Biden i dhuron senatorit demokrat stilolapsin me të cilin firmosi paketën 700 miliardë dollarë të klimës

Presidenti Joe Biden nënshkroi zyrtarisht paketën më të madhe prej 700 miliardë dollarësh që synon të luftojë ndryshimet klimatike në historinë e SHBA të martën mbrëma, duke çimentuar në ligj Aktin e Reduktimit të Inflacionit duke rritur taksat kryesisht për të pasurit.
Legjislacioni, i përshëndetur edhe nga ish-Presidenti Barack Obama, ka për qëllim uljen e gazeve të brendshme serë, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe uljen e çmimit të barnave me recetë.
“Me këtë ligj, populli amerikan fitoi dhe interesat e veçanta humbën,” tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
Ajo që ra në sy pasi Biden nënshkroi legjislacionin ishte pikërisht momenti kur ai i dorëzon stilolapsin senatorit Joe Manchin, i cili ishte vendimtar për miratimin e versionit përfundimtar të projektligjit.
“Joe, nuk kam pasur kurrë dyshim,” tha Biden.
Manchin e përshkroi dhuratën e stilolapsit si “një gjest shumë të bukur.”
Projektligji, i quajtur “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët përpara zgjedhjeve afatmesme. Projektligji kaloi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin javën e kaluar me mbështetjen demokratëve dhe kundërshtimin e republikanëve.