Four seemingly unrelated events that explain the role of women today


By Slavoj Zizek / Finally, four events related to women took place in the world: the funeral of Queen Elizabeth II, Giorgia Meloni who won the elections in Italy, the premiere of the film "The woman king" and the protests after the murder of Mahsa Amini in Iran. To understand what is happening, we must analyze all four of these events together.
The rise of the new right in Europe - in the United Kingdom, in Sweden and in Italy - is not a surprise, but also the result of the mistakes of the left, which is unable to generate answers to the crisis of democracy. But we must also underline another characteristic of this return of the right: the role of women, from Marine Le Pen in France to Giorgia Meloni in Italy. Margaret Thatcher, Sarah Palin and Priti Patel are no longer exceptional cases: now women are not only part of the progressive edifice, but also of the populist right. New female leaders are best suited to a time that seeks to mix authoritarianism with empathy. After the failure of socialism with a human face, we have a fascism with human features.
Nuk duhet t'i hedhim poshtë këto figura femërore si produkt i manipulimit patriarkal: jo vetëm që nuk ka një feminilitet vërtetë të natyrshëm, por për shumë gra këto figura përfaqësojnë një çlirim nga feminizmi i ngurtë politikisht korrekt. Kësaj i duhet shtuar se shpesh në qeveritë konservatore, si ajo britanike, pozicionet në majë u ofrohen edhe grave e burrave jo të bardhë. Kjo situatë e re nuk i ka shpëtuar kontradiktave: partia e Melonit quhet “Vëllezërit e Italisë”, jo “Motrat e Italisë”, dhe në të njëjtën kohë, kolosi hollivudian “The woaman king” është një mbret grua, jo një mbretëreshë. Koincidenca e vdekjes së Elizabetës II me ardhjen në pushtet të Liz Truss simbolizon kalimin nga mbretëresha në grua mbret.
Spektakli televiziv që pamë më 19 shtator 2022 – funerali i Elizabetës II – na sjell në vëmendje paradoksin që ka mishëruar monarkia britanike: sa më shumë Mbretëria e Bashkuar e humbet statusin e saj si superfuqi, aq më shumë familja mbretërore bëhet në të gjithë botën objekt fantazish ideologjike. Ceremonia u ndoq nga katër miliardë njerëz. Por megjithatë ngjarje si kjo nuk mund të kalohen thjesht si dominim i fantazive reaksionare. Ato na tregojnë më së miri dallimin mes pushtetit simbolik dhe atij ekzekutiv. Mbretërit dhe mbretëreshat mbretërojnë, nuk qeverisin. Mbretëria e tyre është ceremoniale, dhe si e tillë, thelbësore. Sot njerëzit presin që një monark të qëndrojë jashtë konfliktit politik dhe të përcjellë dhembshuri, mirësi, por edhe patriotizëm. Duhet ta mbulojë mbretërinë e tij me një frymë njerëzore. Kur princi Harry tha dy vite më parë: “Dua që ju të dëgjoni të vërtetën time, aq sa më lejohet të them. Jo si princ apo dukë, por si Harry”, ra menjëherë në sy absurdi i kësaj fraze. Vetë emri i tij “Harry” u përdor sepse është një princ (përndryshe do të quhej “zoti Windsor”) dhe Harry është i njohur për publikun vetëm sepse është një princ. Përndryshe, kush do të ishte i interesuar “të dëgjonte” të vërtetën prej tij?
Në ekstremin e kundërt të kësaj logjike monarkike gjejmë situatën e përshkruar në “The woman king”, drejtuar nga Gina Prince-Bythewood, një epope historike mbi agojiet, luftëtaret që mbronin mbretërinë afrikane të Dahomey-t. I vendosur në kontekstin e viteve 1800, në film shihet Viola David në rolin e komandantes Nanisca që trajnon një trupë luftëtaresh elitare për të luftuar kundër armiqve në Dahomey. Nanisca i merr urdhrat vetëm nga Mbreti Ghezo, një personazh real që vërtetë ka mbretëruar në Dahomey nga viti 1818 në 1858 dhe kreu tregtinë e skllevërve në Atlantik deri në fund të mbretërimit të tij. Ndër armiqtë e agojieve janë tregtarët e skllevërve të udhëhequr nga Santo Ferreira, një personazh imagjinar i portretizuar si armik i Ghezo-s dhe i frymëzuar në mënyrë të mjegullt nga Francisco Félix de Sousa, një tregtar skllevërish brazilian që e ndihmoi Ghezo-n të merrte pushtetin. Në të vërtetë historia na thotë se Dahomey pushtonte shtete të tjera afrikane dhe skllavëronte banorët e tyre për t’i shitur në vendet atlantike. Pjesa më e madhe e pasurisë së mbretërisë buronte pikërisht nga skllavëria. Agoijet merrnin pjesë në sulmet ndaj skllevërve dhe skllavëria vazhdoi edhe pasi Britania ia ndaloi shtetit të Dahomey-t të kryente tregtinë. Kështu që luftëtaret e “The woman king” i shërbyen një mbreti që tregtonte skllevër.
Sigurisht që kjo pjesë e historisë në film tregohet përmes skenave të shpikura në të cilat Nanisca e bën Ghezo-n të premtojë se do ta ndërpresë skllavërinë. Në këtë kuptim, “feminizmi” i “The woman king” përputhet me atë që dominon në shtresat më të larta të shoqërisë perëndimore. Luftëtaret në Dahomey janë si disa feministe të lëvizjes #MeToo, të cilat mund të jenë të ashpra në dënimin e patriarkatit apo edhe racizmit në gjuhën tonë të përditshme, por janë të kujdesshme që të mos e shqetësojnë “tregtinë e skllevërve” të pranishme në kapitalizmin e sotëm global.
Debatit që bëhet zakonisht për skllavërinë, i duhen shtuar dy gjëra.
E para, që tregtarët e bardhë të skllevërve mezi vinin këmbën në Afrikë: ata furnizoheshin nga të privilegjuar, siç ishte mbreti në Dahomey. Për ta kuptuar këtë, mjafton të vizitohen muzetë kolonialë në Accra, kryeqyteti ganez.
E dyta, tregtia e skllevërve nuk ishte e përhapur vetëm në Afrikën perëndimore, por edhe në pjesën e saj lindore, në të cilën arabët zhytën në skllavëri miliona njerëz dhe ku fenomeni zgjati më shumë se në perëndim. Le ta kujtojmë se Arabia Saudite e ndaloi skllavërinë vetëm në vitin 1962. Në vitet e fundit, kjo çështje është rihapur nga disa studiues salafitë (që ndjekin një rrymë më radikale të islamit sunit), pasi iu vu kapaku në fillim të viteve 1900 kur vendet myslimane e ndaluan këtë gjë. Saleh al Fawzan, përfaqësuesi i ulemas që është organizmi më i lartë fetar në Arabinë Saudite, në vitin 2003 lëshoi një fatva ku konfirmohej se “skllavëria është pjesë e islamit”. Por qartësisht kjo gjë nuk i hedh në erë luftërat e shteteve myslimane për emancipim. Protestat në Iran për vrasjen e Mahsa Amini-n kanë një jehonë historike botërore. Ato filluan më 16 shtator në Teheran si një reagim ndaj vdekjes së Amini-t, e cila u shkaktua pas arrestimit nga policia fetare në Teheran për mosmbajtjen e mbulesës sipas rregullave, dhe janë përhapur në dhjetëra qytete në të gjithë vendin. Protestat ndërthurin beteja të ndryshme (kundër shtypjes femërore, fetare dhe politike) dhe përzihen mes tyre.
Irani nuk është pjesë e perëndimit, ndaj slogani i manifestuesve “Zan, zendegi, azadi” (grua, jetë, liri) është i ndryshëm nga #MeToo: mobilizon miliona gra të zakonshme dhe lidhet me luftën e të gjithëve, përfshirë edhe burrat. Gratë dhe burrat janë të bashkuar dhe armiku i tyre është fundamentalizmi fetar. Burrat që marrin pjesë në protestat iraniane e dinë se lufta për të drejtat e grave është edhe lufta për lirinë e tyre: shtypja e grave nuk është një rast i veçantë, por momenti kur shtypja që përshkon të gjithë shoqërinë shfaqet më qartë.
Edhe protestuesit jo kurdë e kuptojnë se shtypja ndaj së cilës kurdët janë viktima, kufizon edhe vetë lirinë e tyre: solidariteti me kurdët është rruga e vetme për lirinë në Iran. Për më tepër, ata që protestojnë e dinë se fundamentalizmi fetar mund të mbetet në pushtet vetëm nëse mbështetet nga forca brutale e policisë morale. Dhe e kuptojnë se regjimi e tradhton përvojën e sinqertë fetare për të legjitimuar vetveten. Kështu që protestat iraniane realizojnë atë që e majta perëndimore vetëm mund ta imagjinojë dhe e lidhin direkt me luftën për lirinë e grave dhe me atë të grave e burrave kundër shtypjes etnike dhe fundamentalizmit fetar. Ajo që po ndodh në Iran na përket edhe ne që jemi në perëndim, ku dhuna politike, fundamentalizmi fetar dhe shtypja ndaj grave rriten çdo ditë. Nuk kemi të drejtë ta trajtojmë Iranin si një vend që duhet të na arrijë. E kundërta është e vërtetë, duhet të mësojmë prej tyre, sepse shpejt do të kemi nevojë për një lëvizje të tillë në Shtetet e Bashkuara, në Poloni, në Rusi e përtej.
Whatever the outcome of the protests, it is essential to keep the movement alive and to organize the social networks, which even in the event of victory of state violence, serve as a basis for a new mobilization. It is not enough to express solidarity with the Iranian demonstrators. All talk of cultural specifics is now meaningless: the Iranian war is the war of all of us. Today we don't need royal women like Liz Truss or Nanisca. We need women who mobilize everyone in a fight for "woman, life, freedom".
*Slavoj Zizek is a Slovenian philosopher, sociologist and academic. A researcher of Marxism, German idealism and Lekanian psychoanalysis, he is known for confronting current topics by combining philosophical concepts with popular culture. The article was written by Erjon Uka.