Shënime në Blog

The global catastrophe we must avoid

The global catastrophe we must avoid

By Bill Gates / There are two numbers to keep in mind when it comes to climate change. The first is fifty-one billion. The second is zero.

Fifty-one billion is the number of tonnes of greenhouse gas emitted into the atmosphere each year in the world. Although this figure may increase or decrease from one year to the next, it usually increases. This is the current situation.

Zero is the number we should aim for. To stop global warming and avoid the worst effects of climate change, which will be very severe, human beings must stop producing greenhouse gases into the atmosphere.

It seems something very difficult, because it will be so. The world has never had to face such a challenge before. Each country will be forced to change its own customs. There is virtually no modern life activity that does not cause greenhouse gas emissions and over time a greater number of people will develop this modern lifestyle. This is positive because it means that their living conditions are improving. If there are no other changes, the world will continue to produce greenhouse gases, global warming will continue to deteriorate and the impact on human beings will most likely be catastrophic.

"If there will be no other changes" but it is a big "if". I believe the situation can change. We already have some of the tools we need, and in terms of those we do not yet have, all I have learned from climate change and technology makes me optimistic about the ability to invent, implement and reacted quickly enough to avert a climate catastrophe.

This book I have written explains the necessary steps to be taken and the reasons why I am convinced we can do it. Twenty years ago I would not have imagined that one day I would speak in public about climate change, much less think about writing a book on the subject.

Vij nga informatika, jo nga studimet klimatike dhe tashmë i jam dedikuar me kohë të plotë Fondacionit Gates së bashku me gruan time Melinda ku përqëndrohemi thuajse plotësisht në zhvillimin e shëndetësisë në nivel global dhe në zhvillimin e arsimit në Shtetet e Bashkuara.

Në vitet e para të mijëvjeçarit të ri, kur fondacioni ynë ishte ende në hapat e parë, nisa të udhëtoja në vendet e varfra të Afrikës subsahariane dhe të Azisë jugore për shkak se doja të njihja nga afër vdekshmërinë foshnjore, Hiv-in dhe të tjera probleme të mëdha për të cilat po punonim. Por në krye të mendimeve të mia nuk ishin vetëm sëmundjet. Kur avioni ulej në qytetet e mëdha shihja jashtë dritares dhe pyesja përse është kaq errësirë jashtë? Ku janë gjithë ato drita që do të shihja nëse do të isha në Nju Jork, Paris apo Pekin?

Në Lagos, në Nigeri, udhëtova në rrugë të pandriçuara përgjatë së cilave njerëzit mblidheshin rreth zjarreve të ndezura në fuçi të vjetra nafte. Në fshatërat e largëta, Melinda dhe unë takonim gra dhe vajza që kalonin disa orë në ditë duke mbledhur dru për të ndezur zjarrin e gatimit në shtëpitë e tyre. Takonim fëmijë që detyrat i bënin nën dritën e kandilit sepse në shtëpi nuk kishte rrymë elektrike.

Zbulova se rreth një miliardë njerëz nuk kishin akses të garantuar në energji elektrike dhe gjysma e tyre jetonin në Afrikën subsahariane. (Prej asaj kohe panorama është përmirësuar lehtësisht. Sot janë 860 milionë njerëz pa energji elektrike). Mendova për sloganin e fondacionit tonë: “Të gjithe meritojnë të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe produktive” dhe se sa e vështirë bëhet ruajtja e shëndetit nëse qendra mjekësore nuk mund të mbajë në temperatura të freskëta vaksinat kur frigoriferët nuk funksionojnë. Është e vështirë të jesh produktiv kur nuk ke dritë për të lexuar. Është e pamundur të ndërtosh një ekonomi ku të gjithë kanë mundësi punësimi në mungesë të sasive të nevojshme të energjisë elektrike me kosto të ulët për zyrat, frabrikat dhe qendrat call center.

Në atë kohë nuk e kisha kuptuar ende nevojën për të arritur në zero emetime. Vendet e pasura, përgjegjëse në pjesën më të madhe për këto emetime, kishin nisur t’i kushtonin vëmendje ndryshimit klimatik dhe mendoja se kaq gjë do të mjaftonte. Besoja se kontributi im do të ishte thjesht t’u siguroja prodhimin e energjisë për të varfrit.

Nga një anë, janë ata që kanë më shumë për të fituar. Aksesi në energji më pak të kushtueshme nuk do të nënkuptonte vetëm disponueshmërinë e ndriçimit në errësirë, por edhe plehe më të leverdisshme për fushat dhe çimento me çmim të mirë për shtëpitë e tyre. Por nga ana tjetër, në ndryshimin klimatik, janë të varfrit ata që humbasin më shumë. Shumica dërrmuese e tyre janë fermerë të cilët tashmë jetojnë në prag të mbijetesës dhe nuk mund t’i bëjnë ballë thatësirave ose përmbytjeve më të shpeshta.

Qëndrimi im ndryshoi rreth fundit të vitit 2006 kur takova dy ish-kolegë në Microsoft që po nisnin aktivitetet e tyre jo fitimprurëse në fushën e burimeve të energjisë dhe të klimës. Së bashku ishin edhe dy ekspertë të klimës mbi këto probleme dhe të katërt ata më treguan të dhënat që mblidhnin dhe emetimet e gazeve serrë në ndryshimin klimatik.

E dija se gazet serrë shkaktonin një rritje të temperaturës, por e kisha të sigurt se ndodhnin variacione ciklike ose faktorë të tjerë, në gjendje për të parandaluar në mënyrë natyrale një katastrofë klimatike. Ishte e vështirë të pranoja idenë se për sa kohë qeniet njerëzore do të vazhdonin të emetonin çfarëdo sasie gazi serrë, temperaturat do të vijonin të rriteshin.

Iu ktheva disa herë grupit me pyetje të tjera. Në fund e mora mesazhin. Bota do të duhej t’u ofronte më shumë energji të varfërve derisa të arrinin të zhvilloheshin, por do të duhej ta bënin pa emetuar gaze të tjera serrë.

Tani problemi bëhej më i ndërlikuar. Nuk mjaftonte vetëm sigurimi i shpërndarjes së energjisë së besueshme dhe me çmim të mirë, por do të duhej të ishte edhe energji e pastër.

U mundova të mësoja sa më shumë të ishte e mundur rreth ndryshimit klimatik. Takova ekspertë të klimës dhe të energjisë, të oqeaneve dhe të niveleve të deteve, të akujve dhe të rrjeteve elektrike ashtu sikundër edhe të fushave të tjera. Lexova raporte të publikuara nga Grupi Ndërqeveritar i Ndryshimeve Klimatike, një komision i Kombeve të Bashkuara që pranon faktet shkencore në këtë çështje. Pashë Earth’s Changing Climate, serinë e mrekullueshme të videoleksioneve nga profesor Richard Wolfson, e vënë në dispozicion nga Great Courses. Lexova Weather for Dummies, që edhe sot është një ndër librat më të mirë mbi klimën që kam lexuar ndonjëherë.

Një aspekt që m’u bë shumë i qartë ishte se burimet tona aktuale të energjisë së rinovueshme, në veçanti ato të erës dhe të diellit, mund të ndikonin në mënyrë thelbësore te ky problem, por nuk po bënim aq sa duhej.

E pata gjithashtu të qartë se përse nuk ishte e mjaftueshme të mjaftoheshim vetëm me pragun e neutralitetit klimatik. Era nuk fryn gjithmonë, jo gjithmonë dielli ndriçon dhe nuk kemi në dispozicion bateritë ekonomike në gjendje për të ruajtur sasitë e energjive të nevojshme për një qytet për një periudhë kohe.

Për më tepër, prodhimi i korrentit është përgjegjës për vetëm 27% të emetimit të gazeve serrë. Edhe nëse do të bënim përparime të jashtëzakonshme me bateritë, do të duhej të gjenim zgjidhje të tjera për shtatëdhetë e tre përqindëshin e mbetur.

Në harkun e pak viteve, u binda për tre gjëra:

1. Për të evituar një katastrofë klimatike, do të duhet të zerojmë emetimet.

2. Do të duhet të vëmë në punë sa më shpejtë dhe me zgjuarsi mjetet që tashmë disponojmë, si energjia diellore dhe ajo e erës.

3. Dhe do të duhet të zhvillojmë dhe të mundësojmë teknologji revolucionare në gjendje për të kryer pjesën tjetër të punës.

Argumentet që tregojnë nevojën për të arritur zero emetime kanë qenë dhe janë të padiskutueshme. Nëse nuk ndalojmë së emetuari gazra serrë në atmosferë, temperatura do të vazhdojë të rritet. Po ju bëj një analogji që unë e konsideroj veçanërisht efektive: klima është si një vaskë që po mbushet ngadalë me ujë. Edhe nëse e ngadalësojmë rrjedhjen e ujit derisa të bëhet një curril, vaska në fund do të mbushet dhe uji do të derdhet në dysheme.

This is the catastrophe we must avoid. Setting the goal of simply limiting emissions without completely eliminating them will not be enough. The only reasonable goal is zero emissions.

* Excerpts from Bill Gates' new book, published in early 2021, entitled "How to Avoid a Climate Disaster: The Solutions We Have and the Breakthroughs We Need." Translated by Erjon Uka.