Shënime në Blog

Conversation with Thomas Piketty: The Three Ideas of My Socialism, to Counter Predatory Behaviors

Njëri është ndër ekonomistët më të njohur në botë, i cili arrin që librat e tij me qindra faqe studimesh t’i bëjë interesantë si të ishin romane policorë. Tjetri, di të bëjë pyetjet e duhura për të ngacmuar shpjegimet e thjeshta e pa dorashka. Thomas Piketty dhe Maurizio Ferrera bashkëbisedojnë për librin e fundit “Një histori e shkurtër e barazisë” duke folur për tre koncepte që mund të ndryshojnë të ardhmen tonë: trashëgimia universale, garantimi i punësimit për të gjithë dhe çmontimi i pjesshëm i ekonomisë së tregut.

The core thesis of Thomas Piketty's book A Brief History of Equality is that in the twentieth century - in particular the period from 1914 to 1980 - a major redistribution was achieved within the Western world: differences in wealth and in revenues decreased significantly. We open our dialogue by asking what were the factors that pushed this step forward.

Thomas Piketty:Indeed the march towards equality was born much earlier, as early as the eighteenth century. The first and most famous step is the French Revolution that ended the traditional society of privileges. The second step is less well known but just as important. It is about the revolt of colored slaves in Sando Domingo in 1791. Led by the "marrons" (slaves fleeing to the mountains), the revolters took possession of the plantations forcing the landowners to flee. In 1793 the Paris National Convention declared the emancipation of slaves, which was implemented in all French colonies the following year. The revolution gave impetus to the reduction of internal inequalities and individual countries, while the slave revolt was the first blow against colonialism and international inequalities.

Maurizio Ferrera: Yet the great gallop happened in the twentieth century. The data for France speak for themselves. In terms of wealth, the share of the richest 10% remained almost unchanged between the beginning of the nineteenth century and 1910; then began to change, going to 30% by the end of the century. But is increasing equality just about the economic dimension? After all, the French Revolution not only abolished the fiscal and legal privileges for nobility, but also guaranteed universal suffrage for men.

Thomas Piketty: In fact, every time I talk about the equality march, I do not mean only the economic aspect, but also the social and political one.

Maurizio Ferrera: In other words, equality of rights.

Thomas Piketty: Correct. It was a historic movement for equal rights in access to economic resources and participation in political and social life. The fight for rights is not over yet and probably will never end. Today there are still strong inequalities in terms of political influence and pressure, for example through party funding or media control.

Maurizio Ferrera: In your book you also formulate some interesting proposals on how to oppose "democracy of money".

Conversation with Thomas Piketty: The Three Ideas of My Socialism, to Counter
New book by Thomas Piketty

Thomas Piketty: Po, për sa i përket financimit të partive, unë propozoj që çdo votuesi t'i jepet një kupon me të cilin mund të financojë një parti sipas dëshirës së tij, duke ndaluar kategorikisht mbledhjen e fondeve nga burime të tjera dhe vendosjen e një kufizimi të rreptë të shpenzimeve elektorale. Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët dhe të gjithë kandidatët do ta gjenin veten në pozita të barabarta. Për sa i përket medias - duke përfshirë këtu të gjitha grupet e mendimit që kontribuojnë në formësimin e opinionit publik - propozoj të kufizohen në mënyrë drastike kompetencat e aksionerëve, duke përfshirë në organet vendimmarrëse përfaqësues të gazetarëve, punonjësve dhe madje përfaqësues të lexuesve.

Maurizio Ferrera: Një rol thelbësor për sigurimin e barazisë e ka luajtur buxheti publik, në veçanti shteti i mirëqenies.

Thomas Piketty: Arritjet e shtetit të mirëqenies sociale kanë qenë shumë të mëdha. Në fillim të shekullit të njëzetë, të ardhurat nga taksat përfaqësonin rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në fund të shekullit arriti mbi 40% në vendet kryesore europiane. Kjo i mundësoi shtetit të financonte arsimin, shëndetësinë, pensionet apo pagesat e papunësisë. Bëhet fjalë për shpenzime që kanë kontribuar jo vetëm në uljen e pabarazive, por edhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik. Mirëqenia ka promovuar një “revolucion antropologjik”: për herë të parë në histori shteti i shpëtoi kontrollit të klasave sunduese dhe punëtorët u çliruan nga “marionetat” e tregut. Këto suksese delegjitimuan kundër-modelin komunist sovjetik, i cili gjeneroi më pak liri dhe në të njëjtën kohë më pak mirëqenie. Thënë kjo, nuk duhet harruar se progresi është proces, jo një gjendje përfundimtare. Një proces që shpaloset në dimensione të ndryshme. Brenda shoqërive tona ka ende diskriminim të konsiderueshëm, për shembull në bazë etnike ose fetare, dhe ka ende pabarazi të forta në aksesin në arsim dhe në formimin e vazhduar përmes trajnimeve, veçanërisht për më pak të pasurit. Jemi larg një barazie reale të mundësive. Kjo vlen edhe për (pa)barazinë gjinore. Shumë vende përdorin sistemin e kuotave të përfaqësimit të grave. Por duhet kuptuar se zgjerimi i mundësive për gratë në nivelin ekzekutiv nuk mund të jetë alibi që për pjesën tjetër të popullsisë të mbahet një sistem i fortë shoqëror hierarkik në favor të meshkujve.

Maurizio Ferrera: Ju e keni shkruar një libër për kapitalin dhe ideologjinë. Cila ka qenë pesha relative e faktorëve “materialë” dhe ideologjikë në nxitjen e luftës për barazi?

Thomas Piketty: Të dy janë faktorë të nevojshëm, por asnjëri nuk është në vetvete i mjaftueshëm. Pabarazitë në aspektin e burimeve materiale dhe fuqisë ekonomike mund të tejkalohen vetëm përmes mobilizimit politik, për shembull përmes sindikatave dhe partive socialdemokrate. Por rezultati i konfliktit varet nga kornizat ideologjike dhe platformat programore të atyre që mobilizohen. Institucionet e vjetra nuk janë vetëm për t'u kritikuar apo për t’u luftuar, por ato duhet të zëvendësohen me institucione më të mira. Dhe ndryshimi për mirë mund të ndodhë vetëm në prani të ideve të mira. Në Rusi, revolucionarët donin një shoqëri më të drejtë, por ata kishin pikëpamje të ndryshme se si të organizonin sistemin e ri, ndaj në fund mbizotëroi një qasje shtypëse: një parti e vetme, refuzim i pronës private, i zgjedhjeve dhe i sindikatave, centralizim burokratik.

Maurizio Ferrera: Meqë na erdhi biseda te socializmi, si e vlerësoni modelin kinez? Pas revolucionit komunist, atje marshimi drejt barazisë ka bërë përparim të madh, por me kosto shumë të larta përsa i përket lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave qytetare. A janë këto kosto të përballueshme kur pikënisja është jashtëzakonisht shumë e theksuar nga pabarazitë?

Maurizio Ferrera

Thomas Piketty: Absolutisht jo! E kam thënë tashmë disa herë se koncepti im për barazinë bazohet tek e drejta, te të gjithë të drejtat. Modeli kinez është një diktaturë. Një diktaturë e përsosur e epokës dixhitale, më e rrezikshme se ajo sovjetike, sepse është e aftë të gjenerojë rritje ekonomike. Gjatë disa dekadave të ardhshme, Kina mund të bëhet fuqia kryesore ekonomike në botë. Për vendet perëndimore, sfida është të tregojnë se dinë të veprojnë më mirë. Jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë të zhvillimit të mëtejshëm të të drejtave civile dhe politike.

Maurizio Ferrera: Ç’rrugë duhet ndjekur? Në librin tuaj, ju përshkruani një model të ri zhvillimi: një socializëm “pjesëmarrës, demokratik, ekologjik dhe hibrid”. Do t'ju kërkoja të ilustronit specifikisht tre propozime: trashëgiminë universale, garantimin e punësimit dhe çmontimin e pjesshëm të ekonomisë së tregut.

Thomas Piketty: Në vendet tona, 50% e njerëzve që ndodhen në pjesën më të varfër të popullsisë zotërojnë vetëm 4% të pasurisë: një pabarazi e madhe. Propozimi im është të ndryshohen taksat mbi pasurinë dhe trashëgiminë me qëllim financimin e një trashëgimie universale. Shuma e saj duhet të jetë rreth 60% e pasurisë mesatare për të rriturit. Në Francë, shuma tani do të ishte rreth 120,000 euro dhe duhej paguar në moshën 25 vjeçare.

Maurizio Ferrera: Një ndërhyrje rishpërndarëse mbresëlënëse.

Thomas Piketty: Një transferim i tillë do të kishte një ndikim goditës në shpërndarjen e mundësive. Kur nuk kemi asgjë, ose akoma edhe më keq, kur kemi vetëm borxhe, nuk kemi fuqi negociuese. Ne thjesht përpiqemi t'ia dalim duke paguar qiranë, faturat, mallrat thelbësore. Nuk kemi asnjë mundësi për të krijuar apo për të përpunuar një plan personal për jetën.

Maurizio Ferrera: Propozimi juaj, nëse po e kuptoj saktë, do të krijonte një lloj “pasurie bazike”, e ngjashme me të ardhurat bazë universale.

Thomas Piketty: Krahas trashëgimisë universale, propozoj edhe forcimin e skemave të të ardhurave minimale, me shuma që variojnë nga gjysma deri në tre të katërtat e pagës mesatare. Skemat që aktualisht janë në fuqi në shumicën e vendeve europiane lëngojnë nga shumë mangësi. Në veçanti, aksesi i të rinjve, studentëve dhe punëtorëve me paga të ulëta mbetet i vështirë.

Thomas Piketty

Maurizio Ferrera: E ku do të qëndronte idea e sistemit të garancisë së punës?

Thomas Piketty: Idea është t'u ofrohet të gjithë atyre që dëshirojnë punësim me kohë të plotë, një vend pune me një pagë minimale të pranueshme. Financimi do të garantohej nga shteti dhe vendet punës sipas këtij skenari do të ofroheshin nga agjencitë e punësimit.

Maurizio Ferrera: Puna me pagë minimale do të ishte e detyrueshme për të papunët që marrin të ardhurat e asistencës?

Thomas Piketty: Asnjë detyrim. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë t’i dilet me një pagë minimale, ama do të ketë mjaftueshëm stimuj për të përfshirë më shumë njerëz në forcën punëtore.

Maurizio Ferrera: Po si t’i krijojmë këto vende pune për t’ua ofruar të papunëve?

Thomas Piketty: Duhet të fokusohemi në ata sektorë për të cilët kemi nevojë gjithnjë e më shumë dhe që aktualisht janë të plogësht. Një numër i madh vendesh pune mund të krijohen në të ashtuquajturën ekonomi të kujdesit, dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për tranzicionin ekologjik. Pushtetet vendore do të duhet të promovojnë nisma të reja, duke mobilizuar edhe sektorin jofitimprurës.

Maurizio Ferrera: Vijmë kështu në propozimin e tretë: çmontimin gradual të ekonomisë së tregut.

Thomas Piketty: Sot që flasim mallrat dhe shërbimet bazë në sektorë si arsimi, shëndetësia, kultura, transporti apo energjia kanë tendencën të prodhohen jashtë tregut, brenda strukturave publike, shpesh në nivel të decentralizuar. Para Luftës së Madhe, arsimi dhe shëndetësia thithnin më pak se 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse dikush, në atë kohë, do të kishte propozuar të shpenzonte 15% ose 20% të PBB-së për këta dy sektorë, do të ishte akuzuar se kërkonte komunizëm. Megjithatë kemi arritur në këtë pikë dhe bota nuk ra në komunizëm. Ekonomitë publike dhe jofitimprurëse mund dhe duhet të zgjerohen edhe më tej.

Maurizio Ferrera: Po ekonomia e tregut?

Thomas Piketty: Për këtë sektor, propozimi im lidhet me aplikimin e një sistemi të “socializmit pjesëmarrës” me ndarje të barabartë të të drejtave të votës për menaxhimin e kompanive private midis punonjësve dhe aksionerëve. Gjithashtu mund të rimarrim idetë e planit të famshëm Meidner, të përpunuar nga sindikatat suedeze në vitet ‘70: pronarëve të kompanive të mëdha do t'u kërkohet që çdo vit të hedhim një pjesë të fitimeve në një "fond pagash" që investon në kapitalin e kompanive. Këto janë çështje që sot debatohen nga laburistët britanikë dhe madje edhe nga demokratët amerikanë si Alexandria Ocasio-Cortez. Po ashtu flitet për ngritjen e fondeve të reja të investimeve publike për qëllime sociale.

Maurizio Ferrera: Të rikthehemi pak te shërbimet kolektive. Duhet të sigurohen vetëm nga shteti?

Thomas Piketty: Edhe nga sektori jofitimprurës. Shumë universitete apo spitale që ne në Europë i quajmë si “private” janë në fakt kompani jofitimprurëse. Ajo që duhet shmangur është ndërhyrja e logjikës së fitimit, e cila mund të nxisë sjellje grabitqare, madje edhe praktika të paligjshme. Mendoni për “Trump University”, i themeluar në 2004 dhe i mbyllur në 2010 për mashtrim.

Maurizio Ferrera: Një përvojë vërtet e tmerrshme. Por mos harroni se edhe shteti ka kufijtë e tij. Skandale dhe korrupsione ndodhin edhe në sektorin publik. Është e gabuar të krahasosh tregun e botës reale me shtetin ideal botëror. Shumë studime kanë treguar se mirëqenia sociale në botën reale mund të gjenerojë segmente të reja mes grupeve dhe territoreve të caktuara duke krijuar “klientela të reja sociale” që gëzojnë privilegje përsa i përket taksave apo performancës. Shëndeti publik mund të jetë joefikas dhe joefektiv.

Thomas Piketty: Po, por të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë na tregojnë se sistemet shëndetësore që japin rezultatet më të mira janë ato publike.

Maurizio Ferrera: Keni të drejtë. Por kur them këto gjëra, nuk kam ndër mend për një kujdes shëndetësor apo universitet të stilit Trump, por për forma të reja bashkëpunimi midis sektorit publik dhe privat. Lordi Beveridge thoshte se “logjika e fitimit është një zot i keq, por mund të jetë një shërbëtor i mirë”. Më shumë se natyra publike ose private e ofertës, besoj se mbi të gjitha ka rëndësi konstrukti institucional dhe organizativ.

Thomas Piketty: Prandaj unë propozoj socializmin pjesëmarrës. Një model i kundërt me atë të centralizuar dhe autoritar, që u përjetua përgjatë shekullit XX në bllokun sovjetik. Autoritetet kërkonin të zhduknin “gangrenën” kapitaliste duke kriminalizuar të gjitha format e pronës private. Socializmi “im” pjesëmarrës siguron një organizim ekonomik të decentralizuar, i cili bashkon një sërë aktorësh, komunitetesh dhe strukturash të përziera. Qëllimi është të kundërshtohet përqendrimi i tepruar i pronësisë dhe i fuqisë vendimmarrëse.

* Maurizio Ferrera is a professor of political science at the University of Milan, as well as a journalist and contributor to the Corriere della Sera. Thomas Piketty is Professor of Economics at the School of Advanced Studies in the Social Sciences, Paris School of Economics and London School of Economics, author of Capital in the 21st Century, Capital and Ideology, and finally "A Short History of Equality". This conversation was translated into Albanian by Erjon Uka.