Politikë

Governments in the face of rapidly changing societies

Governments in the face of rapidly changing societies

Ditmir Bushati, the former socialist foreign minister, appears occasionally in interviews. In the last one given for the project "POLITICAL TRENDS & DYNAMICS IN SOUTHEAST EUROPE", he is asked about the diplomacy and the level of Balkan diplomats, where he does not spare compliments for colleagues; for the not very good image of the Balkans, - for which he has an answer going back in time; of authoritarian waves, of brain hemorrhage, the lack of hope in the Balkan youth and the crisis that represents us Balkans as fear, but also as an axis where we are used to rotating.

Ditmir Bushati talks about three crises, the first that obviously not only the Balkans, but also developed countries are late, the climate. The rise of authoritarianism which through crises and the fear they generate becomes stronger. Lack of hope due to lack of trust on our part, as well as pandemic as a symptom of the crisis of values. Bushati says: Crises are about fear and fear is all you need to ensure an authoritarian style of governing. A government that places more emphasis on security versus freedom

Full interview:

FES: In your opinion, what are the differences between being a diplomat in the Western Balkans and diplomas in other European countries? What are the biggest challenges for young diplomats in the region today?

Ditmir Bushati: Diplomacy remains a key instrument of foreign policy and international relations, a real force for good. In the past, diplomacy was a prestigious but discreet profession, usually practiced out of the public eye. Nowadays diplomats are in the attention of the media and the international public and not as they used to be only in exceptional cases. Diplomacy and diplomats have become part of the daily lives not only of people involved in international relations, but also of international organizations, civil society and entrepreneurship. Diplomats are not only seen in conference rooms, but also on the ground.

Shkalla në të cilën diplomacia është një institucion social tani është më e dukshme se kurrë. Transformimet shoqërore të fillim shekullit të 21-të kanë pasur një ndikim shumë më të madh në diplomaci sesa në periudhat e mëparshme, kur autoriteti i elitave vihej në dyshim më pak se sa mund të vihet sot. Përballë ndryshimeve të shpejta në shoqëri, qeveritë e kanë të vështirë të parashikojnë zhvillimet, edhe pse aftësitë e reja teknologjike duket se rrisin kapacitetin për të parashikuar tendencat e ardhshme.

Pavarësisht kontekstit, profesioni i diplomatit është i njëjti, nëse mund ta them kështu, sepse në këndvështrimin tim, është më tepër një mënyrë jetese. Diplomatët, kudo që shërbejnë, kanë shumë të përbashkëta. Dallimet janë të vogla. Pavarësisht se nga jemi, duhet të merreni me çështje kombëtare që janë gjithashtu edhe të natyrës ndërkombëtare. Pra, çështjet janë të ndërlidhura. Rrjedhimisht, po krijohen më shumë mekanizma për zgjidhjen e konflikteve dhe më shumë organizata rajonale po ofrojnë mundësi për platforma bashkëpunimi të mëtejshëm. Implikimet e këtyre zhvillimeve, qoftë për thelbin ashtu edhe për stilin e diplomacisë janë të mëdha. Janë të paktën tre faktorë që formësojnë politikën globale, të cilat duhet të merren parasysh nga diplomatët në rajonin tonë:

(i) Një mjedis në ndryshim: Bota po kalon përmes ndryshimesh të shpejta që na prekin të gjithëve. Në aspektin gjeopolitik, diplomatët nga rajoni po përballen me sfida tqë vijnë si pasojë e kërcënimeve të sigurisë, si valët e migrimit nga rajonet në konflikt, paqëndrueshmëria demokratike, ndikimi i palëve të treta dhe çështjet e pazgjidhura dypalëshe.

(ii) Rënia e besimit dhe pëlqimit popullor: Pandemia e COVID-19 po shoqërohet me valë tronditëse në të gjithë botën. Kjo situatë, gjithashtu ekspozoi probleme themelore me shoqëritë. Pandemia nuk është shkaku kryesor pse disa njerëz vënë në dyshim apo edhe kundërshtojnë politikat në lidhje me shëndetin publik, por një simptomë. Debati mbi vaksinimin është më shumë një përplasje mes narrativave konkurruese sesa shëndetit publik. Në thelb, këto narrativa konkurruese kanë shpërfaqur një krizë vlerash. Fatkeqësisht, kjo do të çojë në kontradita mes njerëzve dhe do të thellojë ndarjet e do të mbjellë përçarjet. Këtë e shohim në të gjithë Europën, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, në rajonin tonë jemi dëshmitarë të gërryerjes së besimit në institucionet publike shoqëruar me një rrjedhje të trurit. Ne po humbasim njerëz sepse nuk ka politika të qëndrueshme që mund të ndezin shpresën e rrisin besimin.

(iii) Rritja e autoritarizmit: Në kohë krizash (financiare, shëndetësore, klimatike ose të ngjashme) njerëzit kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe udhëheqje të fortë që ndonjëherë përkthehet në adhurimin e kultit të individit dhe stilit të udhëheqjes nga lart poshtë. Krizat kanë të bëjnë me frikën dhe frika është gjithçka që ju nevojitet për të siguruar një stil autoritar të qeverisjes. Një qeverisje që vendos më shumë theks tek siguria përkundrejt lirisë. Në Ballkanin Perëndimor, ku demokracia ka ardhur disi vonë dhe nuk është ende e konsoliduar, vigjilenca ndaj politikave që synojnë shtypjen e frymës demokratike duhet të jetë e shtuar. Duhet të sigurohemi që brezi i ri të edukohet me një frymë të tillë.

FES: Politikat e jashtme të shteteve të Ballkanit Perëndimor duket se janë plotësisht të fokusuara në agjendën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Si i përgjigjet diplomacia e Ballkanit Perëndimor sfidave të tjera globale në zhvillim (ndryshimet klimatike, politika energjetike dhe tranzicioni i gjelbër, apo sfida e digjitalizimit)?

Ditmir Bushati: Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE-ja dhe NATO-ja. Ndërkohë që tre të katërtat e vëllimit tregtar realizohen me BE-në. Shumica e investimeve të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor vijnë nga BE-ja. Sistemi financiar është në një masë të konsiderueshme në duart e bankave të BE-së. Prandaj, është logjike që hyrja në BE të mbetet synimi afatshkurtër i vendeve të rajonit. Në njëfarë mënyre, rruga drejt BE-së po shoqërohet gjithashtu me përballje të sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, energjinë dhe digjitalizimin, pasi këto çështje janë me interes të përbashkët. Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të prekura të Europës nga ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe kjo prirje parashikohet të vazhdojë. Deri më tani, BE-ja ka udhëhequr rrugën e tranzicionit drejt një ekonomie neutrale ndaj ndryshimeve klimatike. BE-ja ka shumë për të ofruar në drejtim të përvojës së shkëputjes së rritjes ekonomike nga keqpërdorimi i burimeve natyrore. Përvoja, njohuritë dhe burimet e BE-së mund të mbështesin Ballkanin Perëndimor në përpjekjen për të rritur elasticitetin dhe përshtatjen ndaj ndikimeve të pashmangshme të ndryshimeve klimatike.

Edhe pse është bërë përparim i rëndësishëm drejt përmirësimit të ndërlidhjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ende nuk kemi një treg rajonal të energjisë. Qymyri është ende vendimtar për sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor, duke zënë rreth 70% të energjisë elektrike të prodhuar në rajon. Shqipëria, me përdorim të zhvilluar të hidrocentraleve, përbën një rast të dukshëm përjashtimor. Në këtë kuptim, një qasje rajonale ndaj administrimit dhe planifikimit të infrastrukturës është thelbësor, për të ofruar përfitime nga efikasiteti i burimeve dhe për të reduktuar kostot. Efikasiteti i energjisë duhet të integrohet në politikat e ardhshme të energjisë dhe vendimet për investime. Një mënyrë për t'iu përgjigjur sfidave të lartpërmendura është miratimi i Planit të Veprimit për Agjendën e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, i cili mishëron paradigmën e "vënies në veprim të fjalëve", duke identifikuar hapa konkretë, si dhe duke përcaktuar një kornizë kohore për çdo masë të zbatueshme.

FES: Ju ishit një politikan i ri në krye të diplomacisë shqiptare. Cila është përvoja juaj e punës me gjeneratën e re të diplomatëve të Ballkanit Perëndimor? A janë ata të trajnuar mirë dhe mjaftueshëm të aftë për të ndihmuar vendet e tyre të luajnë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare? Çfarë mungon ende?

Ditmir Bushati: Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë kolegët e mi në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm me ata. Të gjithë janë shumë të aftë për detyrën që kryejnë. Në aspektin profesional, mendoj se ka diplomatë të talentuar që kanë gjithçka që nevojitet për të trajtuar çfarëdo çështje diplomatike. Çfarë mungon? Mbështetje dhe njohje ndërkombëtare. Promovimi i tyre ndërkombëtarisht do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të rritur jo vetëm vizibilitetin e rajonit tonë, por edhe për të inkurajuar brezat e rinj të diplomatëve në vendet tona. Ata kanë nevojë për modele edhe nga profesioni i tyre. Nevojitet më shumë guxim nga vetë diplomatët. Ata duhet të kenë guximin të jenë edhe “më të mëdhenj se vendi i tyre”. Kjo do të thotë veçanërisht, aftësi për të krijuar marrëdhënie të ngushta dhe personale me kolegë dhe diplomatë të tjerë nga e gjithë bota. Diplomacia, ashtu si shumica e aktiviteteve njerëzore, nënkupton ndërveprim dhe mirëkuptim njerëzor.

FES: Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë një ‘problem imazhi’ ndërkombëtarisht. A po bëjnë mjaftueshëm diplomacitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për këtë problem dhe çfarë mund të bëhet më shumë?

Ditmir Bushati: Një imazh i keq krijohet shpejt dhe largohet ngadalë. Në planin ndërkombëtar ne jemi parë nga prizmi i komunizmit, luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe trashëgimia e tyre. Nuk është e lehtë që në këtë këndvështrim të shihemi në mënyrë pozitive. Shumica e imazhit të keq lidhet me paaftësinë e vendeve tona për të bërë më të mirën për veten dhe për të çliruar energji pozitive. Ne jemi arsyeja kryesore pse imazhi është ende i keq. Megjithatë duhet t’i kundërvihemi dhe stigmës së ushqyer nga ekstremistët në disa shtete anëtare të BE-së që përdorin 'Ballkanin' si një instrument për të çuar përpara agjendën e tyre të brendshme. Përmirësimi i imazhit lidhet me ndryshim që duhet të vijë nga brenda. Ndryshimi duhet të jetë real dhe i prekshëm. Në të njëjtën kohë, shërbimet diplomatike duhet të përmirësojnë kapacitetet dhe aftësinë për të mundësuar, lehtësuar dhe sinkronizuar në nivel lokal dhe për të komunikuar ndryshimet. Mjetet e epokës digjitale krijojnë çështje dhe rutina të reja dhe në të njëjtën kohë ripërcaktojnë ato ekzistuese, në përballjen me 'problemin e imazhit'. Situata hibride është normë në mjediset aktuale mediatike dhe diplomatike. Në diplomaci, ekuilibri midis formave të vjetra dhe të reja të komunikimit është i ndryshëm dhe duket se nuk pasqyron ndryshime të ngjashme revolucionare.

Sfidat e paraqitura nga teknologjitë digjitale do të kërkojnë strategji që kanë të bëjnë me integrimin e mjediseve "online" dhe "offline". Në librin e tyre, "Epoka e re digjitale", Eric Schmidt i kompanisë Google dhe Jared Cohen, argumentojnë se revolucioni në teknologjitë e komunikimit nënkupton që qeveritë do të duhet të zhvillojnë dy orientime të përgjithshme dhe dy politika të jashtme, atë “online” dhe “offline”.

FES: Çfarë mjetesh dhe burimesh mund të vërë në lëvizje një vend si Shqipëria për t’i dhënë siguri vendeve si Holanda apo Franca, që ato t’i japin Tiranës një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit?

Ditmir Bushati: Në mënyrë metaforike, Shqipëria është kolateral i mosmarrëveshjes së fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillimin e rrugëtimit të anëtarësimit në BE. Kjo po vë në pikëpyetje jo vetëm “parimin regatës” (regatta principle), që është një nga parimet shtytëse të procesit të zgjerimit, por edhe besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e të gjithë procesit.

The best way to deal with criticism of the enlargement process is to respond decisively to the revised 2020 EU enlargement methodology, the main purpose of which was to restore a credible membership perspective in EU for the countries of the Western Balkans and make it very clear that enlargement is a key political project, which is strongly based on merit. For us in Albania, the real challenge is how to improve the lives of citizens through the EU membership process. We know that being who we are, Europeans in spirit and action, we want to be part of the EU and we will be part of it.

Tiranapost.al