Art dhe Kulturë

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but still today he fixes the faucet himself

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

What does Adriano Celentano hate? What do you love? What has been his most beautiful moment in life? Pendesa? A 2017 interview of the Italian singer is worth reading even today, a few days after his 84th birthday.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

How did you conquer the world?

How did I do it? In my opinion you become masters of the world by trying to know the little things because in fact we are small.

And what are these little things made of?

Konsiston në faktin se gjithçka rreth nesh është gjigante. Për shembull, kur është një ditë e bukur me diell dhe shoh një kodër që bie në sy mes qiellit blu, them: “Oh dreqin, unë jam më pak se një gjethe”. Atëherë ndoshta, duke qenë i vetëdijshëm për këtë, njeriu bëhet zot i botës, siç thatë ju. Është më e lehtë që dyert të hapen për ata që e kuptojnë se kanë pak vlerë në këtë univers. Por besoj që ka dorë dhe fati.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

A i lexon gjërat që janë shkruar për ty?

Po, i lexoj. Më intereson të kuptoj se çfarë shohin të tjerët tek unë, pasi nuk e kam kuptuar ende se si e shoh veten.

Ju jeni ai që të tjerët e shohin si simbolin e muzikës italiane. Kur bëhet fjalë për ju, të gjithë thonë: 'Ah!' A keni vënë re ndonjëherë këtë?

Po, kur jam rreth njerëzve, po. Por është edhe një formë respekti, nuk është e sigurt që 100% është habi, është mirësjellje më shumë.

Çfarë prisni nga bota?

Pres të jetoj pak më gjatë. Kam rreth njëzet vite në fakt që them se jam në fazën e largimit dhe mendoj për jetën tjetër. Nuk pres asgjë tjetër nga kjo jetë, për tjetrën kam plane.

Çfarë tjetër mund të shpikësh, veç këtyre që ke arritur?

Epo, nuk ka kufi për shpikjet, por kam qenë edhe me fat për stimujt që kam pasur. Kur shpërtheu Rock në botë, unë isha orëndreqës dhe isha i vetmi në familje që nuk këndoja, më së shumti fishkëlleja ose i bija fizarmonikës. Por një miku im kishte një disk të kësaj muzike, që nuk ishte ende në qarkullim në Itali: rock. Kur e dëgjova, sikur më hyri në kokë një rrufe. E ndjeva nevojën të këndoja si ai këngëtar, të lëvizja. Ishte Bill Haley me “Comets”. Prej aty fillova të mos e lë pas dore punën sigurisht, por humbja shumë kohë gjatë ditës duke u përpjekur të mësoja këtë këngë. Këtu nisi aventura ime. Nuk do ta kisha ëndërruar kurrë të këndoja, gjithë jetën kam menduar se do jem orëndreqës.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Kush e di se sa ju ka pëlqyer të qenit orëndreqës!

Më pëlqen të rregulloj gjëra, aq shumë sa nëse në shtëpi më pikon një rubinet, përpiqem ta rregulloj vetë.

Tani e tutje do të të telefonoj kur të kem nevojë. Më në fund ngrohësi im i ujit do të funksionojë.

Seriozisht: Më pëlqen t'i rregulloj gjërat. Më shumë se këngëtar, do të isha riparues.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Cilat janë gjërat që ju mungojnë?

Asgjë. Ose më mirë, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ka lumturi. Nuk e di, ndoshta nëse dikush jeton, për shembull, njëqind e pesëdhjetë vjet, mendoj se dozat e lumturisë së përjetuar do të jenë 10%. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë, atëherë duhet t'ju them se nuk më mungon asgjë. Ne e dimë se çdo gjë, çdo lumturi, çdo kënaqësi që mund të marrësh gjithmonë paraprihet nga një punë, nga një qëndrueshmëri që duhet ta kesh: nëse nuk e kërkon, lumturia nuk do të të kërkojë.

Nuk e kuptoj nëse je bërë popullor apo e ke ditur gjithmonë se je i tillë?

Ndoshta nuk e dija më parë që isha “kështu”, por ka qenë pjesë e karakterit. Nuk isha në dijeni ndoshta, por sillesha normalisht. Por pas gjithë kësaj fshihej një dëshirë e madhe për të luajtur. Suksesi i njeriut është të qeshë me një gotë verë.

Kush ju mësoi të këndoni?

Askush. U frymëzova nga këngëtarët e parë të rock-ut. Për filmat jam frymëzuar nga disa aktorë, jo vetëm një: ndoshta Marlon Brando, për qëndrimin e ashpër, ose Clark Gable, kur doja të isha pushtues. Kam ndjekur shkollën më të thjeshtë, atë të të mësuarit nga të tjerët. Duke e bërë këtë gjë, mund të gjesh stilin tënd gjithsesi.

Nuk është se keni një personalitet të dobët.

[Qesh] Sinqerisht mendoj se jo.

Cilat janë arsyet e zgjedhjeve tuaja?

E di si është, sikur të jem duke pikturuar, e shikoj, e rishikoj dhe përpiqem ta perfeksionoj, them: “Këtu duhet të jetë më e fortë, këtu duhet të jetë më e dobët, ndryshe nuk ka ekuilibër”. Këtë gjë mund ta keni bërë dhe ju në librat që shkruani. Një fjalë që gjendet në krye të faqes dhe që është shumë e fortë mund të keqkuptohet kur nuk është në vendin e duhur. Nuk e di nëse kam mundur ta shpjegoj. Megjithatë, zgjedhjet janë të rëndësishme në jetë dhe duhen bërë.

Unë kam menduar se do bëja gjëra të tjera e jo të përfundoja në një faqe reviste.

Po kështu është gjithmonë. Unë nuk doja të bëhesha këngëtar, doja të bëhesha kërcimtar. Kam marrë edhe mësime për kërcim nga Fred Astaire: Shkoja gjithmonë në kinema për të parë hapat e tij. Ishte e jashtëzakonshme.

Ah, mësuesi juaj ishte kinemaja atëherë?

Është e vërtetë. Një aktor duhet të jetë në gjendje të aktrojë, të këndojë, të kërcejë. Sot nuk është kështu. Duht të jesh i çmendur që të largohesh nga kinemaja me dëshirën që edhe ti të jesh si aktorët që ke parë në film. Dilja nga kinemaja, dëfrehesha dhe kërkoja dikë që të më mësonte të kërceja. Mora mësime edhe nga një toskan që kishte qenë në Amerikë. Ishte shumë i zoti, më kishte mësuar katër-pesë lëvizje për të kërcyer. Por kur fillova të këndoja, ndalova.

Jeni penduar?

Largimi nga Rruga Gluck është një keqardhje që më bën të vuaj edhe sot. Shtëpinë e fundit e kisha para livadheve që ndërthureshin në liqene ku uji ishte i pastër dhe i kristaltë. Kur shoh ndërtesat pas teje, më duken si monstra. Njeriu është egoist dhe mendon vetëm të mbledhë para, duke mos i interesuar çfarë ndodh me të tjerët. Ka nga ata që hamendësojnë të bëjnë këto shtëpi katrore në të cilat futen njerëzit sikur të ishin në furrë dhe mendojnë: “Unë për vete bëj një shtëpi të bukur buzë detit, ndryshe nga këto përbindësha/baraka që po ndërtoj”. Por ata nuk e dinë që pak nga pak përbindëshi do të mbërrijë edhe në shtëpitë e tyre të bukura. Por më shumë se keqardhje, ky që unë ndjej është zemërim.

Dhe çfarë duhet bërë?

Të gjitha qytetet duhet të rrafshohen në tokë dhe të ribëhen nga e para.

Është diçka e thjeshtë për t`u bërë?

Po, nuk është dhe aq e vështirë. Për shembull, dikush mund të fillojë të rrafshojë një zonë, në mënyrë që të bëhet shembull për të tjerët që e shohin. Pak nga pak mund të ndërgjegjësohen të tjerët dhe ta imitojnë.

Cila është e vetmja pjesë e botës ku nuk keni shkuar?

Të të jap një lajm të mirë? Unë nuk kam shkuar askund. Kam parë shumë pak nga bota. Vajza ime, për shembull, ka parë shumë më tepër se unë. Po nuk mërzitem, sepse e di që atë që nuk e shoh këtu, do ta shoh në jetën e përtejme. Nuk do të ketë më distanca. Jeta e përtejme për mua është një lumturi e vazhdueshme. Aty mund të bëjmë dashuri, por jo vetëm me burrë e grua, edhe me lulet. Do mund të fluturojmë nën ujë, të takojmë një sirenë dhe të bëjmë dashuri nën ujë, duke marrë frymë pa maskë oksigjeni. Mund të bësh dashuri edhe me një peshk. Ka disa peshq që janë tërheqës. Këto janë privilegjet e jetës së përtejme.

Më tregoni pak për marrëdhënien tuaj me ujin në ditët e sotme.

Kur shkoj në det mezi rezistoj nën ujë, sepse kam frikë se në çdo moment do të vijë një peshkaqen dhe do të më kafshojë këmbën.

Nuk ke shkruar kurrë?

Jo, unë shkruaj herë pas herë kur diçka më zemëron. Kam shkruar disa skenarë. Dhe disa skena nga një film që në fund nuk më pëlqyen.

Çfarë pune do kishit dashur të bënit?

Punën e marangozit. Bëj shaka, por marangozi në fakt bën diçka vetëm nga një copë druri. Kur kam qenë fëmijë kam ndërtuar një karrocë dore të vogël me dru, me rrotë. Më pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me ndërtimin ose riparimin, për shembull në shtëpi kam një torno për të përpunuar çelikun.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Dhe Claudia ju ndihmon?

Jo, Claudia më thotë se thith pluhurin. Është protektive ndaj meje. Gjithmonë përpiqut të parandalojë diçka që mund të më dëmtojë.

Dhe çfarë ndodh brenda jush kur ju duhet të ngjiteni në skenë?

Kur ngjitem në skenë para një publiku të madh, është e qartë se jam i kënaqur dhe pyes veten pse gjithë ata njerëz kanë ardhur deri aty të më shikojnë. Edhe nëse e dini këtë nga përvoja, është gjithmonë një surprizë. Me kalimin e viteve, njerëzit më duan, por habia ime mbetet gjithmonë e njëjtë. Pastaj është kënaqësia e hyrjes në skenë që kënaq veten dhe të tjerët. Ndaj pyes veten si të futem: të eci normalisht apo të rri pa lëvizur. Dikush që bën këtë punë mendon gjithmonë se si të hyjë dhe si t'i mahnisë njerëzit. Mua më argëton kjo.

Çfarë mendoni se keni zbuluar?

Unë? Asgjë. Ama jam shumë i intriguar nga 'zbulimet'. Do të doja të bëja një shpikje, të krijoja një patentë. E ke parasysh, një mekanizëm për të rrëzuar një ndërtesë të tmerrshme betoni. Është një lojë si ajo me legot, bashkimi i pjesëve. Dëshira për të ndërtuar ka mbetur tek unë, por jo për të ndërtuar këto lloj përbindësha që shkatërruan botën.

Do të kishit sukses, gjithçka që prekni merr famë.

Kjo nuk është e vërtetë. Sigurisht, sot do të ishte më e lehtë, por në ditët e para ishte e vështirë.

Cili është një problem që nuk e keni zgjidhur ende?

U pendova që nuk studiova kur munda. Tani më pëlqen të studioj, në atë kohë, jo. Ndoshta tani do të isha një burrë tjetër ... me kravatë. Herë pas here e vendos. Meqë nuk para e vë, kur e vendos bie në sy dhe të gjithë pyesin: 'Kush është ky me këtë kravatë?'. Shumicën e kohës e vesh pa lidhur, si për të thënë: “Nuk më pëlqen kravata”.

Ju përfaqësoni një shekull.

Ndoshta po e teproni. Kur kalon kaq shumë kohë, njeriu kupton se ka përfaqësuar diçka, por nuk është e programuar. Është e rastësishme... në çdo rast nuk mendoj se e përfaqësoj.

Nga vjen frymëzimi juaj?

Frymëzimi vjen gjithmonë nga gjërat që ndodhin rreth meje, të shëmtuara, të bukura qofshin.

Është mirë që i referohesh realitetit.

Nga ana tjetër, nuk mund t'i referohem asgjëje tjetër. Unë kam lindur nga prindër pulianë dhe për ta “realiteti” ishte shumë i vështirë. Për mua ishte dhe është një shkollë. Pika ime e fillimit. Pastaj nuk jam akoma aq shpirtëror sa të mund t'i referohem gjërave të tjera. Ama mund t'i imagjinoj.

Si t`ia dalësh?

Kush e di, ndoshta thjesht të presësh dhe ndërkohë të përpiqesh të bësh gjëra të thjeshta, por të bukura dhe interesante, si për shembull kjo tani, që po flas me ju.

Më thuaj një pyetje që nuk të kanë bërë kurrë.

Më kujtove Massimo Troisin. Në të njëjtën pyetje ai u përgjigj: “Askush nuk më ka pyetur se çfarë mendoj për Zvicrën”. Troisi ishte poet.

Çfarë ëndërroni të bëni tani?

Tani për tani po bëj një vidë me torno. Është një vidë e dyfishtë: është e vidhosur për të mbajtur një kunj dhe përmban një vidë tjetër ... shkurt, është një vidë me dy fije. Dhe kjo më argëton. Pastaj më duhet të bëj diskun.

Po për këtë të fundit, mjafton që të këndosh.

Po, e di, por nuk është e lehtë.

Pse?

Sepse ka këngë që më pëlqejnë dhe i këndoj shumë lehtë. Të tjerat janë me dredha-dredha, dhe më mundojnë pak. Do të doja madje mos t`i këndoja fare, por pothuajse kurrë nuk i lë gjysmë.

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Adriano Celentano, the man who started it as a watchmaker, became famous, but

Cili është kujtimi juaj më i mirë?

When I met Claudian. We got married secretly in Grosseto, escaping from reporters, at three in the morning. The ceremony was celebrated by Father Ugolino, a friend of mine. Reporters actually found out we were getting married, but did not find us. There were about ten of us in the church. We then set off in a Jaguar from the back of the hotel. It was one of the most beautiful moments, a moment of love. One of many.