Shënime në Blog

Goodbye alpha male

Viti 2023 sjell me vete edhe atë që Daniela Hamaui e quan “kriza e mashkullit”. Mund të shpresojmë, shkruan ajo, se djemtë do të vendosin të zhvishen nga pritshmëritë dhe nga stereotipet që shoqëria u ka ngjeshur, që të përpiqen të mos jenë prepotentë, të ngurtë, që të kuptojnë se femrat janë shoqe për t'u respektuar dhe jo armiq për t'u luftuar dhe nënshtruar.
Goodbye alpha male

By Daniela Hamaui / A cloud has formed in the United States, but it is beginning to appear in Europe as well: the man's crisis. Men are haunted, confused, have difficulty assuming their traditional role and finding positive role models to identify with.

In America, the debate flared up after the publication of the book "Of Boys and Men" by Richard V. Reeves, a ruthless analysis of the effects that toxic masculinization has had on young people. According to the author, boys have a 50% higher probability than girls to fail in three of the main school subjects: mathematics, literature and science. They fall behind in school and, when they enter the labor market, their wages are proportionately lower than in 1979. They have more difficulties in family life, are more likely to end up in prison and, as in the UK, have an increased risk of committing suicide (it is the leading cause of death for men under the age of 45).

Në një editorial në “New York Times”, Michelle Goldberg tregon: “Shumë vite më parë, në një qendër luksoze në Kampala të Ugandës, shkova në një sallon për thonjtë dhe u befasova nga fakti që pothuajse të gjithë punonjësit ishin burra. Kur pyeta njërin prej tyre mbi arsyen e kësaj situate, ai më shpjegoi se të bësh thonjtë ishte punë mashkullore pasi paguhej mirë”.

Kjo pasqyrë e jetës afrikane na ndihmon për të kuptuar këndvështrimin e Reeves. Një nga arsyet e krizës është se meshkujt ndihen të lënë jashtë loje, nuk janë më në sektorë strategjikë dhe mendojnë se dominimi i tyre është në rënie të lirë. Sipas Reeves “është e rëndësishme të rekrutohen më shumë meshkuj në fushat me zhvillim të shpejtë dhe që tani janë në duar të grave, si shëndetësia dhe arsimi, sepse gjendja negative në të cilën ndodhen meshkujt është rezultat i sfidave të thella strukturore, të cilat kërkojnë zgjidhje po aq strukturore”.

Burrat po përballen me vështirësi në tregun e punës për shkak të një zhvendosjeje ekonomike nga punët e tyre tradicionale në profesione të reja ku aftësitë e grave performojnë më mirë. Në të njëjtën kohë ata shohin rënien e figurës së kryefamiljarit, që nuk është më aq qëndror në shoqëri. Rezultati është se për shumë djem tani jeta paraqitet më komplekse, më e padeshifrueshme dhe shpesh e më shpesh kultivojnë atë pakënaqësi që është bërë karburanti i shumë lëvizjeve populiste të krahut të djathtë.

Sipas Reeves, “burrat në rang udhëheqjeje janë ende në lulëzim, por jo më në sektorë të tjerë.” Por duke parë politikën, rënia e liderëve alfa duket se ka ndodhur tashmë. Donald Trump, njeriu që kurrë s’ka nevojë të pyesë për diçka, u mund fillimisht në vitin 2020 dhe më pas në zgjedhjet afatmesme nga Joe Biden, "i përgjumuri Joe", presidenti i moshuar, pa sharm seksual, i cili përkundër gjithë mendimeve fitoi të rinjtë e lodhur nga prototipi i mashkullit agresiv dhe mbizotërues.

Europa nuk mbetet pas. Nëse do të përjashtojmë Vladimir Putinin që më së shumti radhitet në anën e diktatorëve, në kontinet, krisjet e imazhit të politikanëve të fortë dhe kapriçiozë janë kudo të qarta: Matteo Salvini u turbullua nga Giorgia Meloni dhe Boris Johnson u mund nga Rishi Sunak, me origjinë indiane, gjithmonë i veshur me kostum e kravatë dhe pa asnjë qime floku të dalë jashtë radhe. Dikush është përpjekur të bëjë një ndërlidhje mes dështimit dhe modelit të flokëve - të Trump, Johnson dhe madje edhe të Berlusconit, i cili mburret me transplante - megjithatë kjo është diçka më e thellë dhe flokët nuk kanë të bëjnë fare me të.

Shumë djem u shmangen shtigjeve të shkelura tashmë, shpesh refuzojnë kategoritë gjinore dhe e përkufizojnë veten si jobinarë. Idhulli i tyre, Timothée Chalamet, u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia me veshje të kuqe gjysmë lakuriq, i tërboi të gjitha rrjetet sociale dhe pohoi fluiditetin e tij. Por as kjo zgjedhje nuk duket e mjaftueshme për t’i shpëtuar djemtë nga vala e pakënaqësisë që po i merr përpara. Dhe pastaj, nëse është e vërtetë që krizat krijojnë mundësi të reja, mund të jetë momenti i duhur për t’i ftuar të rinjtë ta përmbysin situatën, duke u nisur nga shqetësimet që kanë, nga paaftësia e tyre për të gjetur një rol në shoqëri, për të ndryshuar dhe për t'u bërë më të mirë.

Sipas Reeves, djemtë duhet ta fillojnë shkollën një vit më vonë se vajzat, t'u jepet më shumë hapësirë ​​në profesionet e kujdesit dhe të rimendojnë atësinë jashtë kontekstit të bërthamës së familjes. Ai thotë se ka nevojë për një vizion pozitiv të mashkullores që përputhet me barazinë gjinore.

E drejtë, por ndoshta arrijmë të fluturojmë më lart. Mund të shpresojmë se djemtë do të vendosin të zhvishen nga pritshmëritë dhe nga stereotipet që shoqëria u ka ngjeshur, që të përpiqen të mos jenë prepotentë, të ngurtë, që të kuptojnë se femrat janë shoqe për t'u respektuar dhe jo armiq për t'u luftuar dhe nënshtruar.

The fixation on pursuing power and submission, instead of making them strong, makes them feel weak, at the mercy of their worst impulses and, as American research shows, unhappy. However, the world's youth, not just America's, can reject all this and reinvent themselves. What if 2023 was the year of the counter-revolution of young men who are no longer "men"? We look forward to them.

*Daniela Hamaui is an Italian journalist and columnist, leader in "La Repubblica", "L'Espresso" and "Vanity Fair". The article was translated into Albanian by Erjon Uka.