Opinion

Europe is not replaced by 'vaccine and debt diplomacy'. Bushati's interview together with the question of how September will find him without a seat in Parliament

Ditmir Bushati dhe pse jo pjesë e parlamentit të ri vazhdon të konsiderohet nga mediat e huaja si një nga figurat më të përshtatshme për të folur për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Rajonit. Në një intervistë për IBNA lidhur me çështjet më të nxehta të Shqipërisë si raporti me BE, çështja e marrëveshjes me Greqinë dhe ky po aq raport i rëndësishëm, roli i historisë së Ballkanit tek politika aktuale, ‘ndryshimi’ i famshëm i kufijve me Kosovën dhe plani i tij personal politik, Bushati që në pyetjen e parë lidhur me anëtarësimin në BE luan pak me autoironinë: “Në ditët e sotme është e vështirë të thuhet nëse njohuritë e mia të plota rreth këtij procesi mund të konsiderohen avantazh ose jo...” Duke folur për Ballkanin në BE ai rikthen pyetjen historike të Giuliano Amato-s në 2006-ën, ndërsa kur gazetari e pyet se pse Shqipëria me Greqinë nuk ia doli të mbyllë Marrëveshjen, Bushati i jep një kompliment Nikos Kotzias duke e quajtur atë një burrë të mençur, ndërsa vë me kujdes në pah se në raportet ndërkombëtare ka vetëm një sekret dhe ai quhet besim. Ditmir Bushati kur flet për Kosovën, çështjen e kufijve apo bashkimin e dy vendeve, apo orientimet e gjeopolitikës aktuale të Shqipërisë thotë qartë se Europa dhe Perëndimi nuk zëvendësohen as dublohen nga fuqitë e mëdha jo-perëndimore të cilat siç thotë ai janë së fundmi prezente përmes 'diplomacisë së vaksinave' dhe 'diplomacisë së borxhit'. Këtu ai i bën një thirrje Bashkimit Europian! ( E gjen në intervistë). Pyetja e fundit është për të ardhmen e tij politike ku në Shtator ish ministri nuk ka një mandat në parlament. Bushati nuk e fsheh vetëdijen se politika bëhet aty, por nuk e thotë as hapur se çfarë ka parasysh kur thotë se do të jetë aktiv me angazhimet e tij politike. A do ta shohim ish ministrin sërish diku? Lexo të plotë intervistën.

Europe is not replaced by 'vaccine and debt diplomacy'. Bushati's

IBNA: You are one of the few who know in detail the process of Albania's membership in the EU. What factors influenced the postponement of the start of accession negotiations?

Bushati: Nowadays it is difficult to say whether my full knowledge of this process can be considered an advantage or not, given the slow pace of the EU membership process of the countries of our region. The membership of the Western Balkan countries in the EU has been characterized by ambiguity and half-hearted commitments. This was clearly demonstrated especially after the financial crisis of 2008. Since then, the relationship between the EU and the Western Balkans has rarely been in the same direction, in terms of reducing the development gap or the Europeanization pace of our countries. These two components are clearly interrelated. They are necessary for the real transformation of the Western Balkans towards EU membership.

Your question reminds me of the conclusions of the International Commission on the Balkans, chaired by former Italian Prime Minister Giuliano Amato in 2006. At that time the question was no longer 'what should we do with the Balkans?', But what are the policies and instruments of appropriate for the Balkans, in order to meet the standards of EU countries and become part of it? '. Exactly this element is missing, if we analyze the way the EU is dealing with the Western Balkans. Instead of talking about a "European perspective", it is time to avoid the wooden language for ordinary citizens and work for "EU membership".

In conclusion, if I had to make a wish list for 2021, I would like to look at the launch of the EU member's trip to Albania and Northern Macedonia, a decision that is already out of date; visa liberalization for Kosovo; a new pace and quality in the accession process for Montenegro and Serbia; The Economic Investment Plan that has been approved by the EU related to the observance of the principles of democracy, the rule of law, as well as the definition of the standards to be met for the priority sectors. The above steps would create a new dynamic in the relationship between the EU and the Western Balkans.

IBNA: Qëndrimi i Bullgarisë kundër fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut, bazuar në argumente historike ndikon gjithashtu edhe perspektivën Europiane të Shqiperisë. A besoni se është e mundshme që dy vendet të ndahen nga njëra-tjetra në procesin e anëtarësimit? Si mund ta ndikojë ky vendim procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor?

Bushati: Kur flasim për zgjerim, teorikisht ky proces bazohet në të ashtuquajturën “regatta principle”, pra, në meritën individuale. Debati për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria ka qenë prezent para dy vjetësh, ku kishte disa zëra që mbështesnin një ritëm më të shpejtë anëtarësimi për Maqedoninë e Veriut. Sot, duket se kemi një skenar potencialisht të ndryshëm, të ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Ne presim nga fqinjët tanë, që janë pjesë e BE-së, të tregohen aktiv në mbështetje të nisjes së bisedimeve për anëtarësim dhe të dëshmojnë mençuri politike në këtë proces. Të sjellësh çështjet dypalëshe në procesin e anëtarësimit, rrezikon të vendosësh në pikëpyetje besueshmërinë e procesit të zgjerimit në të gjithë rajonin. Rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duhet të shoqërohet me qasje më kohezive dhe veprime më konkrete nga institucionet dhe vendet anëtare të BE-së. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një hap drejt finalizimit të projektit europian. Tek e fundit, kjo do nënkuptonte konsolidimin e projektit të integrimit europian në një hapësirë konkrete politike me kufinj të qartë në rrafsh kontinenti.

IBNA: Diferencat historike mes vendeve të Ballkanit kanë përcaktuar gjerësisht si politikën e zgjerimit ashtu edhe marrëdhëniet dy palëshe. A është normale që në shekullin 21 historia të përcaktojë politikën? Si mendoni ju se mund të shmangim tensionet dhe të formësojmë një të ardhme të përbashkët në paqe në Ballkan?

Bushati: Pyetja juaj më kujton një burrë të mençur, i cili qëllloi të ishte gjithashtu dhe një koleg i imi për disa vite, Nikos Kotzias. Ai shpesh na kujtonte ne, ministrave të jashtëm, nëpër takime të ndryshme se “nuk duhet të jemi të burgosur të historisë”. Është e vërtetë se historia dhe gjeografia janë elementët kyç në formësimin e politikës së jashtme. Megjithatë, për ushtruesit e politikës së jashtme nuk mjafton vetëm parashtrimi i qëndrimeve kombëtare bazuar në ekzigjencat e historisë. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, por ne mund të punojmë për krijimin e kushteve të duhura në mënyrë që të tejkalojmë mosmarrëveshjet mes nesh. Për shembull, në rastin e “Marrëveshjes së Prespës”, të dy vendet, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, vendosën të tejkalojnë mosmarrëveshjet mes tyre, çka i hapi rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shpresoj nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

IBNA: Ballkani është një rajon ku fuqitë e mëdha po garojnë për të shtrirë influencën e tyre, SHBA, Rusia, Kina, BE kanë kthyer vëmendjen në rajon. Gjithë ky interes a e ndihmon rajonin?

Bushati: Europa Juglindore ka qenë gjithnjë një fushë shahu e rivalitetit gjeopolitik. Megjithatë, nuk duhet të gabojmë e ti kategorizojmë të gjithë aktorët në bllok. Influenca e aktorëve politik jo-perëndimor në rajon është një prej argumenteve më të përfolur dhe mesa duket një prej arsyeve shtytëse të angazhimit të BE-së me rajonin.

Kur flitet për agendën demokratizuese dhe transformuese të rajonit, SHBA-të ka punuar dora dorës me BE-në. Roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues veçanërisht për anëtarësimin në NATO të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po kështu, në planin e sigurisë, roli i SHBA-ve në rajon mbetet mbetet i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër, fuqitë e mëdha jo-perëndimore janë qartësisht prezent së fundmi përmes “diplomacisë së vaksinave” dhe “diplomacisë së borxhit”. Influenca e tyre në rajon është e njohur. Mirëpo pesha e tyre ekonomike dhe politike nuk mund të krahasohen me atë të BE-së. Megjithatë, BE-ja duhet të identifikojë qartë aktivitetet e aktorëve të tretë në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat bien ndesh me vlerat dhe standartet e BE-së, të bëjë publike pasojat dhe t’i kërkoj llogari qeverive që thyejnë angazhimet e marra në përputhje me rregullat e BE-së. Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor në strategjinë e saj për Kinën dhe Rusinë dhe në qasjen e BE-së ndaj Lindjes së Afërt, vendeve të Gjirit Persik dhe zonave të tjera në konflikt të vazhdueshëm.

IBNA: A ju frikëson ndryshimi i kufijve, një debat që u bë prezent së fundmi përmes një “non-paper”, apo mund të konsiderohet si një zhvillim që në rrethana të caktuara mund të çlirojë një tension të fshehur?

Bushati: Në Samitin e vitit 2003 në Selanik, liderët e BE-së morën një vendim strategjikisht largpamës, duke i ofruar vendeve të rajonit anëtarësimin në Union. Për fat të keq, liderët e BE-së duket se e kanë harruar këtë vendim. Rrjedhja në publik e ‘non-papers’, pa autor për ndryshimin e kufijve ekzistues, është pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se procesi i zgjerimit ka ngecur, korniza e integrimit është dobësuar. Entropia socio-ekonomike, kërcënimi demografik dhe rrëshqitja demokratike në Ballkanin Perëndimor nuk mund të trajtohen duke përqafuar idetë e shekullit të 19-të, në kontekstin e shekullit të 21-të.

IBNA: Le të ndalemi pak te ideja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Pse duhet të implementohet një ide e tillë, pasi që me një shikim të parë të krijon përshtypjen që do të shkaktontë një efekt domino të pakontrollueshëm e ndoshta dhe një shpërthim të nacionalizmit?

Bushati: Unë sinqerisht nuk e di pse ngrihet kjo pyetje sërish. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe duhet të vijojë me konsolidimin e sistemit demokratik dhe ekonomik në mënyrë që të bëhet pjesë e BE-së. Sikurse e ka thënë shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, “për Shqipërinë, Europa është gjendja e saj e natyrshme. E vetmja”. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të përfundojë dhe konsolidojë projektin e shtetësisë. Në këtë mënyrë, roli i shqiptarëve për stabilitetin demokratik dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vijojë të jetë i pazëvendësueshëm.

IBNA: Një nga çështjet më të mprehta të politikës së jashtme të Shqipërisë janë marrëdhëniet me Greqinë. Ju keni punuar fort me ish-ministrin e jashtëm Grek, Nikos Kotzias në arritjen e një marrëveshje për shumë çështje mes vendeve. Pse nuk ia dolët dot? Në fund të fundit, a janë diferencat kaq të mëdha?

Bushati: Nuk do të ishte e drejtë që të përkufizonim të gjithë procesin që kemi kryer së bashku me Nikos Kotzias, nën lidershipin e kryeministrave të Shqipërisë dhe të Greqisë, si një proces që nuk prodhoi rezultate. Ne punuam shumë për rivendosjen e besimit mes ekipeve, por mbi të gjitha mes dy vendeve. Duhet ta dini se besimi është një element i qenësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu si në jetën e përditshme kur je duke u angazhuar me dike në një projekt. Në këtë drejtim, ne ia dolëm me sukses të adresonim disa çështje, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve. Sigurisht, ka ende çështje të pazgjidhura. Janë pjekur kushtet për të ecur përpara me kurajo dhe vendosmëri për adresimin e çështjeve të pazgjidhura. Nevojitet vizion largpamës për të çliruar të gjithë potencialin e energjive në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

IBNA: I would like to ask you something about your political future. Mr. Minister, you were not a candidate in the last elections in Albania, but you are still an active politician. Can you share with us what you thought to do with your political future?

Bushati: It is true that I will not be part of the next parliament and you know that the parliament is the most important place where politics takes place. However, I intend to continue with my political and civic engagements in public life hoping that my contribution will be worthwhile.

Europe is not replaced by 'vaccine and debt diplomacy'. Bushati's

Original link from IBNA here.

* Tiranapost.al.