Veliaj's letter to students: You are the motivation of my work! 10 new schools will open their doors this year
Already turned into a tradition, the students of Tirana's schools received today, on the first day of school, a letter from the mayor Erion Veliaj, through which he wished them success for the new school year.
The mayor of Tirana has expressed his joy and encouragement for all students on the first day of school.
"Të dashur nxënës të Tiranës, Dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell. Shumë SUKSESE me zemër, për gjithë të vegjlit që nisin sot klasën e parë, për nxënësit e 9-vjeçareve apo gjimnazeve, që janë pjesë e kurorës së 40 shkollave të reja në Tiranë, e gjithë nxënësve të qytetit nga qendra deri në periferi. Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë, bekime dhe përqafime!", shkruan Veliaj në urim.
Në letrën dërguar nxënësve, Kryebashkiaku Veliaj shpreh vlerësimin dhe mbështetjen e tij për të gjithë nxënësit e Tiranës në këtë fillim të vitit arsimor dhe i inkurajon ata të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre të arsimit.
Veliaj thekson se institucionet e reja arsimore në kryeqytet, me klasa të bollshme, palestra e laboratorë nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. “Duhet të jeni ndjerë shumë krenarë kur u keni treguar për bukuritë dhe historinë e Tiranës, nga Sheshi "Skënderbej" dhe Kalaja, e deri te Piramida e transformuar, shtëpia e re e Qendrës TUMO, e cila do të hapet për ju, e përfunduar, këtë tetor. Jam i bindur edhe për krenarinë që duhet të keni ndjerë kur, bashkë me mysafirët nga jashtë, ju ka rënë rruga përpara shkollave tuaja, sidomos të rejat, me klasa të bollshme, me salla bibliotekash, palestra, laboratorë dhe fusha sportive. Nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. Më në fund, jeni ndjerë të barabartë, njëlloj si moshatarët tuaj, që erdhën në Tiranë, për të kaluar disa ditë pushimi, nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Spanja, Gjermania a gjetiu”, shprehet ai.
Kreu i Bashkisë nënvizon se deri më tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, ndërkohë që këtë vit hapen edhe 10 të tilla. “Deri në këtë 11 shtator kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja. 10 është numri i shkollave që kemi parashikuar t'u hapim dyert këtë vit. Ndërkohë, puna vazhdon me të tjerat, që janë në fazën e planifikimit për t'u ndërtuar nga fillimi, përfshirë ato për lagjen Rilindja, në Astir, dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk. Në Qytetin Evropian të Sportit, që është Tirana jonë, duam që ju të rriteni sipas asaj thënies së vjetër latine: "Mens sono in corpore sano" (Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë), sepse presim që nesër të jeni gati për të shkruar historinë e re të Tiranës, të Shqipërisë dhe pse jo, të botës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Letra e plotë:
Të dashur nxënës të Tiranës,
Ja pra, ra edhe zilja e mësimit e ditës së parë të shkollës. Pushimet janë të bukura, sigurisht, por s’krahasohen me shkollën… Ndaj, dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell.
Vijon të jetë e tillë edhe kësaj here, pas një vere të jashtëzakonshme si kjo që sapo shkoi, e që e bëri Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, stacionin e lakmuar për një ndalesë çlodhëse të udhëtarëve nga anekënd globit. E patë vetë se rrugët e qytetit tonë, sheshet, muzetë, baret e restorantet, u shndërruan në hapësirën ku fliteshin të gjitha gjuhët e botës. Disa prej familjeve tuaja u bënë ambasadorë të mirëfilltë të mikpritjes tipike shqiptare, që mysafirët nuk ngurruan ta vlerësojnë. Disa prej jush mund t’u jenë bërë udhërrëfyes miqve nga përtej kufijve. Duhet të jeni ndjerë shumë krenarë kur u keni treguar për bukuritë dhe historinë e Tiranës, nga Sheshi “Skënderbej” dhe Kalaja, e deri te Piramida e transformuar, shtëpia e re e Qendrës TUMO, e cila do të hapet për ju, e përfunduar, këtë tetor.
Jam i bindur edhe për krenarinë që duhet të keni ndjerë kur, bashkë me mysafirët nga jashtë, ju ka rënë rruga përpara shkollave tuaja, sidomos të rejat, me klasa të bollshme, me salla bibliotekash, palestra, laboratorë dhe fusha sportive. Nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. Më në fund, jeni ndjerë të barabartë, njëlloj si moshatarët tuaj, që erdhën në Tiranë për të kaluar disa ditë pushimi nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Spanja, Gjermania a gjetiu.
Deri në këtë 11 shtator kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja. 10 është numri i shkollave që kemi parashikuar t’u hapim dyert këtë vit. Ndërkohë, puna vazhdon me të tjerat, që janë në fazën e planifikimit për t’u ndërtuar nga fillimi, përfshirë ato për lagjen Rilindja, në Astir, dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk.
They say a word: "Education is not a preparation for life; education is life itself.” So commitment to education is as much a necessity as it is to life. Undoubtedly, on one side is the care of the mind, on the other side is the care of the body. In the European City of Sport, which is our Tirana, we want you to grow according to that old Latin saying: "Mens sana in corpore sano" (Sane mind in a sound body), because we expect you to be ready to write tomorrow the new history of Tirana, of Albania and why not, of the world.
My letter reached you today, the first day of school. I await your letters when this academic year ends, with the news of good results, which speak for themselves.
Until then,
blessings and hugs,
Mayor of Tirana