Kronikë e zezë

Vrau me thikë 33-vjeçarin për vendparkimin, Arbër Kote shfaqet i penduar pas arrestimit: Duhet ta kisha toleruar

Vrau me thikë 33-vjeçarin për vendparkimin, Arbër Kote

Autori i plagosjes në Durrës, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Idajet Dulla u arrestua sot nga policia pas disa orësh kërkime.

Ndërkohë përpara grupit hetimor Arbër Kote është shfaqur i penduar për vrasjen dhe ka deklaruar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor sipas "Report Tv".

Ngjarja ndodhi një ditë më parë pas një sherri për zënien e rrugës gjë që bëri Koten të qëlloj me thikë në yemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Mësohet se Arbër Kote është djali i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili favorizoi lirimin para kohe të Lul Berishës.

Viktima Idajet Dulla ishte me profesion shofer, i një autoboti në kompani private, ndërsa autori shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri.