonte jo vetëm neve që e bënim, gëzonte dhe tifozët, gëzonte edhe njerëzit që e ndiqnin. Jo vetëm tifozët që vinin në stadium, gëzonte të gjithë ata që e ndiqnin nga kamerat, nga televizori. Se ishte një nga aktivitetet argëtuese të televizionit. Në atë kohë 6 me 10 ka qenë televizioni. Nëse ti shikoje 2 orë basketboll në darkë, mbas orës 10 kur ishin Kupat e Republikës, ose përpara në drekë, ose ndeshjet e futbollit, volejbollit, ajo ka qenë pjesa argëtuese në atë kohë.

Mira Kazhani: Si ishin fansat në atë kohë? Si ishin fansat e tu për shembull?

Mirza Alibegaj: Fansat e Tiranës. Nuk mund të thoje fansat e tu, sepse atëherë kishe fansat e Tiranës që ndiqnin si futbollin, volejbollin, basketbollin, të gjithë llojet e sporteve. Shtangën, mundjen, ata e shoqëronin të gjithë aktivitetin e klubit të Tiranës. Nuk kishin vetëm futbollin. Se sot mund të luhet futbolli. Kanë fansat e vet. Janë “fanatics”. Ata shumë shumë vijnë për të parë ndonjë ndeshje basketbolli kur ndonjë shok i tyre është më “fanatics” dhe ata vijnë e ndjekin basketbollin. Por jo se janë të përhershëm siç kanë qenë në kohën tonë. Ne i kemi pasur njësoj si në futboll, si në basketboll ishte plot stadiumi kur ne kishim ndeshje.

Mira Kazhani: Ndoshta e kam unë gabim, por në basketboll duket sikur të jesh i gjatë është gjithçka.

Mirza Alibegaj: Jo. Patjetër duhet gjatësia, por jo gjithçka.

Mira Kazhani: Për ato koshat për shembull bën punë?

Mirza Alibegaj: Jo për ato koshat se janë pozicione të ndryshme. Po të luash afër koshit duhet të jesh më i gjatë. Sot kanë ndryshuar gjërat. Nëse në atë kohë 2 metra ishe lojtar shumë i gjatë dhe duhet të rrije në qendër, sot 2 metra je një organizator, që një organizator mund të fillojë për meshkujt edhe nga 1 e 80-ta, mund të luajë një 2-metrosh organizator. Kanë ndryshuar dimensionet. Atëherë në kohën tonë, para ‘90-ës, kishe 2 apo 3 lojtarë me kokrra që ishin 2 metra të gjatë edhe i ndiqnin për t`i marrë në ekipet e tyre, ekipet kryesore, Partizani e të tilla. Kurse për femra nuk diskutohet. Ditët e sotme po të shohësh ekipin kombëtar të djemve ka 5-6 veta që janë mbi 2 metra.

Mira Kazhani: Tani më duhet një njeri i asaj kohe dhe unë kam shumë besim tek drejtpërdrejtësia jote, Edi Rama ishte basketbollist i mirë?

Mirza Alibegaj: Për mua ishte basketbollist i mirë.

Mira Kazhani: Ishte më i miri në skuadrën e vet?

Mirza Alibegaj: Skuadra e vet ka pasur lojtarë shumë të mirë. Ishte një ndër të mirët e skuadrës së vet, por ka pasur lojtarë shumë të mirë. Tek ne nuk mund ta përcaktosh ndonjëherë se ti ke pozicion organizator, qendër, gjithsesi luan rolin e vet në një ekip. Patjetër njëri është lider, por ai lider, i vetëm, nuk mund të bëjë gjë.

Mira Kazhani: Jam e bindur që e ke ndjekur Michael Jordan, dokumentarin e jetës së tij.

Mirza Alibegaj: Patjetër!

Mira Kazhani: Për ty cili ishte mesazhi?

Mirza Alibegaj: Që ekipi e bën forcën. Ai ishte patjetër lider. Udhëhiqte ekipin, i jepte zemër ekipit, e fuste në punë ekipin, por në fund të ditës Michael Jordan nuk ka qenë i vetëm. Për të gjithë ato kampionate që u morën, ka pasur një Pippen, ka pasur një Rodman, Toni Kukoc që ka ardhur nga Evropa. Ka pasur një ekip për të fituar kampionate.

Mira Kazhani: A kemi ne tani një ekip që ti e shikon dhe thua, ky është në rrugën e duhur? Do thuash për Tiranën, e di.

Mirza Alibegaj: Ekip basketbolli?

Mira Kazhani: Flas gjithmonë për në basketboll. Një skuadër që të duket se ka atë shpirtin që duhet të ketë një skuadër.

Mirza Alibegaj: Tek basketbolli i djemve janë më përpara sesa ne.

Mira Kazhani: Djemtë janë më mirë se vajzat.

Mirza Alibegaj: Janë më mirë se vajzat. Çfarë ka ndodhur në brezin që jam rritur unë, neve kemi qenë vetëm lojtare shqiptare. Ne lojtaret e Tiranës lindnim dhe vdisnim aty. Nuk ndryshonim, deri në `90-ën flasim. Ne luanim për fanellën. Ne nuk luanim për lekë. Ne luanim për fanellën dhe na vinte turp kur dilnim rrugës, për ngjyrat e ekipit, nëse kishim ndonjë humbje. Sot kemi një problem tjetër. Ne luajmë me lojtarë të huaj. Një ekip që ka lojtarë të huaj, është pretendent për kampionat. Një ekip që luan me vajza shqiptare, nuk është pretendent për kampionat. Kjo është diferenca. Sot është e vështirë t`u thuash vajzave që luani për fanellën. Për shembull unë nganjëherë e kap veten t`u them vajzave që kam në ekip, mos e turpëroni fanellën. Por kanë ndryshuar rolet. Nuk është ajo fanella që ne luanim para `90-ës për bluzën, për bardheblutë. Se vajzat nuk janë tiranse që kanë lindur këtu dhe kanë 15 vjet apo 20 vjet që luajnë këtu. Janë vajza edhe studente. Janë vajza të ardhura dhe nga ekipet e tjera.

Mira Kazhani: Janë vajza ndoshta që kanë edhe një qira për të paguar.

Mirza Alibegaj: Janë studente. Janë për mbijetesë. Janë për qira për të paguar. Janë për t`u ushqyer vetë. Ndonjëherë ndihmojnë dhe familjet.

Mira Kazhani: Dhe është për të ardhur keq.

Mirza Alibegaj: Është për të ardhur keq dhe nganjëherë kur u thua që nuk ju vjen keq për bluzën që mbani se ka 41 kampionate, po u numëron diçka që për ato, në realitetin që ndodhen sot, është një shifër që ato nuk e llogarisin përpara ekzistencës.

Mira Kazhani: Të gjitha këto i kuptoj Mirza Alibegaj, megjithatë ju jeni rasti që i rrëzoni të gjitha tezat. Ju vazhduat të punonit me pasion dhe unë mesa di ju nuk jeni pasuruar nga sporti.

Mirza Alibegaj: Jo.

Mira Kazhani: Dhe nuk jeni e pasur. Megjithatë ju keni një rast akoma dhe më të madh si mesazh që edhe në ditët e kimioterapisë ti u ktheve dhe stërvite vajzat. Jo shumë njerëz e dinë që vitin që shkoi, në maj të 2021-shit, ti ke bërë kimioterapinë e fundit. Për këtë arsye i ke edhe flokët e shkurtër. Edhe të shkojnë shumë!

Mirza Alibegaj: Faleminderit! Unë vërtet e kam me pasion basketbollin në përgjithësi. Unë që e vogël kur kam hyrë në klasat sportive kam thënë që do bëhem mësuese fizkulture dhe do merrem me fëmijë. Kjo ka qenë ëndrra ime. Nganjëherë pyes vajzat, kush është ëndrra juaj, edhe janë në mëdyshje. Unë kam qenë e përcaktuar për këtë gjë. E kam bërë sportin me pasion dhe kam marrë ekipin e basketbollit të Tiranës, të femrave, po me atë pasion që kam bërë edhe basketbollin. Flija dhe zgjohesha me problemet e vajzave dhe me problemet e ekipit dhe sesi mund të ecim përpara. Ky pasion më ndoqi edhe pasi kalova këtë peripecinë me shëndetin tim, vitin që kaloi. Mendoj që më ka ndihmuar dhe ky pasioni që kam ndaj sportit t`i kaloj gjërat edhe më lehtë, sesa mund të isha ndoshta pa këtë gjë.

Mira Kazhani: Tani për të folur pak për këtë kapitullin e këtij mysafirit, këtij vizitorit të pakëndshëm që është tumori, kur e more vesh edhe si u ndjeve? Cili qe reagimi yt i parë?

Mirza Alibegaj: Unë në fakt gjatë kohës që luaja basketboll kam pasur një goditje që quhej një kalçifikim, jo shqetësuese, por duhej kontrolluar. Pa qenë shqetësim i madh. Vjet kalova Covid-in në tetor edhe thashë me këtë rast po bëj një skaner edhe të shoh edhe si jam me mushkëritë, edhe ta shoh edhe këtë gjëndrën që kam në gjoks, që kisha 10 vjet që më dhimbte dhe mendoja, meqë më dhemb, nuk është kancer. Edhe pak mendjen e lehtë nga ana ime. Aty më tha doktori që Covid-in e ke kaluar pa problem, por duhet të shkosh të kontrollosh patjetër gjirin me urgjencë. Dhe kështu bëra mamografinë, ekon dhe më duhej të më kontrollonte patjetër një onkolog. Unë ndërhyrjen nuk e kam bërë këtu, por kjo nuk ka lidhje. Unë edhe mamografinë, edhe ekon e kam bërë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” dhe doktorët aty çfarë më kishin shkruar në letër, ato që më kishte shkruar ekografi, ato më dolën edhe kur ika jashtë. Për këtë jam e kënaqur që kisha të njëjtën diagnozë nga të dy palët.

Mira Kazhani: Po, është e vërtetë në fakt. Ne i kemi mjekët e mirë. Të gjithë e thonë këtë.

Mirza Alibegaj: Doktori më tha: Unë këtë që e kam shkruar këtu Mirza, e kam me vulë e me firmë. Kjo do të dalë. Ti duhet ta ndjekësh, por kjo është. Këtë e them, sepse me të vërtetë kam ngelur e kënaqur përsa i përket vizitës që unë e bëra atje, edhe më ka dalë e njëjta gjë.

Mira Kazhani: Mesa kuptoj duhet t`i jesh mirënjohëse edhe Covid-it, sepse Covidi paska ardhur si “bekim”, por ke zbuluar diçka në kohë.

Mirza Alibegaj: Patjetër! Unë mendoj që jam me fat brenda gjithë kësaj gjësë, edhe në rastin e Covid-it që më erdhi dhe më shtyu për të bërë diçka, sepse nganjëherë ne jemi shumë tolerantë. Të merr jeta përpara dhe tolerantë me veten dhe përsa i përket shëndetit. Unë nuk kisha bërë 2-3 vitet e fundit ekografi dhe as mamografi dhe ky ishte gabimi im. Por kjo ndodh ngaqë të merr jeta me vrullin e vet, me problemet, me njërën me tjetrën. Hajt se e bëj më vonë. Hajt se muajin tjetër e muajin tjetër harrohesh e kështu me radhë. Kjo u bë shkak. Si të them, ma çoi Zoti Covid-in që unë të ndiqja problemin.

Mira Kazhani: U pezmatove në ndonjë moment Mirza?

Mirza Alibegaj: Kur e mora vesh u pezmatova që nuk isha kontrolluar. E kapa me veten që nuk isha kontrolluar që ta kapja më herët, pa shkuar deri këtu. Pastaj e mora me sportivitetin tim, që i marr zakonisht gjërat dhe thashë çfarë më ka rënë, do ta ndjek. Nganjëherë Zoti ua çon njerëzve që janë të fortë gjërat për t`i përballuar. I provon.

Mira Kazhani: Qave ndonjëherë?

Mirza Alibegaj: Jo.

Mira Kazhani: Asnjëherë?

Mirza Alibegaj: Jo, jo, jo. Nuk qava. Vetëm thashë do iki dhe do ta ndjek këtë gjë.

Mira Kazhani: Pate bezdi nga njerëzit? Se në përgjithësi ka shumë njerëz që kur kalojnë një sëmundje “bezdisen” jo nga mëshira, por nga njerëzit që përkujdesen dhe të trajtojnë si të sëmurë.

Mirza Alibegaj: Jo. Për mua nuk ka qenë problem. Të vetmen gjë që kam bërë, është t`u them atyre që të kujdesen për shëndetin. Dhe kam dashur që të flas që t`u tregoj që unë u vonova për të kontrolluar veten. Ky ishte gabimi im. Që mund të mos kisha arritur deri këtu.

Mira Kazhani: E di çfarë kam thënë unë? Nuk ta kam thënë ty, por e kam thënë me njerëz të tjerë. Kur mësova lajmin që ti po luftoje, kishe një betejë me shëndetin tënd, nuk kishte ndoshta as një vit që kishe gjetur dashurinë e jetës. E kishe ritakuar atë. Nikon. Grekun simpatik, basketbollist.

Mirza Alibegaj: Ish-basketbollist.

Mira Kazhani: Edhe thashë me vete: Po si s`të lë Zoti rehat? Ajo sa gjeti njeriun që duhej.

Mirza Alibegaj: Jo unë nuk e shoh kështu. Unë e shoh ndryshe.

Mira Kazhani: Ndoshta Zoti të ka ndihmuar që ta ka çuar Nikon në atë moment.

Mirza Alibegaj: Patjetër. Niko në atë moment që unë kalova këtë, ishte një njeri që më mori ashtu siç isha, si para sëmundjes si pas sëmundjes. Unë mbas operacionit kam qenë atje dhe kam pasur një njeri që më ka trajtuar normalisht sikur të mos kishte ndodhur asnjëgjë. Në të gjithë muhabetet dhe komunikimet tona ishim: ku do shkojmë do bëjmë këtë, ku do shkojmë do bëjmë atë. Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Sikur unë vrava kaviljen edhe po rregullohem, kaloi, të nesërmen çdo gjë në rregull. Patjetër që unë mendoj që më ka parë Zoti edhe në këtë rast, që kam pasur përkrah një njeri i cili të trajton normal. Nuk të trajton si të sëmurë. Edhe të jep dashuri sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk të trajton me ndjenjën e ‘gjynah’ apo keqardhjes.

Mira Kazhani: Po as nuk u tremb. Se burrat ndonjëherë tremben, kështu thonë.

Mirza Alibegaj: Jo, jo.

Mira Kazhani: Tani si e ritakove Nikon? Se e ke takuar 23 vjeç.

Mirza Alibegaj: Me Nikon ne kemi luajtur basketboll kur kam qenë në Greqi. Jemi simpatizuar në atë kohë.

Mira Kazhani: Dashuri platonike?

Mirza Alibegaj: Muhabet, takim, por jo gjë më tepër.

Mira Kazhani: Jo lidhje.

Mirza Alibegaj: Jo lidhje. Që ai ka pasur simpati ndaj meje ma ka thënë tani, por në atë kohë nuk ishte në gjendje që të krijonte lidhje serioze dhe ngaqë më kishte parë gocë të mirë, nuk donte të krijonte gjë.

Mira Kazhani: Donte që të humbte kohë gjithë ato vite, po s`ka gjë (qesh).

Mirza Alibegaj: Po. U rilidhëm nga Facebook-u.

Mira Kazhani: Si, të gjeti apo e gjete?

Mirza Alibegaj: Më gjeti dhe unë pyes një shoqen time të basketbollit. I thashë: Maria, më ka bërë “friend request” e njeh? Po, më tha, filani. Ok, tani e kujtova. Edhe më tha, kujdes se është aventurier. E mbylla me të edhe thashë: Meqë qenka aventurier, do ta bëj “accept”. (qesh)

Mira Kazhani: Sa e bukur kjo!

Mirza Alibegaj: Edhe kur jam takuar me të dhe kemi folur të dy i kam thënë që kjo është arsyeja.

Mira Kazhani: Reagimi yt është 1 milion dollarësh.

Mirza Alibegaj: Ne qeshim gjithmonë me këtë gjë, e diskutojmë dhe qeshim. Shyqyr që më ka thënë ajo që është aventurier.

Mira Kazhani: Dhe pastaj kur i dhe “accept” aventurierit?

Mirza Alibegaj: Pastaj ne kishim gjëra shumë të përbashkëta. Se në fakt unë e kisha harruar fare. Unë kam luajtur katër vite në Kretë. Pastaj kam luajtur në Athinë dhe një nga ekipet që unë kam luajtur në Athinë, Niko ma ka gjetur. Mua më ishte shuar komplet nga memoria. Ai më pyeste për ekipin si vazhdon. Vetë ka qenë trajner basketbolli, edhe me ekip femrash. Kemi shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin. Kur jemi takuar më ka thënë që unë të kam gjetur ekipin e dytë dhe kur hap dokumentet që kam nga Greqia, disa blloqe që kam, gjej numrin e telefonit të tij dhe i them: Niko, të kam gjetur numrin e telefonit. Më tha: Po të thashë që unë të kam lidhur me menaxherin e ekipit të dytë. Pastaj ai si aventurier që është Shqipërinë nuk e kishte parë edhe më thotë: Kam dëshirë të vij të shikoj Tiranën. Unë një fundjavë nuk ndodhesha aty. I thashë, ti mund të vish, por unë nuk ndodhem këtë fundjavë. Aty ishte hera e parë që më tha: Unë dëshirë kam që të vij të shoh Tiranën, por kam dëshirë të shoh dhe ty. Kështu që e lamë për një fundjavë tjetër. Erdhi pa dhe Tiranën dhe aty nisi lidhja jonë. Si një lidhje pa lidhje në realitet, por si takimi i dy miqve e cila pastaj u forcua shumë më tepër pasi më ndodhi kjo gjë, nga ana ime. Se Niko ka qenë gjithmonë shumë i dhënë, por unë kam qenë pak e tërhequr. Mbas qëndrimit që ai pati ndaj meje, lidhja u forcua edhe më tepër.

Mira Kazhani: Ai duket kaq i ngjashëm me ty dhe vërtet duket si shpirti binjak. Dy njerëz që e kanë marrë me kaq sportivitet dhe humor edhe një situatë që shumica e njerëzve e marrin në mënyrë dramatike, Mirza.

Mirza Alibegaj: Jo, dhe ai e ka marrë shumë mirë. Ngjasojmë pak siç duket në këtë karakterin tonë që i marrim gjëra njëçik me sportivitet.

Mira Kazhani: Çfarë aventurash bëni gjatë kësaj kohe për shembull? Bëni shaka, autoironi?

Mirza Alibegaj: Shaka unë kam bërë me veten time. Se unë gjoksin e kam hequr. Edhe një ditë para se të shkoja në spital, i thashë: Niko më shih tani, por nesër kur të vij, do jem sikur ta bëj me sy. Se nuk e kam një anë të gjoksit. E kam marrë me sportivitet, sepse mendoj që unë këtë gjë do ta kaloj. Do të kujdesem për veten time. Gjërat i ka shkruar Zoti. Ai më tha që nuk je kujdesur shumë dhe ma dha shenjën që duhet të kujdesem më tepër. Unë do mundohem të kujdesem. Do jetoj sa e kam të shkruar për të jetuar, por do ta jetoj. Nuk do jetoj me mërzi dhe nuk do jeton me dramë. Do jetoj ashtu siç kam jetuar dhe pa këtë sëmundje.

Mira Kazhani: Beson te Zoti? Beson tek një yll? Beson tek një shenjë në jetë? Ku beson më shumë ti?

Mirza Alibegaj: Mamin e ka pasur Katolike dhe ka qenë shumë e dhënë ndaj Zotit. Na ndizte ndonjë qiri, na bënte dhe ndonjë lutje kur kishim ndeshje të forta, domethënë brenda, në fshehtësinë e asaj kohe. Me ndjenjën e besimit tek një fuqi më e madhe nga ajo që kishim ne, ne jemi rritur në familje. Unë në veten time e besoj këtë gjënë që kam një gjë që gjithmonë më del përpara dhe më ndihmon. Në gjithë jetën time. Në gjithë karrierën time, edhe sportive, edhe të shkollës, edhe të ekipit edhe të kombëtares, tek të gjitha arritjet që kam bërë. Edhe që në `90-ën që u hapën kufijtë, unë isha e re, ime motër ishte më e madhe për shembull, ishte shumë e vështirë, afër 30-tave të gjesh një ekip jashtë shtetit, të luash jashtë. Unë gjeta ekip. Luajta deri në 2000-shin. U ktheva këtu. Vazhdova luaja. Kam një punë të shkëlqyer, aty ku punoj, përveç basketbollit, kam njerëz që janë familja ime. E kam përballuar këtë që kam kaluar me një dashuri të paparë nga njerëzit që punoj dhe them që jam e bekuar nga Zoti për të gjithë njerëzit që më kanë ardhur afër deri në ditën e sotme. Mendoj që edhe këtë që ma ka sjellë Zoti, ma ka sjellë dhe nuk jam sjellë mirë me veten. Për të më thënë që ti duhet të kujdesesh më tepër.

Mira Kazhani: Është e vërtetë, por ndërkohë dukesh kaq e mirë me jetën dhe me botën Mirza, njëkohësisht je shumë e mirë me veten. Njerëzit e hidhërojnë, e helmojnë shumë veten. Ti më dukesh njeri që e do shumë jetën, veten, njerëzit që të rrethojnë dhe në mënyrën e duhur. I do shëndetshëm.

Mirza Alibegaj: Unë kam marrë dashuri nga njerëzit që më rrethojnë dhe jap dhe dashuri tek njerëzit që më rrethojnë. Dua që të kaloj mirë. Nuk dua që të mërzitem. Dua që të jem “happy”. Unë thoja ndonjëherë, kur u ktheva në 2000-shin këtu, nga Greqia, nuk e dija a do rrija në Shqipëri, sepse atje gjithë ato vite dhe fillova edhe të bllokohesha. Nuk dija në Tiranë kë kisha. Njerëzit kishin ndryshuar. Edhe thoja në atë kohë që ndoshta kur të plakem do ta mendoj kam bërë mirë apo kam bërë keq që jam kthyer. E dyta, atëherë Athina ka pasur shumë ndryshim me Tiranën. Tani Tirana është shumë ndryshe nga para 20 vjetësh. Po atëherë kemi pasur diferenca shumë të mëdha. Edhe thoja, nuk shoh ato që s`dua t`i shoh. I kisha vënë një perde vetes që nuk kisha qejf të shihja gjërat e këqija. Vendosa që të shoh vetëm gjërat e mira dhe prandaj vazhdova të jetoj këtu dhe shumë më herët sesa kur të plakem, kam thënë, kam bërë shumë mirë që jam kthyer.

Mira Kazhani: Tani nuk e di a do bëj mirë edhe Niko që të vijë të jetojë këtu. Si e ka planin se e pëlqen shumë Tiranën më kanë thënë?

Mirza Alibegaj: Ai e pëlqen shumë Tiranën. Neve jemi shumë mirë kështu siç jemi. Unë ia kam thënë që në fillim. Ai që në fillim ka dashur. Nuk e ka fare problem. Unë mund të them që është një reklamues i mirë i Shqipërisë.

Mira Kazhani: Është promovues i mirë i Shqipërisë?

Mirza Alibegaj: Ne kemi shëtitur shumë. Unë kam shëtitur me Nikon shumë. Shkojmë gjithandej. Se ai vdes për të parë vende të ndryshme. Kemi lënë pa parë veriun. Edhe më thotë, jugun e kemi parë, veriun s`e kemi parë akoma. Atij i pëlqen dhe vjen vazhdimisht këtu, duke qenë se unë jam me sportin më e angazhuar. Niko gjithë hapësirat që gjen me pushimet, vjen i kalon këtej pasi i pëlqen edhe të rrijë këtu.

Mira Kazhani: Po tani që je edhe shumë mirë, në formë edhe me shëndet mund të udhëtoni në veri, sepse jugu i ngjan atij pak me Greqinë. Deti Jon. Ҫoje në Valbonë, në Theth, në Shkodër, në Lëpushë që të shohë pas edhe qytetërimin e veriut.

Mirza Alibegaj: Po patjetër, por nuk kemi arritur se ishim me kimio deri në maj. Sa u liruam. Do ta bëjnë sa të rregullohet dhe koha tani në pranverë. Është edhe dimri. Po unë jam e angazhuar gjatë dimrit me basketbollin dhe nuk kam kohë që t`i ndjek këto gjëra.

Mira Kazhani: Ndonjë martesë në horizont nuk sheh? Nuk pranon?

Mirza Alibegaj: Unë mendoj që edhe kështu jemi shumë mirë. Njeriu është aq afër sa ai ndihet afër. Njerëzit mund të jenë të martuar dhe mund mos të jenë afër. Unë jam me Nikon shumë afër. Ne e kemi kaluar martesën. Nuk ka lidhje një firmë, ose qoftë edhe të qëndruarit në një shtëpi. Unë ndihem njësoj sikur jam me të. Unë kam angazhimet e mia, ai ka angazhimet e veta. Neve jemi bashkë. Ne komunikojmë bashkë. Ne kur jemi bashkë në Tiranë, ose në Athinë jemi të dy bashkë dhe bëjmë gjëra që duhen bërë. Dhe kur jemi veçmas bëjmë gjërat tona që kemi për të bërë dhe komunikojmë njësoj sikur jemi bashkë. Kështu që nuk ka problem. Në këtë moshë që jam dhe unë tani, martesa apo jo. Niko do donte, por unë e shoh se jemi larg. Ne nuk jetojmë në një qytet.

Mira Kazhani: A i sheh njeriu gjërat ndryshe? I sheh ato gjërat e vogla të ditës ndryshe pasi fiton një betejë me shëndetin, kur i jepet një shans i dytë? Kafenë e mëngjesit, liqenin, parkun?

Mirza Alibegaj: Nganjëherë ato mërzitjet e vogla që ti ke gjatë jetës, që të dalin patjetër, në moment thua nuk është asgjë. Ato mërzitjet e vogla i tejkalon. Unë ua them edhe vajzave që kam në ekip, se ekipin e kemi të ri, me vajza 20 vjeçe dhe kam dëshirë që jo vetëm gocat prej meje të marrin atë që mund t`ju jap për basketbollin nga vetja ime, sepse e kam prekur me dorë çdo gjë, por t`u jap edhe diçka nga jeta. Dhe u them gocave që është shumë gjynah të mërziteni për gjëra të vogla se jeta është shumë e shkurtër për t`u mërzitur dhe jeta ka shumë gjëra të bukura, por më tepër për ta gëzuar se për t`u mërzitur për gjëra të vogla. Kështu që ajo që shoh tani është që nuk dua të mërzitem me asnjë, qoftë edhe nëse më mërzisin. Nuk dua.

Mira Kazhani: Të mërzisin?

Mirza Alibegaj: Yes, there is. Sometimes you get upset even when you lose a match, and I start saying it's nothing, these are young girls, to pass.

Mira Kazhani: What do you do when you are bored? Meet friends, drink a glass?

Mirza Alibegaj: I stay alone and I want to get through it quickly. I do not want to think long and say "Next Step", "What are we going to do next".

Mira Kazhani: Did basketball shape this or do you have it in your DNA? So were your parents, so is your sister. Is this force something genetic?

Mirza Alibegaj: No, he also has character as formed, as a person when he is born I think. Maybe even basketball has its hand in this. But it is characteristic.

Mira Kazhani: One should be "Next step" to see only what comes next and enjoy life.

Thank you Mirza Alibegaj for this story!

Mirza Alibegaj: Thank you!