Shënime në Blog

Conquerors, like rapists, do not stop on their own

Conquerors, like rapists, do not stop on their own

Children's fireworks and balloons are prohibited in Kyiv. There should be nothing in the city that goes "boom!" because "now even bad weather terrorizes us", says Olena Zelenska, 44 years old, from a shelter hidden in the capital. "I could not imagine the fear that a sudden thunder could cause. In recent weeks there have been strong storms. Even we adults are scared."

At 5 a.m. on February 24, the First Lady was in bed when she heard the first "boom" of her life. But if you've never been in a war, it doesn't occur to you that the loud explosion that wakes you up from your sleep is the shell of the Russian army attacking your country. It is most likely a firework. Like 44 million other Ukrainians, he remembers the moment when he lost peace. She ran to the living room and saw her husband, President Volodomyr Zelensky, 44 years old like her, who for the last time dressed in civilian clothes, told her: "It has begun."

The following months were followed by a series of horrors. Kiev under bombardment, as well as Bucha, Mariupol, Azovstal. More than four thousand civilians killed and 12 million refugees. Zelenska, who is an architect, screenwriter and writer, calls herself lucky. On the evening of February 24, her husband returned home and told her: "You and the children must leave." He quickly packed a suitcase and left Kiev with his children Kyrylo, 9 years old, and Oleksandra, 17 years old.

There was no choice: it was the number two target of Putin's army. For the next two months, she saw her husband only on television, where he appeared walking among the ruins of theaters, houses, schools, or in virtual conferences with world leaders, always wearing a military T-shirt. The one from Kiev, they hid in the house with sandbags in the window. They spoke very little on the phone, so as not to be traced.

What do you miss most about life in peacetime?
You know, I miss my husband.

You have been married for about 20 years, you grew up together in Krivoj Rog. What is Zelensky's highest quality? And which aspect is more difficult?
The primary quality is the confidence that drives you. When it's around, you don't have to be afraid that something might happen. But I don't know what the hardest part is. For me, life with him has always been easy.

What do your children say to you after five months of war?
They are tired, they miss their father a lot. They see him very rarely, although now more often than at the beginning of the war. And then they miss their friends who have run away, the school. In the end, like everyone, they lack peace.

Conquerors, like rapists, do not stop on their own

A ka ndonjë cilësi që e zbuluat te vetja, që më parë as ju shkonte mendja?
Besoj se kam zbuluar të njëjtën forcë që kanë të gjithë ukrainasit: ne jemi të aftë të veprojmë pavarësisht gjithçkaje. Pavarësisht lajmeve të përditshme për raketat e reja që godasin shtëpitë, pavarësisht vdekjeve të familjarëve dhe fqinjëve tanë.

Në ç’mënyrë lufta bie si barrë mbi shpatullat e grave? Mendoni se ka ndonjë diferencë nga të qenit grua dhe burrë në një konflikt?
Ukrainaset janë 2 milionë më shumë se burrat dhe po përballen me një sprovë të tmerrshme. Refuzoj t’i përkufizoj si viktima pasive sepse secila prej tyre ka historinë e saj të rezistencës. Pjesa më e madhe e mjekëve tanë janë gra. 50% e sipërmarrësve po ashtu. Në radhët e ushtrisë kemi 37,000 gra dhe më shumë se 1,000 janë bërë komandante.

A ka ndonjë grua që gjatë këtyre muajve ju ka prekur më shumë se të tjerat?
Për mua sot Ukraina përfaqësohet nga Yulia Tayra Payevska, e cila më në fund u lirua nga tre muaj burgim. Është një vullnetare, ndihmës ushtarake, një sportiste e suksesshme dhe mama. Është një grua e shumëanshme dhe luftëtare e paepur. Payevska ka pësuar kërcënime dhe e kanë trajtuar çnjerëzisht gjatë burgosjes ruse dhe tani po flet. Në të njëjtën kohë, gruaja ukrainase është çdo vajzë, çdo zonjë me fëmijë apo më prindër të moshuar që e shihni sot nëpër rrugët italiane. 60% e tyre janë me arsim të lartë, kanë një karrierë apo një biznes. Është shumë e vështirë ta rinisësh nga zero, por po e bëjnë për të mirën e të afërmve të tyre me shpresën për t’u kthyer në shtëpi. Në modë sot është një pyetje: “Cila është superfuqia jote?”. Secila prej grave tona mund të përgjigjet kështu: “Jam ukrainase!”.

Disa italianë që e konsiderojnë veten pacifistë mendojnë se furnizimi me armë i ushtrisë së vendit tuaj është diçka e keqe pasi nënkupton zgjatjen e luftës. Për të tjerë duhen negociata, ndoshta duke lëshuar Donbasin. Si i përgjigjeni?
E fundit gjë që të shkon nëpër mend kur pranë teje vjen një vrasës me pistoletë, është të jesh pacifist. Tentoni të përfytyroni për një çast sikur rusët po pushtojnë Italinë. Imagjinoni një ushtri që pushton Milanon apo Napolin magjik. Shihini teksa shkatërrojnë periferinë e Romës duke vrarë banorët e saj. Mendoni për raketat që godasin çdo ditë shtëpitë e Bolonjës nga ku pastaj dalin fëmijët e vdekur. Si do të ndiheshe nëse të afërmit e tu do të jetonin në Xhenovën e pushtuar dhe ti as do të mund të fliste me ta? Dhe tani më thuaj si do të reagoje nëse pikërisht në këtë moment dikush të të thotë: “Uli armët, mos bëj rezistencë. Përpiqu të flasësh me ata që sapo kanë bombarduar prindërit e tu dhe që kanë shkatërruar shkollën e fëmijëve”. Më falni, por ngjan si të thuash: “Hë tani, mos bëj rezistencë gjatë përdhunimit. Përpiqu të flasësh me përdhunuesin tënd”. Duhet kuptuar diçka e rëndësishme: një pushtues, ashtu si përdhunuesi, nuk do të ndalojë kurrë nëse ti nuk bën rezistencë. Ai vetëm do të shkojë përtej. Dhe kush e di, ndoshta një ditë të tjerë do të kenë fatin tend. Duke rezistuar, ukrainasit po e bllokojnë pushtuesin në shtëpinë e tyre, por po e bëjnë duke menduar edhe për Europën.

Me shumë gjasa nuk do ta kishit menduar kurrë veten si një Zonjë e Parë në luftë.
Kurrë. Përpara luftës, unë dhe ekipi im ishim të angazhuar në zhvillimin e disa projekteve. Kishim ndryshuar menunë në shkolla dhe qasjen ndaj reformës së ushqimit në sektorin arsimor. Diskutonim shumë mbi disa pyetje të tilla: “A mos ka shumë sheqer në këtë produkt? Si mund të reduktohet konsumi i bukës?”. Së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të organizatave publike po ashtu organizuam një forum në gjithë vendin. Dilnim në emisione televizive për të promovuar avantazhet e njerëzve me një stil të shëndetshëm jetese. Pastaj, një ditë, prioritetet e mia ndryshuan.

Tani problemi është gjetja e ushqimit.
Menutë në shkolla janë një kujtim i largët. Sot flasim që t’u sigurojmë fëmijëve tanë diçka për të ngrënë. Shumë fëmijë kanë kaluar muaj të tërë në bodrumet nëntokësorë dhe kanë ndjerë uri. Kjo për mua është e frikshme. Është çmenduri që shoqëria jonë të shkatërrohet qëllimisht, që njerëzit e shekullit XXI të mendojnë për mbijetesën si në Mesjetë. Por shoh të ardhmen dhe dua të përqëndrohem te zhvillimi.

Çfarë do të thotë të rindërtosh?
Mendoj se nuk do të thotë thjesht të restaurosh ndërtesat e bombarduara, por edhe të krijosh kushtet që njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, të punojnë, të vetërealizohen. Duhet të ndihmojmë gratë dhe burrat ukrainas të shërojnë plagët fizike dhe psikologjike. Nëse do të rimëkëmben njerëzit, edhe vendi do të rimëkëmbet. Kjo është ajo që dua të bëj pas luftës e që në fakt e kemi nisur që tani.

Cili është projekti më i madh për të cilin po punoni tani?
Planet e mia u shkatërruan nga lufta. Tani të gjithë projektet kanë të bëjnë me ndihmat, me kursimin, me sigurinë. Besoj shumë te Programi Kombëtar i Shëndetit Mendor dhe i Mbështetjes Psikosociale. Sipas studimeve të fundit, të paktën 60% prej nesh e përkufizon gjendjen psikologjike si të rëndë ose shumë të rëndë. Të gjithë përballemi me ngjarje traumatike të shkaktuara nga lufta, si ata që arritën të largoheshin, ashtu edhe ata që mbetën të luftonin ose janë duke pritur të dashurit e tyre. Ukrainasve u duhet të përballojnë një gjendje shumë të lartë stresi.

Si do të reagoni? Çfarë po bëni aktualisht?
Po bashkojmë forcat me shoqatat publike. Po ndihmohemi nga specialistë dhe aktivistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor. Po marrim ndihmën e ekspertëve të OBSH. Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem universal të kujdesit mendor dhe psikologjik që u ofron të gjithëve akses të shpejtë dhe të lehtë në shërbime. Po mbledhim përvojat e vendeve të tjera. Psikologët tanë tashmë kanë filluar të marrin mësime nga kolegët izraelitë. Izraeli jeton prej vitesh nën sulme dhe ka arritur ta kthejë dhimbjen në forcë. Ne duhet të mësojmë prej tyre.

Keni takuar shumë Zonja të Para gjatë muajve të fundit, mes të cilave Jill Biden. A ka ndonjë që ju frymëzon veçanërisht?
Çdo Zonjë e Parë ka diçka për të cilën mbahet mend. Shpresoj që emri im të mos lidhet vetëm me luftën. Vitin e kaluar, në kohë paqeje, themelova samitin e parë të zonjave të para. Synimi im ishte shkëmbimi i eksperiencave, projektet humanitare për përmirësimin e botës. Koleget e mia ishin të parat që e mbështetën Ukrainën. Samiti nisi të funksionojë në mënyrë efikase në kohë lufte: jemi një lloji Commonwealth-i i vijës së parë.

Sa të rëndësishme janë rrjetet sociale për ju?
Shumë. I përdorim për të treguar të vërtetën e asaj që po bën Rusia. Që nga fillimi i sulmit publikova informacione të rëndësishme, si për shembull për fëmijët e vrarë. Rrjetet tona sociale janë vërtetë “sociale” sepse njerëzit i përdorin për të mbledhur ndihma për ushtrinë apo për civilët e plagosur. Në të njëjtën kohë kemi rregulla etike jo zyrtare që duhen respektuar.

Çfarë janë këto rregulla?
Nuk duhet të shkruajmë adresat e zonave të goditura nga raketat për të mos ndihmuar armikun. Nuk duhet të kemi zënka sepse kjo shkakton përçarje që i gëzon rusët. Ndryshe nga ne, Rusia i përdor rrjetet sociale vetëm për qëllime propagandistike. Ka diçka që s’e kuptoj: gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kishte kaq informacione, kështu që banorët e shteteve fashiste mund të justifikoheshin se nuk i dinin krimet që po bënte vendi i tyre. Sot dëshira për të ditur varet vetëm e vetëm nga njeriu. Prandaj në shekullin XXI përgjegjësia e secilit prej nesh është rritur, por jo të gjithë e kanë kuptuar.

Si i shpjegohet lufta dikujt që as e ka jetuar dhe as po e jeton?
Është e pamundur ta shpjegosh një luftë. Përpara 24 shkurtit unë e kisha të vështirë ta kuptoja realisht mospasjen e një shtëpie. Nuk e dija se sa e dhimbshme ishte ta shihje shtëpinë tënde si gërmadhë. Nuk mund ta imagjinoja keqardhjen që ndjen njeriu kur nuk çon dot fëmijët në një festë apo në një shëtitje, porse në vend të kësaj i dërgon në ndonjë bodrum ose metro. Për shembull a e dini se si është të rrudhësh sytë sepse drita e diellit duket shumë e fortë pasi ke jetuar për javë të tëra në strehime anti-ajrore? A e dini çfarë forme ka frika nga sirenat apo nga fishekzjarrët? Asgjë s’do jetë si më parë për këdo që ka parë bombat ruse të bien nga qielli.

*Olena Zelenska is a writer, screenwriter and architect and the First Lady of Ukraine. In 2019, "Focus" magazine included him in the list of 100 most influential people in Ukraine. The interview for Greta Privitera was translated into Albanian by Erjon Uka.