Shënime në Blog

What I have learned from cats that I have not found in any philosophy book

Hutimi prej sjelljes njerëzore, shumë shpejt kalon në indiferencë. Macet, të cilat janë qenie shumë konkrete, rrallë herë bëjnë diçka që nuk ka ndonjë qëllim të saktë, ose që nuk u jep atyre kënaqësinë e menjëhershme. Përballë çmendurisë njerëzore, mjaftohen duke e anashkaluar.
What I have learned from cats that I have not found in any philosophy book

By John Gray / Once a philosopher assured me he had convinced his cat to become vegan. Thinking he was joking, I asked him how he did it. Had given her tuna-flavored vegetable biscuits? Had he introduced him to his peers who practiced veganism, in order to have a pattern of behavior to follow? Or had he talked at length with her convincing her that eating meat was something wrong?

My interlocutor did not take it with a laugh. I noticed that he really thought the cat had started a meatless diet. So I put a stop to our dialogue with a question: was the cat free to leave the house? Yes, he answered me. Well that solved the mystery. Clearly found to eat in other homes, or hunted creatures. If he had brought home the corpse of an animal - a practice that cats with poorly developed ethics often practice - the philosopher had taken care not to notice it.

It is not difficult to imagine what idea this cat involved in the moral education experiment had created for the teacher-man. Confusion from human behavior quickly turns into indifference. Cats, which are very concrete beings, seldom do something that has no exact purpose, or that does not give them immediate pleasure. In the face of human madness, they simply ignore it.

The fact that the philosopher did not play ball with the idea that he had persuaded his cat to follow a vegan diet only shows how foolish philosophers can be. It would be wiser to try to take some lessons from the animal, rather than try to memorize it. Humans cannot become cats; however, if they set aside the belief that they are superior creatures, they may be able to guess how cats live so well without anxiously asking themselves how they manage to do so.

Cats do not need philosophy. Obeying their nature, they consider themselves satisfied with what life has to offer. The opposite happens with people, where dissatisfaction stays constant. With predictable results that are often tragic and farcical, the human animal always tries to be something it is not. Macet jo. Much of human life is the struggle for happiness. In the ranks of cats, the opposite happens, because happiness is the natural state where they return whenever they get rid of concrete threats to their own well-being. Maybe and above all for this we love them so much: they take as a natural right what we, in most cases, do not even manage to touch.

Filozofia lind prej ankthit dhe macet nuk vuajnë prej tij, përveçse kur janë të kërcënuara apo kur ndodhen në një vend të panjohur. Te njerëzit, bota e brendshme është kërcënuese dhe e çuditshme. Fetë nuk janë tjetër gjë veçse tentativa për ta përshtatur njeriun në një botë ç’njerëzore. Shpesh filozofët i kanë refuzuar besime të tilla, duke i konsideruar goxha më inferiore sesa spekulimet e tyre metafizike, por feja dhe filozofia i përgjigjen të njëjtës nevojë. Të dyja përpiqen të flakin tutje shqetësimin e vazhdueshëm që karakterizon gjendjen njerëzore.

Ata që thjeshtojnë çdo gjë, do të thonë me siguri se macet nuk e ushtrojnë filozofinë sepse u mungon aftësia e mendimit abstrakt. Por mund ta imagjinojmë nje specie feline që e zotëron këtë aftësi, e gjithsesi ruan të njëjtën qetësi që karakterizon macet në botë. Nëse krijesa të këtij lloji do të interesohen ndonjëherë për filozofinë, do të ishte thjesht për kënaqësi, siç mund të lexohet letërsia fantastiko-shkencore. Në vend se ta konsideronin një ilaç për ankthin, këta filozofë felinë do t’i dedikoheshin filozofisë si një lojë.

Larg së qeni shenjë e inferioritetit të tyre, mungesa e mendimit abstrakt është shenjë e lirisë mendore të maceve. Mendimi në terma abstraktë shpesh reduktohet në një besim dogmatik te gjuha. Pjesa dërrmuese e historisë së filozofisë është kult i pastër i fantazive gjuhësore. Por macet nuk zotërohen nga fjala. Ato i besojnë vetëm gjërave që prekin, nuhasin dhe shohin.

Filozofia është dëshmitare e brishtësisë së mendjes njerëzore. Njerëzit lëshohen drejt përsiatjeve filozofike për të njëjtën arsye për të cilën edhe luten: kanë gjetur një kuptim për jetët e tyre, por e dinë se është shumë i brishtë dhe jetojnë me tmerrin e shkërmoqjes së këtij kuptimi. Dhe vdekja shënon shpërbërjen përfundimtare, duke i dhënë fund gjithë historive që janë treguar. Prandaj imagjinojnë kalimin në një jetë që e kapërcen trupin, në një botë jashtë kohe në të cilën historia njerëzore vazhdon.

Në pjesën më të mirë të historisë së saj, filozofia ka qenë kërkim i së vërtetës që synon të tregojë se vdekshmëria është iluzion. Doktrina platonike e ideve, - si forma të pandryshueshme që ekzistojnë në një mbretëri të përjetshme - në thelb, ishte një vizion mistik që i mbante vlerat njerëzore të sigurta prej vdekjes. Meqenëse ato nuk mendojnë për vdekjen – edhe pse të japin përshtypjen se e dinë fort mirë se kur u ka mbërritur momenti – macet nuk kanë nevojë për shpikje të tilla. Edhe sikur ta kuptonin, filozofia nuk do të kishte gjë për t’u mësuar atyre.

Disa filozofë e kanë kuptuar se është e mundshme të mësosh ndonjë gjë prej maceve. Arthur Schopenhauer, filozof gjerman i shekullit të nëntëmbëdhjetë, shquhej për dashurinë e tij për qentë dhe e dimë se vitet e fundit i kaloi në shoqërinë e një qimepërdredhuri të cilin e quante Bu, Brahma ose Atma. Por kishte të paktën edhe një mik felin. Kur ndërroi jetë për shkak të pamjaftueshmërisë kardiake në vitin 1860, Schopenhauer u gjet në divanin e shtëpisë, pranë një maceje pa emër.

Schopenhauer përdori kafshët shtëpiake për të mbështetur tezën sipas së cilës koncepti për individualitetin është i rremë. Njerëzit nuk mund të mos mendojnë për macen dhe për veten e tyre si individë të ndryshëm, por Schopenhauer mendonte se ky supozim ishte një gabim: njëri dhe tjetri nuk mund të jenë gjë tjetër veçse realizime të veçuara të një ideje platonike, një arketipi që risillet në mënyra të pafundme. Prandaj, ata që duken si individë do të ishin mishërimi i diçkaje shumë më të thellë: i një vullneti të përjetshëm për të ekzistuar, i cili sipas tij, është i vetmi fakt real.

Këtë vizion, Schopenhauer e paraqiti në veprën “Bota si vullnet dhe përfaqësim”:

“E di shumë mirë se nëse do të thoja seriozisht se macja, që pikërisht tani po luan në oborr, është e njëjta që treqind vite më parë bënte të njëjtat hedhje dhe të njëjtat lojëra, do të konsiderohesha i çmendur. Por ama di edhe diçka gjë tjetër. Do të konsiderohesha edhe më i çmendur nëse do të besoja se macja e sotme është krejtësisht dhe thelbësisht një tjetër krahasuar me atë të treqind viteve më parë. [...] Në një farë kuptimi, është krejtësisht e vërtetë se te çdo individ gjejmë gjithmonë një qenie të re. Por një përfundim i këtillë nuk është i vërtetë në një kuptim tjetër, pra në atë që realiteti i përket vetëm formave të përjetshme të gjërave, ideve. Një parim ky i fundit, që i ishte dukur aq i qartë Platonit, saqë u bë mendimi themelor […].”

Idea shopenhauriane për macet si hije arratisëse prej një Maceje të Përjetshme është disi tërheqëse. E megjithatë, sa herë mendoj për mackat që kam njohur, nuk janë karakteristikat e tyre të përbashkëta që më vijnë së pari në mendje, por dallimet. Disa mace janë medituese dhe të qeta, disa janë lozonjare, disa janë të kujdesshme, ndërsa ca të tjera aventuriere deri në pavetëdije, disa janë të qeta dhe paqësore, e të tjera të zhurmshme dhe të sigurta. Çdonjëra ka shijet, hijeshitë dhe individualitetin e saj. Sigurisht që kanë edhe një natyrë të thellë që i dallon prej krijesave të tjera, përfshi këtu edhe qeniet njerëzore. Pikërisht prej kësaj natyre mund të mësojmë dhe ky është thelbi i këtij libri. Gjithsesi, kush ka jetuar me mace nuk mund t’i konsiderojë kurrësesi mishërime të këmbyeshme të një modeli të caktuar. Secila prej tyre është një entitet unik dhe ka individualitetin e saj, madje më të theksuar se të shumë njerëzve.

Schopenhauer i shihte kafshët në një mënyrë shumë më dashamirëse krahasuar me filozofë të tjerë të rëndësishëm. Sipas disa rrëfenjave, René Descartes (1596-1650) hodhi nga dritarja një mace për të treguar se vetëm njeriu kishte vetëdije subjektive. Ai doli në përfundimin se mjaullimat e tmerrshme të kafshës, ishin thjesht një reagim mekanik. Descartes gjithashtu kreu eksperimente me qentë: goditi me kamzhik një qen, teksa luhej në violinë, për të parë nëse më vonë melodia e atij instrumenti do ta frikësonte kafshën. Pikërisht kështu ndodhi.

Descartes është i famshëm për krijimin e formulës: “Mendoj, pra jam”. Fraza nënkuptonte se qeniet njerëzore në thelb ishin mendje, që veçse rastësisht kanë edhe organizëm fizik. Pretendonte se e kishte bazuar sistemin e tij filozofik në dyshimin metodik, por harroi të dyshonte në ortodoksinë e krishterë që ua mohonte shpirtin kafshëve, ndaj e ripërdori këtë dogmë për vizionin e tij racionalist. Ishte i bindur se kishte treguar përmes eksperimenteve të tij, se kafshët – përveç njerëzve – ishin makineri të pandjeshme. Në të vërtetë, s’tregoi gjësend veçse pamaturinë e njerëzve, që është më e madhe se e çdo kafshe tjetër.

Vetëdija mund të lulëzojë në shumë gjallesa. Nëse një linjë evolucionare solli njeriun, një tjetër shkoi drejt oktapodit. Në të dyja rastet, nuk ka pasur asgjë të paracaktuar: seleksionimi natyror nuk vazhdon drejt formave të jetës gjithnjë e më të vetëdijshme. Vetëdija shfaqet rastësisht, e po ashtu ikën e vjen në organizmat që e zotërojnë atë. Trans-humanistët e shekullit XXI besojnë se procesi evolucionar do të çojë në lindjen e një mendjeje globale të pajisur me vetëdije, një vizion ky që ka precedentë në teozofinë, okultizmin dhe spiritualizmin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Asnjë prej këtyre nuk ka baza në teorinë e Darvinit. Me gjasë, vetëdija njerëzore mund të jetë thjesht një fat i papërsëritshëm.

Mund të ngjajë si një përfundim dëshpërues. Por pse vallë vetëdija duhet të jetë më e rëndësishmja prej vlerave? Në realitet, është e mbivlerësuar: një botë pezull mes hijeve dhe dritave, ku mes tyre shfaqen krijesa pjesërisht të vetëdijshme, është një vend shumë më interesant për t'u banuar sesa ai që zhytet në shkëlqimin e pandryshueshëm të reflektimit të tij.

Kur mbështillet në vetvete, vetëdija është pengesë për një jetë të lumtur. Vetëdija e ka copëzuar mendjen njerëzore në përpjekjen e pamëshirshme për të detyruar përvojat e dhimbshme të mbyllen në një qoshe të paarritshme nga ndërgjegja. Dhe është dhimbja e syrgjynosur ajo që shndërrohet në pyetje helmatisëse për kuptimin e ekzistencës.

E kundërta ndodh me macet, ku mendja e tyre është një dhe e pandarë. Dhimbja vjen dhe po aq shpejt ikën e harrohet, për t’i lënë vend gëzimit të jetës. Macet nuk kanë nevojë për të analizuar jetën e tyre, sepse nuk dyshojnë te fakti në ia vlen të jetohet apo jo. Vetëdija njerëzore ka prodhuar atë pakënaqësi të përhershme që filozofia është përpjekur më kot ta shërojë.

* John Gray is a political philosopher, as well as the author of many studies in analytical philosophy and the history of ideas. Until 2008 he was part of the London School of Economics and Political Science, and regularly contributes articles to The Guardian, The Times Literary Supplement and The New Statesman. He is known for his atheistic beliefs and is the author of many books. The above excerpt is from the book "Feline Philosophy: Cats and the Meaning of Life." Translated into Albanian by Erjon Uka.