He's in his seventies and has embarked on a 10-city tour: Biggest wish? To die on stage. Vasco Rossi remains the same, hating hypocritical fanaticism and moralizing witch-hunts. "It would be better if women were everywhere at the head of governments; men have testosterone and break the pitcher", says in this interview, as always, redeemed.
The promising young man, the ordinary donkey or the venerable master. In which of these stages theorized by Arbasino do you think you are now?
I started from being an ass. I was a head... To say that I became a poet is an exaggeration. I make original songs, which I call so to distinguish them from the songs of the 60s: it is a kind of modern art, which combines poetry and music.
Culture considers poetry as a high artistic practice, while singing is low...
I don't even like to call it "light music". It is something that weighs: it touches you, convinces you, supports you, communicates strong and very powerful emotions. When I was at school, I didn't like poetry that much. There was that obligation to learn by heart, and then I considered them to be quite simple things of the "chupza who comes from the village..." type. I realized its value after discovering the songwriters. De Andrè was the first to open up a whole world to me. Then De Gregori and Guccini.
Songs in English, no music. What feeling do they give you?
I'm only in my fifth English lesson…
How can it be, you've been living in Los Angeles for months!
I always stay with a group of Italians and I'm pretty lazy to learn. But, for several months, during morning exercises, I put the tablet in front of me and follow lectures on YouTube... I want to be able to understand the films in the original language.
Did you feel the historical moment of 70 years?
Rounded numbers shock you a bit, but it was worse when I was 60. Then I heard the bells. Like the music they put on at the end of the night in the clubs: you can sit still, the lights are on and they won't take you out, but... Now that I'm 70 years old I've reached the point where I say to myself "Do what I I want because the future that lies ahead of me can no longer bring me great disappointments". Covid was not a rounded number, but it was still a moment of crisis because I realized that I am totally dependent on going on stage .
Dhe si do të jetë jeta kur të mos bësh më koncerte?
Shpresoj të vdes në skenë… Në të vërtetë, po punoj shumë me veten që të gjej një kuptim pavarësisht projekteve të punës. Duhet të mësosh të jetosh momentin, të tashmen.
Të ndihmon dashuria për filozofinë?
Më pëlqen të lexoj, jam njeri kurioz. Kam ndjekur shkollën teknike, për tre vjet na mësuan kontabilitetin, diçka që mund ta mësosh brenda një jave përmes një kursi, por asnjë fjalë për filozofinë. Kështu që e zbulova vetë.
Dhe si kapet e tashmja?
Për vite me radhë jam përpjekur të arrij meditimin. Mendova se po e bëja gabim, sepse fokusohesha te frymëmarrja ime dhe në një moment të caktuar vinin mendime të tjera për të më shpërqendruar. Duke lexuar Jon Kabat-Zinn, një ekspert në praktikat e vetëdijes, kuptova se ato mendime mbeten aty, për sa kohë që nuk i gjykojmë dhe t’i lëmë të ikin. Prej aty, kalova në budizëm dhe zbulova se ato që na shkaktojnë vuajtje janë mendimet, dëshirat, pritshmëritë dhe lidhjet tona. Nëse në vend të feve të tjera do të ishte përhapur budizmi, bota do të ishte më mirë.
Në një intervistë të vitit 1983 thoshe: “Nuk do të plakem kurrë, do të vdes herët”.
Po bëja më të mirën. Ishte një periudhë teprimesh dhe kreativiteti. Bëja gjithçka me synimin e vetëm që të shkruaja këngë dhe të arrija në zemrën e njerëzve. Jetoja në një kapanon në zonën industriale të Bolonjës, përdorja substanca që më mbanin zgjuar dy apo tre ditë për të shkruar këngë, ndërsa gjumin e shihja si humbje kohë. Isha gati të sakrifikoja jetën, por jo në kuptimin që doja të vdisja apo të vrisja veten. E kuptoja që po e ekzagjeroja, gjithçka e kam bërë me vetëdije. Nuk rashë brenda. E përjetova në maksimum atë udhëtim dhe në fund u përplasa pas murit. Por nuk ishte një aksident rrugor.
Çfarë muri?
Ai i fanatizmit hipokrit dhe i gjuetisë së shtrigave që më bëri kokë turku të një kohe kur praktikisht të gjithë po bënin të njëjtën gjë. Unë isha i vetmi në botë që u denoncova nga furnizuesi i tij i mallit (një famëkeq). Më arrestuan dhe para se prokurori të denjonte të më takonte, kalova pesë ditë në izolim. E përdora atë përvojë për të rilindur krejtësisht.
Vasco, rrezik publik...
Unë dukesha i çrregullt dhe pa tru në vend, por gjithmonë i kam pasur idetë e qarta. Deri në moshën 20 vjeç mendoja se sistemi mund të ndryshohej, pas kësaj ndërtova sistemin tim. Shpika një punë si “disc jockey” me një radio private dhe më pas filloi kjo aventurë e këngës. Mësova nga kantautorët, por isha i pari, së bashku me Nannini-n dhe Bennato-n që e përdora në italisht gjuhën e rock-ut.
Kënga e kthesës?
Me “Ogni volta” gjeta rrugën time në shkrimin e teksteve. Ishte sinteza e gjuhës: të them diçka, por në mënyrën më sintetike të mundshme. Ishte e kundërta e asaj që bënin kantautorët. Fillova ta shkruaja “Ogni volta” me mendimin se do të isha i vetmi që do ta kuptoja. I lija të gjitha vargjet në mes, nuk tregoja asgjë. Kur, më vonë, pashë që të tjerët i mbushnin ato pasazhe me imagjinatën e tyre, kuptova se ishte një magji e jashtëzakonshme.
Kënga perfekte?
“Vita spericolata”. Në vitin 1983, më në fund shkova i lumtur në Sanremo sepse këndoja një këngë që i çonte të gjithë për dreq, mbi të gjitha ata që mendojnë gjithmonë korrekt. Ishte mënyra ime për të thënë "shko vetë në dreq, unë dua ta kem jetën si më teket". Në të vërtetë kënga është një himn i jetës. Sigurisht, një jetë e jetuar duke rrezikuar dhe duke bërë gabime, dhe rrjedhimisht duke mësuar.
A mund të kesh një “vita spericolata” kur je 70 vjeç?
Mbetem gjithmonë i njëjti. E përballoj jetën me të njëjtin ritëm, nuk kërkoj një jetë të qetë, të rrafshët e të rregullt. S’do të isha në gjendje ta jetoja. Ndihem gjithmonë ai djali 15-vjeçar. Dy vjet më parë nxorra shpatullën duke u hedhur nga një shkallë me biçikletë mali, nuk e di se çfarë kisha në mendje... Djali im Luca më bëri moral, por koka ime mbetet gjithmonë e njëjta.
“Por ti je aty, pranë meje/ dhe fort më shtrëngon dorën/ Dhe gjithçka duket më e lehtë/ Me ty, pranë meje”. E njeh?
Jo.
Në fakt, i kërkova inteligjencës artificiale të shkruajë një këngë në stilin tënd…
E kam bërë edhe unë (qesh me të madhe). I thashë inteligjencës artificiale se nuk e njihja mirë Vasco-n dhe ajo më tregoi gjithë historinë time, që mbaronte me “ka pasur ca probleme me drejtësinë”. Po ik o pirdhu! Pastaj i kërkova të më jepte një titull për një artikull mbi Vasco-n: “Heroi i rock-ut italian: historia e Vasco Rossi, rebeli që fitoi zemrën e kombit”. Më mirë kjo.
Të frikësojnë këto teknologji?
Një inteligjencë artificiale që ndihmon njeriun është e dobishme, por duhet rregulluar sa më shpejt. Duhej ta bënte Kongresi amerikan, por grupet e interesit të kompanive teknologjike janë të fuqishme. Edhe rrjetet sociale duhet të rregullohen: për të hapur një llogari duhet të japësh emrin e vërtetë, mbiemrin, adresën. Duhet që gjithsecili të jetë i përgjegjshëm. Edhe sa i takon lajmeve jetojmë me dëngla, me post-të vërtetën e Trump... një botë që e kuptoj shumë mirë dhe nuk më pëlqen.
A është Vasco i brishtë?
Brishtësia ime është ndrojtja. Kam përdhunuar veten për të dalë në skenë. Unë jam në shërbim të publikut, dua që ata të kënaqen. Për vite me radhë nuk argëtohesha edhe pse tani është i vetmi vend ku mund të jem në këtë moment, në të tashmen për të cilën po flisnim më parë.
Si i sheh fëmijët e brezit GenZ? Gjimnazistët milanezë kanë shkruar një letër të hapur në të cilën pretendojnë të drejtën e brishtësisë.
Konkurrenca, në tregun e punës, është shumë e fuqishme, është një gjë e egër, çnjerëzore. Teprimet e këtij sistemi ekonomik i shoh sa herë jam në Los Angeles, por mendoj se gjithsesi është më i mirë se ai kinez. Këta fëmijë më dhurojnë butësi, edhe pse janë burim i vërtetë, janë plot energji. Ata kanë më shumë shanse se ne për të qenë të brishtë, falë atyre betejave që kemi bërë për të pasur mirëkuptim për të ndryshmen, edhe pse në nivel politik nuk më duket se shkoi aq mirë.
Brezi yt ishte “pa shenjtorë e pa heronj”...
Në vitet ’70 i kishim heronjtë. Si për shembull Che Guevara. Pastaj isha unë vetë që nisa të ripërmasoja veten. Mendoja se ishte më e lehtë të ishe hero, sesa të shkoje të punoja në fabrikën e Fiat-it çdo ditë. Në atë kohë Che-ja u bë më pak hero, dhe heroi i vërtetë u bë babai im, që kryente punën e tij për të siguruar të ardhurat.
Nuk e pe të plaket. Iku në vitin 1979, kur ishte 56 vjeç.
Më vjen keq që ai nuk pa asgjë nga karriera ime, mendoj se do të ishte krenar. Do ta kishte parë si një shpërblesë. Duhet të më ketë dashur shumë, sepse në fillim nuk po bëja asnjë mut me atë “disc jockey”, por ai as që e kuptonte se çfarë ishte.
Po mamaja?
Me atë ishte tjetër gjë. Admiruesit nisën t’i shkonin në shtëpi, ajo i fuste brenda dhe më thoshte: “Qetësohu, ata të duan shumë.” Dhe unë i thoja: “Ma, ti më do shumë. Ata më duan derisa t’u pëlqejë albumi”. Për fat, vinin vetëm njerëz të hajrit dhe nuk ndodhi asgjë, por në një farë pike, u detyrova të vendosja një gardh përpara shtëpisë së saj.
Në vitin 2021, kur po prezantoje albumin e fundit, flisje për parti që nxisin frikë...
Nuk kishin ardhur ende, por e dija se mund të ndodhte dhe përpiqesha t’i paralajmëroja njerëzit. Tani erdhën.
A të shqetësojnë këto muaj të parë të qeverisë Meloni?
Shumë. Giorgia është e kendshme, por shpresoj që pas deklaratave propagandistike elektorale të mbizotërojnë qëndrimet më të arsyeshme, mbi të gjitha për sa i takon të drejtave civile. Por le të jemi të kujdesshëm, i them vetes gjithashtu që të mos shpërqëndrohemi nga gjërat për të cilat kemi luftuar aq shumë, dhe që tani duken të rrezikuara. Historia na mëson se kur diçka mund të shkojë keq… do të ndodhë.
Të pëlqen fakti që në krye të qeverisë dhe opozitës janë dy gra?
Një sinjal i bukur. Do të ishte më mirë nëse gratë do të ishin kudo në krye të qeverive; burrat kanë testosterone dhe e thyejnë shtambën... Nuk e mendoja që pas atij budallai Kim Jong-un një tjetër si Putini, ndër të tjera kreu i një fuqie, do të guxonte të hidhte bomba bërthamore.
*Vasco Rossi is an Italian singer, songwriter and poet. He has published 30 albums during his career and has written over 250 songs, as well as many texts for other artists. His "Modena Park" concert in 2017 was the second best-selling concert of all time. The interview for Andrea Laffranchi was translated into Albanian by Erjon Uka .