Art dhe Kulturë

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition of 200 artists from 25 countries

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

The works of watercolor masters are in the exhibitions of the International Watercolor Biennale in Tirana. The fifth edition of the biennale brings the world's watercolor masters to the public, where the artists' live performances will not be missing during these days. "Tirana International Watercolor Biennale", the 5th edition, organized by the Cultural Association VIZart takes place this year from May 4-14, with the support of the Municipality of Tirana and the Ministry of Culture. The works in the biennale are exhibited in the spaces of GAT, the Gallery of Art Tirana and in the spaces of the National Historical Museum (on the first and second floor). The works of artists from Moldova, Sweden, Korea, Spain, Thailand, USA, Germany, Israel, Ukraine, North Macedonia, Slovakia, Mexico, Albania, Kosovo, etc., are part of the watercolor biennial. Ormira Lulani, president of the VizArt cultural association, says that several events will take place in parallel during these days. The biennial was opened the day before and Ormira Lulani says that this year it comes with a different thought and concept for the public. "This year's biennial, in its fifth edition, is different from other years. We have the personal exhibition of the Ukrainian master Ihor Mosiichuk, but in the meantime there is also the exhibition of 15 international watercolor masters that has opened at the National Historical Museum, in addition to this there is also an exhibition of other participating watercolor masters, as well as RINArt / Tirana International Contemporary Art Festival which is the festival of young people. At the Tirana Art Gallery (GAT) we have watercolor works, while at the National Historical Museum the exhibition takes place in other mediums as well", says Ormira Lulani.

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

Ekspozitë me veprat e mjeshtrit Ihor Mosiichuk në GAT

Ekspozita me veprat e mjeshtrit Ukrainas të akuarelit Ihor Mosiichuk, që u nda nga jeta vitin që kaloi në Galerinë e Artit Tiranë është e kuruar nga Helidon Haliti. Kuratori Helidon Haliti tregon se në GAT janë punimet e një prej peizazhistëve më të mirë. “Në GAT janë punët e ukrainasit Ihor Mosiichuk një nga peizazhistët më të mirë, që u nda nga jeta vjet. Unë ju luta familjes që të na jepte disa punime të tij, që ti bënim një ekspozitë personale. E bëmë ekspozitën dhe 20 punë i dhanë ata. Një artist shumë i mirë, shumë i shitur dhe unë me mirësinë time i kam marrë gjatë viteve që ai ishte në Shqipëri rreth 12 punime, nga të cilat 8 më takojnë mua personalisht dhe 4 i takojnë fondit të VizArt”, tregon kuratori Helidon Haliti. Ihor Mosiichuk në vitin 1994 u diplomua në Institutin Poligrafik të Ukrainës, specialiteti “Grafikës”. Që nga vitit 1984 jetoi dhe punoi në Transnistria Moldavi. Mori pjesë në 60 ekspozita kombëtare dhe 33 ndërkombëtare, si dhe 9 personale. Punoi në fushën e grafikës, skulpturës, artit monumental -dekorativ dhe dizajnit. Autor i monumenteve të ndryshme në Transnistria dhe Ukrainë. Ihor Mosiichuk ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. Veprat e tij gjenden në muze dhe koleksione private në shtete të ndryshme në botës.

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

Mjeshtrat dhe artistët e rinj në bienale

Ekspozita e artistëve ndërkombëtar të akuarelit sjell në Muzeun Historik Kombëtar punimet e tyre, po në këto hapësira është dhe Festival Festivali Ndërkombëtar i Artistëve të Rinj, edicion i dytë, që zhvillohet në të gjitha mediumet e artit. Kuratori Helidon Haliti tregon se rreth 200 artistë ekspozojnë veprat e tyre këtë vit në “Tirana International Ëatercolor Biennale”, ku performaca live të mjeshtrave do të ndiqen nga artdashës e studentë, që do zhvillohen gjatë ditëve të bienales. Kuratori Haliti thotë se “Tirana International Ëatercolor Biennale” është një aktivitet i rëndësishëm, në jetën artistike në Tiranë.

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

“E kam thënë që në fillim, që ne sjellim artistë, por në radhën e tyre artistët do të shtegtojnë dhe do të hapin sigurisht opinion pozitiv për Shqipërinë dhe veprat e tyre duhet të qëndrojnë këtu. Të qëndrojnë dhe sigurisht t’i japin leksioneve brezave dhe të bëjmë atë, që themi shpesh që Shqipëria ka nevojë për koleksione të mëdha. Shqipëria ka nevojë për muzeume të mëdha dhe galeri të mëdha, që në fakt nuk kemi. Shqipëria ka nevojë për muzeume private siç ne duam të bëjmë në një moment të caktuar me ndihmën e shtetit muzeun e akuarelit, ku t’i bashkohemi vendeve më të zhvilluara të botës, të cilat për fatin tonë nuk ndodhen në rajon”, thotë kuratori Haliti. Sipas mjeshtrit të akuarelit Helidon Haliti, rajoni nuk ka muzeume akuareli dhe rëndësi ka dhe fondi i veprave, që mund të jetë për një muze të tillë. “Pse mos ta bënim ne të parin, ku ne dhurojmë një fond mbi 400 veprash që tashmë janë në koleksionin tonë të artistëve botërorë dhe bëhet fjalë që mbi 250 artistë kanë dhuruar, kemi shkëmbyer punë me ta dhe ky është një fond do të thosha vërtet prestigjioz, sepse bëhet fjalë për punë unike”, tregon kuratori.

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

Demostrime live të mjeshtrave të akuarelit

Në Muzeun Historik Kombëtar te salla “UNESCO” do të ketë demostrime live të mjeshtrave të akuarelit që janë Atanur Dogan / Turqi; Miranda Kim / Kore; Nicolas Lopez / Peru; Cese Farre / Spanjë. Sipas kuratorit Helidon Haliti studentë, artistë dhe dashamirës të artit janë të mirëpritur dhe janë raste, që nuk duhen humbur, një shkollë për të gjithë ata që duan artin dhe akuarelin. Po ashtu mjeshtrat e akuarelit nuk do të mungojë dhe në Universitetin e Arteve. Kuratori Helidon Haliti tregon se aktiviteti këtë vit është në Tiranë dhe në rrethinat e saj, por do të vijojë dhe në Pogradec dhe Korçë. “Performancat live zhvillohen në Universitetin e Arteve, që i është bashkuar kësaj thirrje dhe do të japim mësime falas për rreth 3 orë dhe më pas do të kalojmë në peizazh të hapur në rrethinat e Tiranës, ku do të pikturohet. Por dhe në Pogradec do të pikturohet”, tregon ai. Haliti tregon se në Muzeun Historik Kombëtar janë ekspozuar rreth 70 punime të 15 mjeshtrave të mëdhenj, që janë përzgjedhur nga “VizArt”, por janë dhe rreth 100 vepra të akuarelistëve të ndryshëm botërorë në formën e një dimensioni më të vogël.

The 5th International Watercolor Biennale in Tirana, innovation and exhibition

“Por krahas tyre unë i propozova që të vinin studentët e Universitetit të Arteve, të cilët bashkë me artistë që kanë mbaruar kanë aplikuar me qindra, po ne përzgjodhëm vetëm 70 prej tyre dhe ata ekspozojnë në mediume të ndryshme 70 vepra në sallën sipër në MHK dhe në sallën poshtë i kam lejuar që ta vetkurojnë ekspozitën, duke kërkuar leje nga “VizArt”. Kemi bërë një lloj eksperimenti, që besoj është i suksesshëm ku bashkojmë artistët gjithë bashkë me logjikën, që artisti konkurron mes të tjerëve”, tregon Halidon Haliti. Në bienale janë rreth 200 artistë pjesëmarrës me punët e tyre, por kuratori Helidon Haliti shprehet se eventi ka gjithashtu rëndësi se është i gërshetuar me aktivitete të ndryshme. “Nuk kemi vetëm një vizitë për një ekspozitë, por kemi biseda mes artistësh, kemi takime me ata dhe zhvillimin e disa ëorkshopeve, që artistët mund ti pyesësh për teknikën dhe eksperiencën. Pra është më interaktive se ndoshta çdo gjë tjetër”, thotë ai. Bienalja, e kthyer tashmë në një traditë, është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët.