The leader as an artist
Henry Kissinger/ Fatally, leaders are conditioned by snares and traps. They operate in situations that are conditioned by unavoidable obstacles because each society is forced to face its own limits of strength and operational capabilities, dictated by demography and economics. They also operate in time, because each era and each civilization reflects the values, customs and attitudes that prevail at that moment and which together define the results to which people aspire. Moreover, leaders also operate in competition with each other because they are forced to measure themselves against other actors – be they allies, potential collaborators or adversaries – who are not static, but adaptable according to specific skills and aspirations. Finally, events happen so quickly that they do not allow for accurate calculations,
Për shtetarin, menaxhimi i riskut ka të njëjtën rëndësi thelbësore si kapaciteti për të kryer analiza racionale. Fjala “strategji” përshkruan përfundimin në të cilin arrin një lider në këto situata të kufizuara të aftësive objektive, presioneve kohore, konkurrencës dhe rrjedhës së ngjarjeve.
Në detyrën për të gjetur rrugën e duhur që do të ndiqet, lidershipi strategjik mund t’i ngjajë ecjes në litar: ashtu siç akrobati rrezikon të bjerë nëse është shumë i ndrojtur apo tepër i guximshëm, ashtu edhe udhëheqësi është i detyruar të veprojë brenda një ngushtice që e mban pezull mes qartësive relative së të shkuarës dhe paqartësive të së ardhmes. Ndëshkimi për ambicien e tepruar, atë që grekët e quanin hybris, është rraskapitja, ndërsa çmimi që duhet paguar për gjumin mbi dafina është humbja graduale e rëndësisë dhe rënia përfundimtare.
Hap pas hapi, udhëheqësit duhet të përshtasin mjetet me qëllimet, dhe objektivat me rrethanat nëse duan t’i realizojnë synimet. “Udhëheqësi si strateg” përballet me një paradoks të qenësishëm: në rrethanat kur veprimi është i domosdoshëm, ai ka më shumë liri për të vendosur kur zotëron më pak informacion, ndërsa përgjithësisht ka hapësirë të kufizuar për manovrim sa herë zotëron më shumë të dhëna.
Për shembull, në fazën fillestare të një riarmatimi strategjik të një fuqie rivale, ose kur shpërthen papritur një epidemi e re virale që prek aparatin e frymëmarrjes, tundimi është që fenomeni në zhvillim të konsiderohet kalimtar ose i menaxhueshëm sipas standardeve tashmë të konsoliduara. Në momentin që kërcënimi as nuk mund të mohohet dhe as të minimizohet, hapësira për manovrim do të jetë zvogëluar goxha ose kostoja e zgjidhjes së problemit do të jetë shumë e lartë. Nëse keqpërdoret koha, shtohen limitet vetvetiu, shumë më i vështirë bëhet edhe aplikimi i zgjidhjes më të mirë të mbetur, duke qenë se janë të pakta mundësitë për sukses dhe të shumta rreziqet për dështim. Pikërisht, në raste të tilla, thelbësor është instikti dhe gjykimi i udhëheqësit.
Këtë e kuptoi fare mirë Winston Churchill kur shkroi: “Burrat e shtetit nuk duhet të merren vetëm me ndreqjen e atyre problemeve të vogla që shpesh herë rregullohen edhe vetvetiu në mënyrë spontane. Pikërisht atëherë kur luhaten ekuilibrat dhe përmasat reale të ngjarjeve mbulohen nga mjegulla, ekziston mundësia për të marrë vendimet e duhura që shpëtojnë botën.”
Në maj të vitit 1953, një student amerikan në Angli pyeti Churchill-in se cila është mënyra e duhur për të arritur te lidershipi i mirë. “Studio historinë, studio historinë”, i rekomandoi shtetari. “Të gjitha sekretet e artit të qeverisjes gjenden në histori”. Vetë Churchill ishte një studiues i kujdesshëm dhe shkrimtar i historisë, kështu që e kuptonte mirë vazhdimësinë në të cilën gjendej dhe kryente aktivitetin e tij. Por njohja e historisë, edhe pse thelbësore, nuk mjafton. Disa pyetje gjithmonë mbeten “të mjegulluara”, dhe janë të pashpjegueshme si për studiuesit dhe për ekspertët.
Historia mëson përmes analogjive, duke na lejuar të krahasojmë situata të ngjashme. Megjithatë, "mësimet" e saj janë vetëm përafrime që liderët kanë detyrën e vështirë t'i njohin dhe përgjegjësinë për t'iu përshtatur rrethanave të kohës së tyre.
Oswald Spengler, filozof i historisë i fillim shekullit të njëzetë, e kapi mirë këtë koncept kur tha se udhëheqësi, pra njeriu i “thirrur për veprim”, ka “impulsin dhe instinktin, ka aftësinë për të kuptuar njerëzit dhe situatat, ka yllin e tij të besimit”.
Udhëheqësi strateg duhet të ketë edhe cilësitë e artistit, i cili kupton si të modelojë të ardhmen duke përdorur materialet e disponueshme në të tashmen. Siç vëzhgoi Charles de Gaulle në një reflektim mbi artin e qeverisjes, artisti “nuk e neglizhon përdorimin e inteligjencës së tij”, përkundrazi “nxjerr prej saj leksione, metodika, krijon një shkencë të mirëfilltë”. Në çdo rast, artisti u shton këtyre themeleve “një aftësi instinktive, një frymëzim, që në thelb i jep kontaktin e drejtpërdrejtë me natyrën nga e cila do të ndizet shkëndija”. Meqenëse realiteti është kompleks, e vërteta në sferën historike, ndryshon nga e vërteta në sferën shkencore. Shkencëtari ndjek rezultate të verifikueshme, ndërsa udhëheqësi strateg që e njeh tërësisht historinë përpiqet të nxjerrë njohuri që janë të dobishme për qëllime operacionale nga paqartësia e natyrshme e situatës.
Eksperimentet shkencore konfirmojnë ose përgënjeshtrojnë rezultatet paraardhëse, duke u dhënë shkencëtarëve mundësinë për të korrigjuar variablat e përdorura dhe të përsërisin eksperimentet. Ndërsa strategëve, zakonisht u lejohet vetëm një eksperiment dhe për më tepër vendimet e tyre janë të pakthyeshme. Shkencëtari e mëson të vërtetën në mënyrë eksperimentale ose matematikore, ndërsa strategu arsyeton, të paktën pjesërisht, në analogji me të kaluarën, duke vendosur para së gjithash se cilat ngjarje janë të krahasueshme me ato që kanë ndodhur në të shkuarën dhe cilat përfundime të mëparshme duken të vlefshme edhe në të tashmen. Përkundër kësaj, ai duhet të zgjedhë me kujdes analogjitë, pasi askush nuk mundet të rijetojë të kaluarën: ajo mund të përkujtohet vetëm “në dritën e hënës së kujtesës”, siç ka thënë aq mirë holandezi Johan Huizinga.
Në zgjedhjet e rëndësishme politike, pothuajse kurrë nuk bëhet fjalë për një variabël të vetëm: për të marrë vendime të mençura, është e nevojshme të kombinohen njohuritë politike, ekonomike, gjeografike, teknike dhe psikologjike, duke i bashkërenduar të gjitha me instinktin e historisë.
Në fund të shekullit të njëzetë, Isaiah Berlin shpjegoi se ishte e pamundur të aplikoheshin metoda shkencore jashtë rrezes së shkencës, dhe pikërisht për këtë arsye arti i strategut është gjithmonë i vështirë.
Sipas Berlinit, ashtu si romancieri apo artisti, edhe burri i shtetit duhet të ketë fuqinë për ta përvetësuar jetën me gjithë ndërlikimet e saj të jashtëzakonshme: “E megjithatë, ajo që i bën njerëzit budallenj apo mendjemprehtë, inteligjentë apo të verbër, atribute që dallojnë nga të qenit kompetent, të lëçitur apo të përgatitur, është perceptimi i këtyre aromave unike të çdo situate, ashtu siç janë, në dallimet e saj specifike – ato që e bëjnë të ndryshme atë nga çdo situatë tjetër, domethënë i atyre aspekteve për të cilat ajo i shpëton shqyrtimit shkencor, për arsyen e thjeshtë se trajton elementë që asnjë përgjithësim, për vetë faktin se është përgjithësim, nuk mund t'i kuptojë.
*Henry Kissinger is a politician, diplomat and geopolitical consultant who served as Secretary of State and National Security Advisor in the US under the presidency of Richard Nixon and Gerald Ford. For his negotiations on the ceasefire in Vietnam, he received in 1973 the Nobel Peace Prize, although in controversial situations where two members of the committee resigned in protest. The article is part of his new book and was translated by Erjon Uka.